Shkoni te kontenti

Për Shqipërinë transporti është FALAS për blerje me vlerë 5000 ALL+. Ndërsa, për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, për blerje me vlerë 80€+.

Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës & markat më të njohura koreane.Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës & markat më të njohura koreane.
0
  • Home
  • PRODUKTE
  • TIPE TË LËKURËS
  • PROBLEMATIKA TË LËKURËS
  • MAKEUP
  • KUJDESI I FLOKËVE
  • MARKA
  • KUJDESI I TRUPIT
  • SUPLEMENTE
  • SETE
  • SKIN & SKALP ANALYZER
  • WHOLESALE
  • BLOG
  • PROGRAMI I BESNIKËRISË

We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.

A'PIEU Soft Foot 30 Minute Peeling Socks
A'PIEU Soft Foot 30 Minute Peeling Socks

A'PIEU Soft Foot 30 Minute Peeling Socks

60000

600.00 ALL

Çmimi për njesi /  per 

A'PIEU Soft Foot 30 Minute Peeling Socks

60000

600.00 ALL

Çmimi për njesi /  per 
50321958732033

A’PIEU Soft Foot 30 Minute Peeling Socks janë çorape peeling për këmbët, të krijuara për të larguar gradualisht qelizat e vdekura dhe lëkurën e ashpër, duke i lënë këmbët më të buta dhe më të lëmuara. Formula kombinon Acid Laktik dhe Acid Glikolik (AHA) me Acid Salicilik (BHA), të cilët ndihmojnë në eksfolimin e lëkurës së ashpër dhe në largimin e qelizave të vdekura. Glicerina, Urea dhe Acidi Hialuronik ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit, ndërsa ekstraktet e frutave dhe mentës ofrojnë kujdes shtesë për lëkurën e këmbëve. Çorapet mbahen për 30 minuta, ndërsa procesi i peeling-ut fillon gradualisht pas disa ditësh, duke zbuluar lëkurë më të butë dhe të lëmuar. 


*40ml

Përdorimi

Vendosni qeset përkatëse në këmbët tuaja, hidhni lëngun në secilën prej tyre, dhe më pas lidhini. Mbajini ato për rreth 30 min. Hiqni qeset, dhe shpëlani këmbët, derisa lëngu të jetë shpërbërë plotësisht. Më pas mund të aplikoni kremin hidratues. Sugjerohet të përdoret 1 herë në muaj.

*Për 4-6 ditë të gjitha qelizat e vdekura do të largohen në mënyrë natyale nga këmbët tuaja.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Acid Laktik, Acid Glikolik (AHA), Acid Salicilik (BHA), Glicerinë, Urea, Acid Hialuronik, mente

Lista e plotë e përbërësve

Water, Ethanol, Isopropyl Alcohol, Lactic Acid, Gglycolic Acid, Propylene Glycol, Butylene Glycol, Glycerin, Potassium Hydroxide, Arginine, Hydroxyethylcellulose, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Salicylic Acid, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Fruit Extract, Malus Domestica Fruit Extract, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Citrus Aurantifolia (Lime) Fruit Extract, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Mentha Suaveolens Leaf Extract, Mentha Viridis (Spearmint) Leaf Extract, Euterpe Oleracea Fruit Extract, Portulaca Oleracea Extract, Neofinetia Falcata Callus Culture Extract, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Ethylhexylglycerin, Urea, Caprylyl Glycol, Illicium Verum (Anise) Fruit Extract, Phenoxyethanol, Disodium EDT, Fragrance

Marka

A’PIEU është një markë koreane e kozmetikës dhe kujdesit për lëkurën, e krijuar në vitin 2008 si një degë e markës së njohur MISSHA. Ajo fokusohet kryesisht në produkte për kujdesin e lëkurës dhe kozmetikën dekorative, të krijuara posaçërisht për femrat të moshës 20 deri në 30 vjeç. Produktet e A’PIEU janë të njohura për përdorimin e përbërësve të butë dhe efektivë, duke i bërë ato të përshtatshme edhe për lëkurën e ndjeshme. Marka shpesh bashkëpunon me figura të njohura nga animacionet, si Doraemon, Crayon Shin-chan dhe Rilakkuma, për të tërhequr vëmendjen e audiencës së saj të re. Produktet e A’PIEU përfshijnë një gamë të gjerë artikujsh, si maska, kremra dhe kozmetikë dekorative për fytyrën, si dhe produkte për kujdesin e flokëve. Ato janë të njohura për dizajnin e tyre tërheqës dhe përbërësit e butë, duke i bërë ato të përshtatshme për lëkurën sensitive.

MISSHA Camellia PDRN NAD+ Firming Repair Cream
MISSHA Camellia PDRN NAD+ Firming Repair Cream

MISSHA Camellia PDRN NAD+ Firming Repair Cream

390000

3,900.00 ALL

Çmimi për njesi /  per 

MISSHA Camellia PDRN NAD+ Firming Repair Cream

390000

3,900.00 ALL

Çmimi për njesi /  per 
50321704517889

MISSHA Camellia PDRN NAD+ Firming Repair Cream është një formulë e avancuar që kombinon Camellia PDRN, NAD+, NMN dhe ATP, për një kujdes intensiv të fokusuar në hidratim, elasticitet dhe shenjat e dukshme të moshës. PDRN, i përfaqësuar në formulë nga Sodium DNA dhe ekstrakti i lules së Camellia Japonica, kombinohet me Niacinamide dhe Adenosine, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së elasticitetit, tonit të pabarabartë dhe linjave të holla. Formula pasurohet me Panthenol, Allantoin dhe Dipotassium Glycyrrhizate, ndërsa fermentet nga soja, qumështi i sojës dhe thekra ofrojnë kujdes hidratues dhe ushqyes.Tekstura e veçantë jelly shkrihet në kontakt me lëkurën dhe krijon një shtresë të lehtë dhe të butë, duke ndihmuar në ruajtjen e hidratimit. Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e hidratuar, më e lëmuar, më e plotë dhe më elastike, me një shkëlqim të shëndetshëm. Është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurën e thatë, të dehidratuar, të lodhur ose me humbje të dukshme të elasticitetit.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht  dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

*70ml

Përdorimi

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

 PDRN, NAD+, niacinamide, Panthenol, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Propanediol, Niacinamide, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Methylpropanediol, Lactobacillus/Rye Flour Ferment, Lactobacillus/Soymilk Ferment Filtrate, Bacillus/Soybean Ferment Extract, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Sodium Polyacrylate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Dextrin, Carbomer, PVM/MA Copolymer, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Cyanocobalamin, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Panthenol, Polyglyceryl-10 Oleate, Camellia Japonica Flower Extract, Sodium Dna, Nicotinamide Mononucleotide, Gardenia Florida Fruit Extract, Folic Acid, Pantothenic Acid, Adenosine Triphosphate, Nicotinamide Adenine Dinucleotide, Pyridoxine, Thiamine Hcl, Tocopherol, Riboflavin

Marka

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

A'PIEU Oily Hair Dry Shampoo Powder

A'PIEU Oily Hair Dry Shampoo Powder

80000

800.00 ALL

Çmimi për njesi /  per 

A'PIEU Oily Hair Dry Shampoo Powder

80000

800.00 ALL

Çmimi për njesi /  per 
50321956471041

A’PIEU Oily Hair Dry Powder është një shampo e thatë në formë pudre, e krijuar për flokët me yndyrë që kanë nevojë për freskim të shpejtë, pa qenë nevoja për të bërë dush. Formula ndihmon në thithjen e yndyrës së tepërt dhe sebumit në rrënjë, duke i dhënë flokëve një pamje më të pastër, më të freskët dhe me më shumë volum. Cotton Powder ndihmon në përthithjen e yndyrës së tepërt, ndërsa ekstrakti i Apple Mint ofron një ndjesi freskie në skalp. Pudra e imët aplikohet lehtësisht në rrënjë dhe në skalp, duke rifreskuar flokët gjatë ditës dhe duke zgjatur pamjen e tyre të pastër dhe me volum.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*5g

Përdorimi

Aplikojeni në zonën e dëshiruar të flokëve 3-5 herë, duke u fokusuar te rrënjët. Më pas, shkundni pluhurin e tepërt me majat e gishtave dhe rregulloni flokët tuaj.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

 ekstrakt Apple Mint

Lista e plotë e përbërësve

Silica, Aluminum Starch Octenylsuccinate, Talc, Magnesium Stearate, Fragrance, Shorea Robusta Seed Butter, Gossypium Herbaceum (Cotton) Powder, Mentha Rotundifolia Leaf Extract, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Cyclohexasiloxane, Water, Butylene Glycol, Lecithin, Silk Amino Acid, Phenoxyethanol, Limonene, Linalool, Citronellol, Geraniol

Marka

A’PIEU është një markë koreane e kozmetikës dhe kujdesit për lëkurën, e krijuar në vitin 2008 si një degë e markës së njohur MISSHA. Ajo fokusohet kryesisht në produkte për kujdesin e lëkurës dhe kozmetikën dekorative, të krijuara posaçërisht për femrat të moshës 20 deri në 30 vjeç. Produktet e A’PIEU janë të njohura për përdorimin e përbërësve të butë dhe efektivë, duke i bërë ato të përshtatshme edhe për lëkurën e ndjeshme. Marka shpesh bashkëpunon me figura të njohura nga animacionet, si Doraemon, Crayon Shin-chan dhe Rilakkuma, për të tërhequr vëmendjen e audiencës së saj të re. Produktet e A’PIEU përfshijnë një gamë të gjerë artikujsh, si maska, kremra dhe kozmetikë dekorative për fytyrën, si dhe produkte për kujdesin e flokëve. Ato janë të njohura për dizajnin e tyre tërheqës dhe përbërësit e butë, duke i bërë ato të përshtatshme për lëkurën sensitive.

MISSHA PDRN NAD+ Firming Repair Serum

MISSHA PDRN NAD+ Firming Repair Serum

350000

3,500.00 ALL

Çmimi për njesi /  per 

MISSHA PDRN NAD+ Firming Repair Serum

350000

3,500.00 ALL

Çmimi për njesi /  per 
50321415241985

MISSHA PDRN NAD+ Firming Repair Serum është një serum rigjenerues, i krijuar për lëkurën që duket e lodhur, e thatë apo pa shkëlqim. Formula me PDRN nga Camellia Japonica, NAD+, NMN dhe ATP ndihmon në përmirësimin e pamjes së elasticitetit dhe hidratimit, duke e lënë lëkurën më të lëmuar, më të plotë, më të freskët dhe me pamje më vitale. Në qendër të formulës është PDRN (Sodium DNA), i cili ndihmon në përmirësimin e pamjes së të rigjeneruar dhe më elastike. NAD+, NMN dhe ATP plotësojnë këtë kompleks duke u fokusuar në vitalitetin dhe pamjen e shëndetshme të lëkurës. Serumi përmban gjithashtu Niacinamide, e cila ndihmon në përmirësimin e pamjes së tonit të lëkurës dhe shkëlqimit, ndërsa Acidi Hialuronik, Glycerin, Panthenol dhe Beta-Glucan ofrojnë hidratim dhe ndihmojnë që lëkura të duket më e butë, më e lëmuar dhe dukshëm më e hidratuar. Ndërsa, përbërës si Centella Asiatica, Allantoin dhe Guaiazulene ndihmojnë në qetësimin dhe reduktimin e skuqjes së lëkurës. Por nuk mbaron me kaq! Formulimi përmban 1,500 kapsula të kuqe NAD+, të cilat shkrihen gjatë aplikimit dhe integrohen në teksturën e serumit. Formula është krijuar për të ofruar hidratim, shkëlqim dhe kujdes të përqendruar për elasticitetin dhe pamjen e lëkurës dhe është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë të thatë, të dehidratuar, të lodhur dhe mature.

*30ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. 

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

PDRN, NAD+, Acid Hialuronik, Glycerin, Panthenol, Beta-Glucan, Centella Asiatica, Allantoin, Guaiazulene

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Sodium DNA, 1,2-Hexanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Lithospermum Erythrorhizon Root Extract, Butylene Glycol, Gellan Gum, Agar, Xanthan Gum, Guaiazulene, Lactobacillus/Rye Flour Ferment, Lactobacillus/Soymilk Ferment Filtrate, Bacillus/Soybean Ferment Extract, Propanediol, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Oleate, Nicotinamide Mononucleotide, Adenosine Triphosphate, Nicotinamide Adenine Dinucleotide, Pantothenic Acid, Folic Acid, Pyridoxine, Camellia Japonica Flower Extract, Thiamine HCl, Cyanocobalamin, Riboflavin, Panthenol, Niacinamide, Centella Asiatica Extract, Pentylene Glycol, Beta-Glucan, Caprylyl Glycol, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Xylitol, Xylose, Hydroxyethyl Urea, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Sodium Hyaluronate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Allantoin, Aminomethyl Propanediol, Tocopherol, Adenosine, Disodium EDTA


Marka

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

CENTELLIAN24+ Expert Madeca Mela Capture Ampoule Max

CENTELLIAN24+ Expert Madeca Mela Capture Ampoule Max

380000

3,800.00 ALL

Çmimi për njesi /  per 

CENTELLIAN24+ Expert Madeca Mela Capture Ampoule Max

380000

3,800.00 ALL

Çmimi për njesi /  per 
48710168183041

CENTELLIAN24+ Expert Madeca Mela Capture Ampoule Max vjen me një riformulim të përmirësuar, i cili synon në mënyrë të thellë njollat dhe shenjat e moshës, duke ndihmuar njëkohësisht në përmirësimin e dukshëm të tonit dhe teksturës së lëkurës. Formula e saj e avancuar Madewhite™, është një kompleks i cili përmban niacinamide të pasur me antioksidantë dhe acid tranexamik. Këta dy përbërës të fuqishëm punojnë së bashku për të ndihmuar në zbehjen e njollave kafe duke reduktuar përmbajtjen e melaninës dhe gjithashtu dobësojnë inflamacionin e shkaktuar nga baktere të ndryshme që janë shkaktare të formimit të akneve në lëkurë. Përbërës shtesë si vitamina C dhe retinoli ndihmojnë në përmirësimin e shenjave të moshës, ndërsa kompleksi TECA™ qetëson lëkurën e irrituar dhe redukton dukshëm skuqjen. Ky produkt nxit gjithashtu prodhimin e kolagjenit, përmirëson elasticitetin dhe parandalon formimin e vijave të imëta. I përshtatshëm për këdo që dëshiron të targetojë shenjat e moshës, njollat kafe si edhe ato post-akne. 

Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale. 

 *30ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Madewhite™, acid tranexamik, niacinamide, vitaminë C,  TECA™, retinol

Lista e plotë e përbërësve

Centella Asiatica Extract, Dipropylene Glycol, Phytosqualane, Niacinamide, Methylpropanediol, Water, Ceteareth-20, Dioscorea Japonica Root Extract, Polysilicone-11, 1,2-Hexanediol, Tranexamic Acid, Polyglyceryl-10 Laurate, Thymus Serpyllum Extract, Madecassic Acid, Asiaticoside, Madecassoside, Melatonin, Piper Methysticum Leaf/Root/Stem Extract, Panax Ginseng Berry Extract, Camellia Sinensis Leaf Water, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Hydrogenated Lecithin, Argania Spinosa Kernel Oil, Glycerin, Alpha-Bisabolol, Glyceryl Stearate SE, Diphenyl Dimethicone, Sodium Stearoyl Glutamate, Triethylhexanoin, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Asiatic Acid, Tromethamine, Polyglyceryl-10 Myristate, Polyquaternium-51, Tocopheryl Acetate, Glycosyl Trehalose, Dimethicone, Squalane, Hydrogenated Polyisobutene, retinol, Hydrogenated Starch Hydrolysate, Adenosine, Raffinose, Biosaccharide Gum-1, Isononyl Isononanoate, Polyglyceryl-10 Stearate, Disodium EDTA, Laureth-12, Lecithin, Cetearyl Alcohol, Stearic Acid, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Polyglyceryl-2 Dipolyhydroxystearate, Ethyl Ascorbyl Ether, Beta-Glucan, Inulin Lauryl Carbamate, Disodium Stearoyl Glutamate, Hydroxyacetophenone, Pentylene Glycol

Marka

Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.

 


MISSHA PDRN NAD+ Renew Peel Shot 25

MISSHA PDRN NAD+ Renew Peel Shot 25

310000

3,100.00 ALL

Çmimi për njesi /  per 

MISSHA PDRN NAD+ Renew Peel Shot 25

310000

3,100.00 ALL

Çmimi për njesi /  per 
50321378967809

MISSHA PDRN NAD+ Renew Peel Shot 25 është një peeling intensiv për fytyrën, i krijuar për të larguar qelizat e vdekura, yndyrën e tepërt dhe papastërtitë që grumbullohen në lëkurë. Formula përmban një kompleks prej 5 përbërësish eksfoliues në përqendrim total 25%, që kombinon PHA, AHA, BHA dhe LHA për një eksfolim të shumëanshëm. Gluconolactone (PHA) ndihmon në largimin e qelizave të vdekura duke ruajtur hidratimin e lëkurës, ndërsa Acidi Laktik (AHA) ndihmon në përmirësimin e pamjes së teksturës. Acidi Salicilik (BHA) dhe Capryloyl Salicylic Acid (LHA) depërtojnë në pore për të ndihmuar në largimin e yndyrës dhe papastërtive të grumbulluara.
Formula përmban gjithashtu Acid Kojik dhe Acid Succinic, të cilët ndihmojnë në njëtrajtësimin e njollave dhe tonit të pabarabartë. Një tjetër veçori e formulës është kompleksi PDRN + NAD+, i kombinuar me NMN dhe ATP, i cili është krijuar për t’i dhënë lëkurës një pamje më të freskët, të lëmuar dhe vitale. PDRN në formulë përftohet nga ekstrakti i Camellia Japonica, ndërsa përbërësit e tjerë të kompleksit ndihmojnë në kujdesin dhe mirëmbajtjen e pamjes së shëndetshme të lëkurës.Për të ndihmuar në ruajtjen e hidratimit dhe rehatisë së lëkurës pas eksfolimit, formula përmban gjithashtu përbërës fermentues nga soja, qumështi i sojës dhe thekra, si dhe Panthenol, Allantoin dhe Dipotassium Glycyrrhizate. Është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurën me teksturë të ashpër, pore të bllokuara ose të dukshme, qeliza të vdekura dhe ton të pabarabartë. Me përdorim të rregullt, ndihmon që lëkura të duket më e pastër, më e lëmuar dhe më uniforme.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*15ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi tëkonsiderueshme dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni vetëm 10 minuta dhe më pas shpërlajeni. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+. Sugjerohet 1-2 herë në javë.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Gluconolactone (PHA), Acidi Laktik (AHA), Acidi Salicilik (BHA), Capryloyl Salicylic Acid (LHA), Acidi Kojik, Acidi Succinic, PDRN, NAD+, NMN, ATP, ekstrakt Camellia Japonica, përbërës fermentues nga soja, qumështi i sojës dhe thekra, Panthenol, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate

Lista e plotë e përbërësve

Water, Gluconolactone, Lactic Acid, Methylpropanediol, Glycerin, Sodium Hydroxide, Succinic Acid, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Polyacrylate Crosspolymer-6, Pentylene Glycol, Kojic Acid, Polyglyceryl-10 Laurate, Caramel, Xanthan Gum, Salicylic Acid, Dipotassium Glycyrrhizate, Allantoin, Cyanocobalamin, Propanediol, Polyglyceryl-10 Oleate, Nicotinamide Mononucleotide, Adenosine Triphosphate, Nicotinamide Adenine Dinucleotide, Sodium DNA, Camellia Japonica Flower Extract, Lactobacillus/Rye Flour Ferment, Lactobacillus/Soymilk Ferment Filtrate, Bacillus/Soybean Ferment Extract, Pantothenic Acid, Folic Acid, Pyridoxine, Thiamine HCl, Riboflavin, Hydrolyzed Sponge, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Butylene Glycol, Dextrin, Gardenia Florida Fruit Extract, Capryloyl Salicylic Acid

Marka

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

SUNGBOON EDITOR Deep Collagen Retinol Power Boosting Capsule Cream

SUNGBOON EDITOR Deep Collagen Retinol Power Boosting Capsule Cream

350000

3,500.00 ALL

Çmimi për njesi /  per 

SUNGBOON EDITOR Deep Collagen Retinol Power Boosting Capsule Cream

350000

3,500.00 ALL

Çmimi për njesi /  per 
48751334162689

SUNGBOON EDITOR Deep Collagen Retinol Power Boosting Capsule Cream është një krem anti-aging me formulë të avancuar, i krijuar për të reduktuar shenjat e moshës dhe për të rritur elasticitetin, duke vepruar si një trajtim intensiv rigjenerues dhe forcues i barrierës së lëkurës. Formulimi i tij përmban kolagjen, retinol dhe komplekse aktive në formë kapsulash. Kolagjeni ndihmon në përmirësimin e elasticitetit si dhe në reduktimin e dukshëm të vijave të imta dhe rrudhave. Retinoli (derivat i vitaminës A) ndihmon në përmirësimin e teksturës, zbehjen e hiperpigmentimit dhe parandalimin e shenjave të reja të moshës. Teknologjia me “capsule system“ lejon që përbërësit aktivë të mbeten të stabilizuar dhe të çlirohen gjatë aplikimit, duke rritur efikasitetin dhe depërtimin në lëkurë. Kjo bën që retinoli dhe përbërësit e tjerë aktivë të veprojnë në mënyrë më të kontrolluar dhe më efektive. Formula gjithashtu përfshin përbërës hidratues dhe qetësues që ndihmojnë në balancimin e efektit të retinolit, duke minimizuar mundësinë e irritimit, sidomos gjatë përdorimit të rregullt. Ky krem ka një teksturë të pasur, kremozë, por që përthithet mirë pa lënë ndjesi të rëndë, duke e bërë të përshtatshëm për rutinën e mbrëmjes si hap final në kujdesin e lëkurës. Është i përshtatshëm për çdo tip lëkure, sidomos për lëkurë mature dhe për ata që dëshirojnë të trajtojnë rrudhat dhe shenjat e moshës.

Formula e saj është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës me prejardhje shtazore, dhe të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*50gr

Përdorimi

Pas pastrimit në mbrëmje, përdoreni në fazën e fundit të rutinës së kujdesit për lëkurën. Me spatulën merrni një kapsulë dhe sasinë e nevojshme të xhelit, përziejini së bashku dhe aplikojini në mënyrë të barabartë në fytyrë dhe qafë, duke e shtypur butësisht derisa të jetë përthithur nga lëkura.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

retinol, kolagjen

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Methylpropanediol, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Caprylic/Capric Triglyceride, Ethylhexyl Palmitate, Carbomer, Arginine, Butylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Hydrogenated Polyisobutene, Propanediol, Cetearyl Olivate, Glyceryl Stearate, Dimethicone, Sorbitan Olivate, C14-22 Alcohols, Sorbitan Stearate, Hydrolyzed Sponge, Collagen Extract (1,000ppm), Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Adenosine, C12-20 Alkyl Glucoside, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Trehalose, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Beta-carotene, Hydrolyzed Collagen (0.47ppm), Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Retinol (0.03ppm), Polyglyceryl-10 Laurate, HDI/Trimethylol Hexyllactone Crosspolymer, Polyvinyl Alcohol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Tocopherol, Collagen (2.36ppb), Collagen Amino Acids (2.36ppb), Soluble Collagen (2.36ppb), Soluble Collagen Crosspolymer (2.36ppb), Zinc Hydrolyzed Collagen (2.36ppb), Ethylhexylglycerin, Hyaluronic Acid, Tripeptide-1, Caprylyl Glycol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Xanthan Gum, Phenylpropanol, Potassium Hyaluronate, Copper Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Hexapeptide-9, Hexapeptide-11, Acetyl Tetrapeptide-2, Acetyl Tetrapeptide-5, Palmitoyl Tripeptide-5

Marka

SUNGBOON EDITOR është një markë koreane e skincare e njohur për formulat e saj inovative që kombinojnë teknologjinë moderne dermokozmetike me përbërës aktivë me origjinë natyrale. Marka fokusohet në krijimin e produkteve që adresojnë probleme specifike të lëkurës si poret e zgjeruara, humbja e elasticitetit, dehidratimi dhe balancimi i sebumit, duke ofruar rezultate të dukshme pa kompromentuar butësinë ndaj lëkurës. Produktet e SUNGBOON EDITOR karakterizohen nga tekstura moderne, formulime të pasura me ingredientë funksionalë si Vitaminat, Acidi Hyaluronik dhe ekstraktet botanike, si dhe nga qasja minimalistike “skin-first”, e cila synon të përmirësojë shëndetin dhe pamjen natyrale të lëkurës në mënyrë efektive dhe të sigurt edhe për lëkurat sensitive.

SUNGBOON EDITOR Kojic Acid Niacinamide Brightning Ampoule

SUNGBOON EDITOR Kojic Acid Niacinamide Brightning Ampoule

370000

3,700.00 ALL

Çmimi për njesi /  per 

SUNGBOON EDITOR Kojic Acid Niacinamide Brightning Ampoule

370000

3,700.00 ALL

Çmimi për njesi /  per 
48751168618753

Jeni gati për pak “pickim” me gjilpërë… pa asnjë gjilpërë? SUNGBOON EDITOR Kojic Acid Niacinamide Brightening Ampoule vjen me një aplikator inovativ në formë shiringe që krijon eksperiencën e një trajtimi profesional skincare. Tekstura e tij ka një formulim unik që shfaqet si ”krimba” (fije të vogla) xheli, të cilat shkrihen menjëherë gjatë aplikimit në lëkurë, duke ndihmuar që formula të shpërndahet në mënyrë më efektive dhe të japë një glow të menjëhershëm. Formula e avancuar përmban Kojic Acid, i njohur për vetitë e tij në tragetimin hiperpigmentimit dhe kontrollin e mbiprodhimit të melaninës, i përftuar nga proceset e fermentimit të kërpudhave si Aspergillus Oryzae, i përdorur tradicionalisht edhe në fermentimin e sake japoneze. Ky përbërës i fuqishëm ndihmon në njëtrajtësimin dhe zbehjen e pamjes së njollave kafe, ndërsa vepron edhe si antioksidant për të mbrojtur lëkurën nga stresi oksidativ. Formula pasurohet me Niacinamide (Vitamin B3), që ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës, minimizimin e poreve dhe përmirësimin e teksturës, ndërsa përbërës të tjerë si Glutathione, derivatet e Vitaminës C, Panthenol dhe Sodium Hyaluronate ndihmojnë në hidratim, shkëlqim dhe elasticitet më të mirë të lëkurës. Por nuk mbaron me kaq! Formulimi përmban gjithashtu Gluconolactone (PHA), një eksfoliant i butë që ndihmon në largimin gradual të qelizave të vdekura pa irrituar lëkurën. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për ata që vuajnë nga hiperpigmentimi dhe melasma.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*40ml

Përdorimi

Përdoret 1 herë në ditë (në mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Merrni sasinë me anë të shiringës dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit Kojic ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim. 

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Kojic Acid, niacinamide, Glutathion, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Gluconolactone (PHA),

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Niacinamide, Propanediol, Glycerin, Dipropylene Glycol, Curcuma Longa (Turmeric) Root Water, Kojic Acid, Tromethamine, Hydroxyacetophenone, Carbomer, Caprylyl Glycol, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Gluconolactone, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Adenosine, Sodium Polyphosphate, Ascorbic Acid, Chondrus Crispus Powder, Agar, Glutathione, Ascorbyl Glucoside, Gardenia Florida Fruit Extract, Steareth-30, Sodium Hyaluronate, Calcium Titanium Borosilicate, Dextrin, Synthetic Fluorphlogopite, Cyanocobalamin, Dipotassium Glycyrrhizate, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Panthenol, Sodium Ascorbyl Phosphate, Thiamine HCl, Riboflavin, Pyridoxine, Folic Acid, Biotin, Hydrolyzed Collagen, Tin Oxide, CI 77019, CI 77891, CI 77492, CI 77491

Marka

SUNGBOON EDITOR është një markë koreane e skincare e njohur për formulat e saj inovative që kombinojnë teknologjinë moderne dermokozmetike me përbërës aktivë me origjinë natyrale. Marka fokusohet në krijimin e produkteve që adresojnë probleme specifike të lëkurës si poret e zgjeruara, humbja e elasticitetit, dehidratimi dhe balancimi i sebumit, duke ofruar rezultate të dukshme pa kompromentuar butësinë ndaj lëkurës. Produktet e SUNGBOON EDITOR karakterizohen nga tekstura moderne, formulime të pasura me ingredientë funksionalë si Vitaminat, Acidi Hyaluronik dhe ekstraktet botanike, si dhe nga qasja minimalistike “skin-first”, e cila synon të përmirësojë shëndetin dhe pamjen natyrale të lëkurës në mënyrë efektive dhe të sigurt edhe për lëkurat sensitive.

Imazh i ampulës së fytyrës CENTELLIAN24+ PDRN Firming Boosting Ampoule (30ml). Ampula rigjeneruese përmirëson elasticitetin, qëndrueshmërinë dhe linjat e imëta me 30% kompleks PDRN™ (ADN Salmoni), Retinol dhe Panax Ginseng.

CENTELLIAN24+ PDRN Firming Boosting Ampoule

320000

3,200.00 ALL

Çmimi për njesi /  per 

CENTELLIAN24+ PDRN Firming Boosting Ampoule

320000

3,200.00 ALL

Çmimi për njesi /  per 
45691874705665

Serumi CENTELLIAN24+ PDRN Firming Boosting Ampoule është një formulë e fuqishme rigjeneruese, e krijuar për të përmirësuar elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e lëkurës. Me 30% kompleks PDRN™, i nxjerrë nga ADN-ja e salmonit, ky serum nxit rigjenerimin qelizor, përmirëson teksturën e lëkurës dhe redukton inflamacionin. Duke stimuluar aktivitetin e fibroblasteve, ky kompleks rrit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, për një lëkurë më të fortë dhe më të butë. Përveç kësaj, përmbajtja e retinolit në serum përshpejton rigjenerimin e qelizave dhe minimizon vijat e imëta, ndërsa shtimi i ceramideve do të forcoj barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke përmirësuar hidratimin dhe mbrojtjen nga faktorët e jashtëm. Një tjetë përbërës unik që ka ky serumi i fuqishëm janë mikrokapsulat e kompleksit Panax Ginseng™. Një kompleks i cili nxit rigjenerimin dhe revitalizimin e lëkurës. Gjithashtu, këto mikrokapsula ndihmojnë në përthithjen graduale të ginsengut, duke siguruar përfitime të qëndrueshme për qarkullimin dhe vitalitetin e lëkurës, si dhe në luftimin e shenjave të moshës si rrudhat dhe humbja e elasticitetit.

Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me: CENTELLIAN24+ Golden Madeca Cream

Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale. 

*30ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit

Lista e plotë e përbërësve

30% kompleks PDRN™, retinol, ceramide, kompleksi Panax Ginseng™

Marka

Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.

 


Related blog posts

RETINOL VS RETINAL: CILI ËSHTË NDRYSHIMI DHE CILI ËSHTË MË POTENT?

RETINOL VS RETINAL: CILI ËSHTË NDRYSHIMI DHE CILI ËSHTË MË POTENT?

by Arla Hoxha on Oct 10, 2026
RETINOL VS RETINAL Nëse ke kërkuar ndonjëherë një produkt anti-age ose përbërës aktivë për rutinën e kujdesit ndaj lëkurës, me siguri ke hasur si retinolin, ashtu edhe retinalin (retinaldehidin). Të dy janë derivate të vitaminës A dhe njihen për aftësinë e tyre për të ndihmuar në përmirësimin e shenjave të para të moshës, rrudhave, teksturës jo të njëtrajtshme dhe mungesës së shkëlqimit. Megjithatë, ndryshojnë në mënyrën se si shndërrohen në formën aktive dhe në fuqinë e veprimit të tyre. CILI PREJ TYRE ËSHTË MË POTENT DHE PSE? Për ta kuptuar, duhet të ndjekim rrugëtimin e tyre biologjik brenda qelizave të lëkurës. Rrugëtimi i retinoidëve: nga retinoli te acidi retinoik Retinoli dhe retinal-i duhet të shndërrohen në acid retinoik, formën aktive që ndërvepron me receptorët e qelizave të lëkurës. Ky proces ndihmon në rinovimin qelizor dhe stimulimin e prodhimit të kolagjenit, duke përmirësuar teksturën, elasticitetin dhe vijat e holla. Retinoli dhe retinal-i nuk e arrijnë formën aktive me të njëjtin numër hapash. RETINOLI KA DY HAPA KONVERTIMI Për t'u kthyer në formën aktive, retinoli kalon nëpër dy procese enzimatike: Fillimisht, retinoli shndërrohet në retinal. Më pas, retinal-i shndërrohet në acid retinoik. Jo e gjithë sasia e retinolit e aplikuar arrin të shndërrohet në acid retinoik. Rezultati varet gjithashtu nga formulimi, përqendrimi dhe toleranca e lëkurës. RETINAL-I KA NJË RRUGË MË TË SHKURTËR Retinal-i është vetëm një hap larg acidit retinoik, ndaj mund të veprojë më drejtpërdrejt se retinoli. Kjo është një nga arsyet pse shpesh konsiderohet një alternativë më potente. Retinoli kërkon dy hapa konvertimi, ndërsa retinal-i vetëm një. A ËSHTË RETINAL-I GJITHMONË ZGJEDHJA MË E MIRË? Jo domosdoshmërisht. Më potent nuk do të thotë automatikisht më i përshtatshëm për të gjithë. Efektiviteti dhe toleranca varen nga disa faktorë: Formulimi dhe stabiliteti i produktit Teknologjia e kapsulimit të përbërësit aktiv Gjendja e barrierës mbrojtëse të lëkurës Mënyra dhe frekuenca e aplikimit Retinoli mund të jetë pikënisje e mirë për fillestarët. Retinal-i mund të jetë alternativë për ata që kërkojnë një veprim më të drejtpërdrejtë dhe e tolerojnë mirë përdorimin e retinoidëve. PËRFITIMET KRYESORE TË RETINOLIT DHE RETINAL-IT Me përdorim të rregullt, të dy mund të ndihmojnë në: Përmirësimin e pamjes së vijave të holla dhe rrudhave Zbutjen e teksturës së lëkurës Përmirësimin e pamjes së poreve Unifikimin e tonit të lëkurës Zbehjen e disa shenjave pas akneve dhe hiperpigmentimit Përmirësimin e elasticitetit dhe fermitetit Rezultatet kërkojnë kohë dhe përdorim të vazhdueshëm. Rezultatet ndryshojnë nga personi në person. SI TË FILLOSH PËRDORIMIN E RETINAL-IT PA IRRITUAR LËKURËN? Fillo gradualisht: përdore 2–3 mbrëmje në javë në fillim dhe rrite frekuencën sipas tolerancës. Përdor hidratues: zgjidh produkte me ceramide, acid hialuronik ose panthenol. Vendos SPF çdo mëngjes: përdor mbrojtje me spektër të gjerë. Mos e tepro me aktivët: shmang kombinimet irrituese derisa lëkura të krijojë tolerancë. Retinoidët nuk rekomandohen gjatë shtatzënisë. Nëse je shtatzënë, planifikon shtatzëni ose ushqen me gji, këshillohu me mjekun për përdorimin e tyre. PËRFUNDIMI: RETINOL APO RETINAL? Zgjidh retinolin nëse je fillestar/e në përdorimin e retinoidëve dhe dëshiron të fillosh gradualisht. Zgjidh retinal-in nëse ke krijuar tolerancë ndaj retinoidëve dhe kërkon një alternativë që shndërrohet në formën aktive me një hap më pak. Zbulo produktet me retinol dhe retinal nga Koral Secrets dhe gjej alternativën që i përshtatet rutinës tënde. RETINOL Kremra për fytyrën MISSHA Time Revolution Retinol 4000 Shot Intensive CreamShiko produktin ↗ SOME BY MI Retinol Bakuchiol Dual CreamShiko produktin ↗ VILLAGE 11 FACTORY Miracle Youth CreamShiko produktin ↗ Serume për fytyrën Për kujdesin ndaj teksturës së pabarabartë, vijave të holla dhe shenjave të moshës. CENTELLIAN24 Madeca Teca-Retinolsom 0.2+ Firming SerumShiko produktin ↗ NEOGEN DERMALOGY Real Retinol SerumShiko produktin ↗ SOME BY MI Retinol Intense Reactivating SerumShiko produktin ↗ MISSHA Time Revolution Retinol 500 Shot AmpouleShiko produktin ↗ NUMBUZIN No.3 Blue Bio Retinol Pore Refining SerumShiko produktin ↗ CELIMAX The Vita A Retinol Shot Tightening SerumShiko produktin ↗ DR. ALTHEA Gentle Retinol SerumShiko produktin ↗ Cos De BAHA RS Retinol 2.5 SerumShiko produktin ↗ Kremra për zonën e syve ANUA Retinol 0.1 Caffeine Revitalizing Eye CreamShiko produktin ↗ NUMBUZIN No.9 NAD+ Retinol Volumetox Eye CreamShiko produktin ↗ SOME BY MI Retinol Intense Advanced Triple Action Eye CreamShiko produktin ↗ Eye patches KSECRET Advanced Regenerating Eye Gel Patches (Retinol)Shiko produktin ↗ Sheet masks dhe wrapping masks MISSHA Time Revolution Retinol 500 Wrapping MaskShiko produktin ↗ CENTELLIAN24 Madeca TECA-Retinolsom Pore Firming Serum MaskShiko produktin ↗ VT COSMETICS Cica Reti-A MaskShiko produktin ↗ VT COSMETICS Cica Reti-A All In One Mask (3 Step)Shiko produktin ↗ SOME BY MI Retinol Intense Daily MaskShiko produktin ↗ SOME BY MI Retinol Intense Reactivating Mask (1 pc)Shiko produktin ↗ Suplement BB LAB (Nutrione) Retinol C 1000 – 2 g × 30 sticksShiko produktin ↗ RETINAL Kremra për fytyrën KSECRET SEOUL 1988 Cream: Retinal Liposome 1% + Fermented RiceShiko produktin ↗ ARENCIA Retinal Booster ShotShiko produktin ↗ KSECRET Seoul 1988 Advanced Shot: Retinal Liposome 12% + Black RiceShiko produktin ↗ Serume për fytyrën Për kujdesin ndaj teksturës së pabarabartë, vijave të holla dhe shenjave të moshës. KSECRET Seoul 1988 Serum: Retinal Liposome 2% + Black GinsengShiko produktin ↗ Kremra për zonën e syve Kujdes i dedikuar për vijat e holla dhe pamjen e zonës delikate rreth syve. KSECRET SEOUL 1988 Eye Cream: Retinal Liposome 4% + Fermented BeanShiko produktin ↗  
Pse skincare korean ka pushtuar botën? Historia, inovacioni dhe sekreti pas lëkurës “Glass Skin”

Pse skincare korean ka pushtuar botën? Historia, inovacioni dhe sekreti pas lëkurës “Glass Skin”

by Arla Hoxha on Jul 25, 2026
K-BEAUTY & KOREAN SKINCARE Pse skincare korean ka ndryshuar industrinë e bukurisë? Nëse vitet e fundit ke kërkuar produkte për kujdesin e lëkurës, është pothuajse e pamundur të mos kesh dëgjuar për skincare korean, K-Beauty apo efektin e famshëm Glass Skin. Por çfarë e bën kaq të veçantë industrinë koreane të kujdesit për lëkurën? Pse miliona njerëz në mbarë botën po zgjedhin produktet koreane dhe pse dermatologët, estetistët dhe ekspertët e bukurisë flasin gjithnjë e më shumë për to? Në këtë artikull do të zbulojmë historinë e skincare korean, filozofinë që e dallon nga pjesa tjetër e botës dhe arsyen pse Koreja e Jugut konsiderohet sot lider global në inovacionin e kujdesit për lëkurën. HISTORIA E SKINCARE KOREAN Kujdesi për lëkurën në Kore nuk është një trend i viteve të fundit. Ai është pjesë e kulturës koreane prej më shumë se 2.000 vitesh. Që në dinastitë Goryeo dhe Joseon, gratë dhe burrat përdornin përbërës natyralë për të ruajtur lëkurën të shëndetshme. Uji i orizit, ekstraktet bimore, çaji jeshil, xhenseni, fasulet e fermentuara dhe mjalti ishin pjesë e rutinave të përditshme shumë kohë përpara se të ekzistonin serumet moderne. Në kulturën koreane, kujdesi për lëkurën lidhet jo vetëm me pamjen, por edhe me shëndetin dhe balancën e saj. Ndryshe nga shumë kultura të tjera, ku kujdesi për lëkurën lidhej kryesisht me estetikën, në Kore ai shihej si një mënyrë për të ruajtur shëndetin dhe ekuilibrin e lëkurës. Kjo filozofi vazhdon edhe sot. SI LINDI INDUSTRIA MODERNE E K-BEAUTY? Pas viteve 1980 dhe veçanërisht në fund të viteve 1990, Koreja e Jugut investoi fuqishëm në kërkimin shkencor dhe industrinë kozmetike. Sot, vendi konsiderohet një nga qendrat më të avancuara të kërkimit dhe zhvillimit (R&D) në industrinë e bukurisë. Kompani të mëdha investojnë vazhdimisht në laboratorë modernë, testime klinike dhe zhvillimin e formulave të reja. Falë këtij investimi, shumë teknologji që sot përdoren në mbarë botën u prezantuan fillimisht nga industria koreane. LABORATORËT KOREANË – ZEMRA E INOVACIONIT Një nga arsyet kryesore pse produktet koreane dallohen është puna e laboratorëve të specializuar. Laboratorët në Kore bashkëpunojnë ngushtë me dermatologë, kimistë dhe ekspertë të formulimit për të krijuar produkte që: Mbështesin barrierën natyrale të lëkurës Hidratojnë në thellësi Minimizojnë irritimin Mund të përdoren çdo ditë pa e rënduar lëkurën Në vend që të krijojnë produkte me përqendrime shumë agresive, fokusi është te formulat e balancuara që japin rezultate gradualisht. FILOZOFIA E SKINCARE KOREAN Parandalimi është më i rëndësishëm se trajtimi Një nga ndryshimet më të mëdha mes skincare korean dhe shumë rutinave tradicionale është filozofia. Në vend që të presësh derisa të shfaqen problemet, rutina koreane synon t’i parandalojë ato. Prandaj, në një rutinë koreane do të gjesh gjithmonë rëndësi të veçantë për: Hidratimin Mbrojtjen e barrierës së lëkurës Përdorimin e SPF çdo ditë Përbërësit qetësues Kujdesin afatgjatë Kjo është edhe arsyeja pse shumë njerëz raportojnë se lëkura e tyre ndihet më e ekuilibruar pas kalimit në një rutinë koreane. PËRBËRËSIT QË E BËNË K-BEAUTY TË FAMSHËM Një pjesë e suksesit të skincare korean lidhet me përdorimin e përbërësve tradicionalë dhe inovativë në formula moderne. 🐌 Snail Mucin Mucina e kërmillit është një nga përbërësit më të famshëm të K-Beauty, e njohur për hidratimin dhe mbështetjen e rigjenerimit të lëkurës. 🌾 Ekstrakti i orizit Përdoret prej shekujsh në Kore dhe ndihmon në hidratimin dhe përmirësimin e pamjes së lëkurës. 🌿 Centella Asiatica Një përbërës shumë i dashur për qetësimin e lëkurës së ndjeshme dhe mbështetjen e barrierës mbrojtëse. 🍣 PDRN Polydeoxyribonucleotide është një përbërës inovativ i njohur për mbështetjen e rigjenerimit, elasticitetit dhe rikuperimit të barrierës së dëmtuar. 🍃 Madecassoside Një përbërës aktiv i nxjerrë nga Centella Asiatica, i njohur për vetitë qetësuese, reduktimin e skuqjes dhe forcimin e barrierës. 🧬 Peptidet Ndihmojnë në ruajtjen e elasticitetit dhe pamjes së shëndetshme të lëkurës. 🍯 Propolisi dhe mjalti Vlerësohen për vetitë hidratuese dhe qetësuese, veçanërisht në rutinat për lëkurë të thatë ose të ndjeshme. MARKAT QË KANË FITUAR BESIMIN E MILIONA PËRDORUESVE Industria koreane numëron mijëra marka, por disa prej tyre janë kthyer në emra të njohur globalisht. Ndër markat që gjeni edhe te Koral Secrets janë: MISSHA MEDIHEAL COSRX CENTELLIAN24+ NEOGEN DERMALOGY SOME BY MI SKIN1004 ABIB I’M FROM BEAUTY OF JOSEON Secila prej tyre fokusohet në nevoja të ndryshme të lëkurës, duke ofruar zgjidhje për hidratim, ndjeshmëri, njolla, akne dhe kujdes anti-age. PËRFUNDIMI Skincare korean nuk është thjesht një trend i rrjeteve sociale. Ai është rezultat i një kulture mijëravjeçare të kujdesit për lëkurën, i kombinuar me kërkim shkencor, laboratorë modernë dhe inovacion të vazhdueshëm. Filozofia e tij është e thjeshtë: kujdesu për lëkurën çdo ditë, mbroje barrierën e saj dhe investo në shëndetin afatgjatë. Nëse dëshiron të krijosh një rutinë që respekton lëkurën dhe i jep asaj kujdes të vazhdueshëm, produktet K-Beauty janë një pikënisje ideale. Në Koral Secrets kemi përzgjedhur marka autentike koreane për t’ju ndihmuar të gjeni rutinën që i përshtatet më mirë nevojave të lëkurës suaj. Zbulo botën e K-Beauty Eksploro produktet koreane të përzgjedhura nga Koral Secrets dhe ndërto një rutinë sipas nevojave të lëkurës tënde. Shiko Koleksionin
A Duhet të Përdorni Retinol Gjatë Verës?

A Duhet të Përdorni Retinol Gjatë Verës?

by Arla Hoxha on Jun 27, 2026
Mitet & Keqkuptimet rreth Retinolit në Verë Retinoli konsiderohet prej vitesh si një nga përbërësit më efektivë në kujdesin e lëkurës, i cili ndihmon në përshpejtimin e rinovimit qelizor, stimulon prodhimin e kolagjenit dhe redukton shenjat e moshës, aknet dhe hiperpigmentimin. Megjithatë, përdorimi i tij vazhdon të shoqërohet me shumë keqkuptime, veçanërisht gjatë muajve të verës. Shumë njerëz shqetësohen për ndjeshmërinë ndaj diellit, irritimin, skuqjen apo dëmtimin e barrierës së lëkurës. Kjo ka krijuar bindjen se retinoli duhet ndërprerë sapo temperaturat rriten. Por a është vërtet kështu? KEQKUPTIMET MË TË ZAKONSHME RRETH RETINOLIT NË VERË Një nga mitet më të përhapura është se retinoli nuk mund të përdoret gjatë verës. Në realitet, ai mund të përdoret gjatë gjithë vitit nëse lëkura e toleron mirë dhe SPF-ja aplikohet rregullisht. Një tjetër keqkuptim është se retinoli hollon lëkurën. E kundërta është e vërtetë: me përdorim afatgjatë, retinoidet stimulojnë prodhimin e kolagjenit dhe trashin shtresat e lëkurës, duke e bërë atë më të fortë dhe më rezistente. A DUHET TË NDËRPRITET RETINOLI GJATË VERËS? Sipas dermatologëve, ideja që retinoli duhet ndalur gjatë verës është një rregull i vjetër  që nuk mbështetet plotësisht nga shkenca moderne. Ajo që ka më shumë rëndësi është sa mirë e toleron lëkura retinolin dhe sa i/e kujdesshëm/kujdesshme je me përdorimin e kremit mbrojtës ndaj diellit (SPF). Retinoli duhet të aplikohet gjithmonë në mbrëmje dhe të shoqërohet me SPF çdo mëngjes! Kur filloni të përdorni retinol, rekomandohet të nisni me një përqendrim të ulët, vetëm një herë në javë, dhe gradualisht të rrisni frekuencën sipas tolerancës së lëkurës. Ekspertët theksojnë se retinoidet mund ta bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj djegieve nga dielli nëse nuk përdoret mbrojtje adekuate. Megjithatë, paradoksalisht, disa persona e tolerojnë më mirë retinolin gjatë verës, pasi moti i nxehtë redukton tharjen e lëkurës dhe humbjen e ujit. ËSHTË MË MIRË TË ULET FREKUENCA APO TË NDALET PLOTËSISHT? Konsistenca është çelësi kur bëhet fjalë për retinolin. Përfitimet reale vijnë nga përdorimi i rregullt për muaj apo vite. Nëse lëkura bëhet më reaktive ose e irrituar gjatë verës, është më e arsyeshme të reduktoni frekuencën e përdorimit (p.sh. çdo natë të dytë ose të tretë) sesa ta ndërprisni plotësisht. CILAT JANË RREZIQET E PËRDORIMIT TË TEPËRT? Retinoidet përshpejtojnë rinovimin qelizor, gjë që mund të dobësojë përkohësisht barrierën e lëkurës dhe të shkaktojë: Skuqje dhe tharje Irritim dhe ndjesi djegieje Lëkurë që "ripet" Një gabim i shpeshtë është rritja shumë e shpejtë e përqendrimit ose kombinimi i tij me shumë përbërës aktivë irritues, si acide eksfoliuese të forta (AHA/BHA). SA SPF DUHET TË PËRDORNI? Përdorimi i kremit mbrojtës është i domosdoshëm gjatë gjithë vitit, por bëhet jetik me retinol. Dermatologët rekomandojnë aplikimin e një SPF-je me spektër të gjerë SPF50+ PA++++ çdo mëngjes dhe riaplikimin. Një rregull i thjeshtë është “rregulli i dy gishtave”, ku sasia e kremit shtrihet përgjatë gishtit tregues dhe atij të mesit për të siguruar mbulim të mjaftueshëm për fytyrën. GJITHASHTU, SPF-JA DUHET TË RIAPLIKOHET: Çdo 2 orë kur jeni direkt në diell Pas notit ose pas djersitjes së tepërt Edhe gjatë qëndrimit pranë dritareve për periudha të gjata RETINOL VS DËMTIM NGA DIELLI: SI T'I DALLONI? Ndjeshmëria nga retinoli zakonisht shfaqet pak ditë pasi filloni produktin dhe shfaqet me: Skuqje, tharje, lëkurë që "ripet" dhe ndjesi shtrëngimi. Këto simptoma prekin zonat ku produkti grumbullohet më shumë, si mjekra dhe nofulla. Dëmtimi nga dielli (djegia) shkakton: Skuqje intensive, dhimbje, djegie të menjëhershme dhe flluska. Rrezet e diellit prekin kryesisht pikat e larta si balli, hunda, faqet dhe dekolteja. CILËT PËRBËRËS NDIHMOJNË LËKURËN GJATË VERËS? Për të ruajtur një barrierë të fortë dhe të shëndetshme, kombinoni retinolin med përbërës hidratues dhe qetësues: • Acid Hialuronik CENTELLIAN24+ Hyaluronic Tox Boosting Ampoule • Ceramide BENTON Ceramide Cream • PDRN CENTELLIAN24+ 360° Shot PDRN Active Serum • Peptide CENTELLIAN24+ Lifting Peptide Serum • Panthenol SOME BY MI Beta Panthenol Repair Cream Gjithashtu, niacinamidet ndihmojnë në reduktimin e skuqjes, ndërsa vitamina C ofron mbrojtje antioksiduese në mëngjes. SI DUKET NJË RUTINË IDEALE VERORE ME RETINOL? ☀️ Rutina e Mëngjesit Hapi 1: Pastrues NEOGEN DERMALOGY Calming Cicatree Micellar Foam Hapi 2: Serum Antioksidues NEOGEN DERMALOGY Real Vita C Serum Hapi 3: Krem Hidratues CENTELLIAN24+ Madeca Cream Time Reverse Zero Hapi 4: Mbrojtje SPF NEOGEN DERMALOGY Day-Light Protection Airy Sun Screen Hapi 5: Riaplikimi MIZON Inout Smooth Mineral Sun Stick SPF50+ PA++++ 🌙 Rutina e Mbrëmjes me Retinol Hapi 1: Pastrim i Dyfishtë Vajor: NEOGEN Micellar Oil | Ujor: NEOGEN Micellar Foam Hapi 2: Toner SOME BY MI Beta Panthenol Repair Toner Hapi 3: Retinol Zgjidh produktin tuaj nga Koleksioni i Retinolit Hapi 4: Serum SUR.MEDIC™ Super Peptide 100 Triple Collagen Serum Hapi 5: Krem Hidratues Zgjidh një Krem Hidratues Qetësues PËRFUNDIMI Retinoli nuk është domosdoshmërisht një përbërës që duhet të hiqni nga rutina juaj gjatë verës. Çelësi qëndron te përdorimi i kujdesshëm, zgjedhja e përqendrimit të duhur dhe mbi të gjitha, përdorimi i përditshëm i kremit mbrojtës ndaj diellit. Nëse lëkura juaj e toleron mirë, vazhdimi i përdorimit të retinolit gjatë muajve të nxehtë mund t’ju ndihmojë të ruani rezultatet afatgjata në luftën kundër shenjave të moshës, akneve apo të njollave. Gjej Retinolin e duhur për ty Eksploro koleksionin tonë të përzgjedhur për rezultate maksimale pa irrituar barrierën. Shiko Koleksionin

RRETH NESH

KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!

Informacion

  • Faq
  • Na kontaktoni
  • Termat dhe kushtet
  • Adresa
  • Kthimet dhe rimbursimet

ADRESA

Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001

Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001

ABONOHUNI / SUBSCRIBE

  • American Express
  • Apple Pay
  • Diners Club
  • Discover
  • Google Pay
  • JCB
  • Mastercard
  • Visa

© 2026,

Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës & markat më të njohura koreane..
  • Rifreskoni faqen.
  • Do të vazhdoni në një faqe të re.