Pas suksesit të jashtëzakonshëm të produkteve me përbërjen e sekrecionit të filtruar nga kërmilli, të prodhuara nga marka e mirënjohur koreane COSRX, së fundmi ajo i shtoi kësaj linje kremin mbrojtës ndaj diellit Shield Fit Snail Essence Sun SPF50+ PA+++. Ky krem jo vetëm ju mbron nga rrezet UV të diellit, por hidraton dhe rigjeneron lëkurën. Përveç përmbajtjes së tij me 60% sekrecion të filtruar nga kërmilli, ai përmban edhe agjentë të tjerë hidratues, të cilët e ushqejnë dhe rigjallërojnë lëkurën. Ka një konsistencë të lehtë, përthithet shumë shpejt, nuk lë asnjë njollë të bardhë në lëkurë dhe jep ndjesi freskie pas aplikimit. Gjithashtu, është një bazë shumë e mirë për makeup-in.
Formula e tij është hipoalergjike, dermatologjikisht e testuar dhe e pa testuar në kafshë. Nuk përmban: sulfat, vaj mineral, aromë artificiale.

*50ml

Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i bimës Centella Asiatica, acid hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Homosalate, Alcohol Denat., Octocrylene, Butylene Glycol, Ethylhexyl Salicylate, Acrylates Copolymer, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Pentylene Glycol, Polymethylsilsesquioxane, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Isohexadecane, Beheneth-25, Caprylyl Glycol, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Polysorbate 80, Sorbitan Oleate, Citrus Nobilis (Mandarin Orange) Peel Oil, Disodium EDTA, Ocimum Basilicum (Basil) Oil, Allantoin, Panthenol, Dipropylene Glycol, Maltodextrin, Moringa Oleifera Seed Extract, Sodium Palmitoyl Proline, 1,2-Hexanediol, Snail Secretion Filtrate, Nymphaea Alba Flower Extract, Hyaluronic Acid, Ethylhexylglycerin, Pinus Pinaster Bark Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluron

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

COSRX Shield Fit Snail Essence Sun SPF50+ PA+++

2,600 ALL 2,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI