Blini sipas TIPIT TË LËKURËS

Blini sipas TIPIT TË LËKURËS

PRODUKTET E REJA

MEDIHEAL Vitamin C Brightening Serum
Në ulje
MEDIHEAL Pantenolips Scrub
Të gjitha të shitura
MEDIHEAL Pantenolips Serum Honey
Në ulje
SKINFOOD Gold Caviar EX Cream
Në ulje

SKINFOOD Gold Caviar EX Cream

3,300 ALL 4,000 ALL
SKINFOOD Gold Caviar EX Serum
Në ulje

SKINFOOD Gold Caviar EX Serum

3,300 ALL 4,000 ALL
SKINFOOD Gold Caviar EX Toner
Në ulje

SKINFOOD Gold Caviar EX Toner

2,800 ALL 3,800 ALL
COSRX The 6 Peptide Skin Booster Serum
Në ulje

Historiku i markës

ABIB

ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.

Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.

Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.

Historiku i markës

A.H.C

A.H.Cështë marka e parë koreane e kujdesit të lëkurës, që prej krijimit të saj në vitin 1999, nga disa qendrat estetike dhe klinika dermatologjike në Seul. Ndërsa tani është një nga markat premium dhe më prestigjoze në Industrinë e Bukurisë: K-Beauty. Një nga përbërësit kryesor të cilin lehtësisht e gjejmë në produktet e markës A.H.C është acidi hialuronik i trefishtë, me peshë të ulët molekulare për të ofruar hidratim të thellë dhe ndihmon në reduktimin e shfaqjes së linjave të holla. Produkti më i shitur i markës A.H.C është kremi për zonën rreth syve Youth Lasting Real Eye Cream For Face,i cili shitet çdo 3 sekonda në Korenë e Jugut! Femrat koreane betohen se përdorimi i këtij kremi i bën ato të duken më të reja. 

Historiku i markës

AROMATICA

AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.

Historiku i markës

ATOPALM

Marka ATOPALM u krijua nga dashuria e një babai për fëmijët e tij dhe pasioni për kërkimin. Prej më shumë se 10 vitesh studim dhe kërkim të njohurive për gjetjen e zgjidhjes dhe trajtimit të lëkurës së ndjeshme, si tek fëmijët ashtu edhe të rriturit, lindi marka ATOPALM. Kjo markë kontribuon në mbrojtjen dhe kujdesin e shëndetit të lëkurës. 

Historiku i markës

BEAUTY OF JOSEON

Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht. 

Historiku i markës

BENTON

Benton është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre. Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, Benton përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjendjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyralë që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo përbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

Historiku i markës

BOUQUET GARNI

BOUQUET GARNI synon që me përdorim të produkteve aromatike të frymëzuar nga peizazhet romantike të Provence në Francë, t'jua bëjë çdo moment të bukur. Kjo markë ka gamë të gjerë produktesh, si: parfume për trupin, locione të ndryshme, maska, shampoo etj duke synuar grupmoshat që bebe e deri tek të rriturit. Të gjitha produktet e BOUQUET GARNI janë 100% të prodhuara në Kore. 

Historiku i markës

CELIMAX

CELIMAX është një markë e kozmetikës Koreano-Jugore, e themeluar në principin "Sinqeritet"!  Filozofia e tyre ka të bëjë me: kozmatika nuk mund të bëjë mrekulli, por CELIMAX ju ofron një premtim të sinqertë për një lëkurë më të mirë. CELIMAX është një skuadër e përbërë nga njerëz të apasionuar, që kërkojnë të zhvillojnë produkte efikase dhe ofrojnë vërtetë atë që premtojnë. Qëllimi i kësaj marke është angazhimi i principit të sinqeritetit midis konsumatorit dhe produktit, dhe do të mund të arrijë që klientët e saj të kenë një persepktivë ndryshe për industrinë e bukurisë!

Historiku i markës

COSRX

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

Historiku i markës

CLIO PROFESSIONAL

CLIO PROFESSIONAL është një markë koreano-jugore me bazë në distriktin
Seongdong, Seul, Koreja e Jugut. E krijuar në vitin 1993 ofron produkte
profesionale kozmetike. Me kalimin e kohës, kompania u degëzua në produkte të
tjera të kujdesit të lëkurës, flokëve dhe trupit duke lançuar kështu markat:
Peripera në vitin 2005, Goodal në vitin 2011 dhe Healing Bird në vitin 2017. Në
vitin 2012 marka koreano-jugore CLIO PROFESSIONAL hapi dyqanin e saj Club Clio
duke shitur të gjitha produkteve e markave të saj. Deri në fundin e vitit 2016
marka numëron plot 95 dyqane! Të gjitha produktet mbeten shumë të preferuara
dhe të shitura në Korenë e Jugut dhe gjithë Europën. Fondatina kompakte është produkt
“Bestseller” tashmë në KORAL SECRETS! Duke punuar me një ekip kërkimi dhe
zhvillimi me bazë në Evropë, marka zhvillon vazhdimisht koleksione të reja për
t'iu përshtatur tendencave dhe stinëve.

Historiku i markës

CP-1

Marka numër 1 e produkteve të flokut që produktet e saj shiten 4 të tilla në 1 minutë! Produktet e saj konsistojnë në një trajtim gjithëpërfshirës të flokut, të krijuar nga artistët e flokut (parukierë) profesional të salloneve të bukurisë CP-1. Ky sallon është një klinikë e përkujdesjes së flokut që prodhon produkte me përbërje të aminoacideve dhe proteinave, të ngjashme me ato të vetë flokut. Kjo markë mundëson që floku të pësojë një ndryshim të kënaqshëm çdo ditë. Filozofia e saj: SO EASY! JUST TRY!, SHUMË THJESHTË! VETËM PROVOJE! 

Historiku i markës

DOUBLE DARE

DOUBLE DARE është markë globale e themeluar në prill të 2017, nga veteranë të industrisë së bukurisë me eksperiencë 20 vjeçare në këtë fushë. Produktet e tyre ofrojnë inovacion, cilësi dhe janë të dizenjuara për femra dhe meshkuj. Filozofia e kësaj marke, është testimi i metodave të reja, moderne duke tejkaluar kufinjtë e bukurisë dhe të përkujdesjes së lëkurës, flokut dhe trupit. Të gjitha produktet janë të formuluara për të ushqyer një shpirt aventurier, dhe plot pasion për zbulimin e inovacioneve të reja. Guxo të zbulosh bukurinë me DOUBLE DARE SPA! 

Historiku i markës

DR. JART+

Ndryshe nga markat e tjera koreane të përkujdesjes së lëkurës, Dr.Jart+ arriti suksesin e tij të madh më parë në tregun amerikan, sesa në vendin e origjinës, falë vizionit të themeluesit Lee Jin-Wook. Gjithçka nisi me hapjen e dyqanit të tyre të parë në “Fifth Avenue” në New York e më pas me bashkëpunimin me gjigandin e rrjetit të dyqaneve Sephora. Bashkëthemeluesi i kësaj marke është Dr. Sung-Jae Jung, një ekspert dermatolog që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar shumë kërkime shkencore mbi problematikat e lëkurës së pacientëve të tij. Kështu lindi edhe emri Dr.Jart+, që nënkupton “Dr. Jung i bashkohet artit të përkujdesjes së lëkurës”. Për këtë markë punojnë një grup i madh dermatologësh, që vazhdojnë kërkimet shkencore për formulime sa më inovative që ndihmojnë në parandalimin e procesit të plakjes dhe i adresohen të gjithë tipeve të lëkurës.

.

Historiku i markës

ETUDE HOUSE

Etude House është themeluar në vitin 1985 në Korenë e Jugut. Emri i tij është i veçantë sepse është frymëzuar nga kompozimet instrumentale “étude” të muzikës klasike dhe nga vetë fjala që në frëngjisht do të thotë studim. Kjo “shtëpi studimi” e përkujdesjes së lëkurës dhe makeup-it, synon të frymëzojë të gjithë femrat në botë që këtë kujdes ndaj lëkurës dhe pamjes të mos e shohin si një rutinë të mërzitshme, por si një moment relaksues dhe argëtues për veten. Po aq argëtuese janë edhe paketimet e tij, gjithmonë lozonjare, shumëngjyrëshe dhe plot figura. Çfarë e bën këtë markë kaq të dashur është fakti se ofon produkte me cilësi të lartë me çmim të arsyeshëm.

Historiku i markës

GOODAL

GOODAL është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës shumë e njohur në Azi dhe prej vitesh në Perëndim! Emri i së cilës është krijuar nga bashkimi i fjalëve Good (e mirë) + All (gjithçka). Marka është themeluar dhe krijuar në vitin 2011, për të krijuar dhe prodhuar produkte me formulime të përqëndruara nga përbërës natyralë të bimë shumë të veçanta, bimë egra të rritura në pyjet e Amazonës! Nga këto bimë janë nxjerrë vajra esencialë në procesin e fermentimit të tyre, falë teknologjisë së lartë që vetë marka ka investuar! Këta përbërës, kultivohen në sezone të ndryshme në Kore, nga verërat e nxehta dhe të lagështa, deri në dimra të ftohta. Përbërësi kyç i markës GOODAL, janë ekstrakti i nxjerrë nga qitro jeshile, e quajtur green tangerine, i pasura me 10 herë më shumë vitaminë C se agrumet e zakonshme, vitaminë P e cila është sintetizuese e kolagjenit, duke e mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira, dhe përbërës të tjerë aktivë, për t’i ofruar lëkurës përfitime mbresëlënëse! Filozofia e markës GOODAL, e thotë më së miri: “Ofrojini lëkurës tuaj gjithçka të mirë ajo ka nevojë!”

Historiku i markës

HUXLEY

Huxley është një firmë për përkujdesjen e lëkurës, që prioritet kryesor ka vlerën natyrale të lëkurës. Ofron zgjidhje për lëkurën që vuan nga elementë të dëmshëm të mjedisit dhe nga stresi i zonave urbane. Përbërësi kyç është vaji organik i farës së fikut të detit saharian, që kultivohet në Marok. I zgjedhur me kujdes, i mbledhur me dorë dhe i shtypur në të ftohtë, ky përbërës i veçantë është i pasur në antioksidantë, është shume ushqyes dhe njihet për vetitë antiage. Huxley qëndron për bukurinë e vertetë.

Historiku i markës

I'M FROM

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’m from” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’m from”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Chiri-San apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

Historiku i markës

INNISFREE

Innisfree është markë koreane, pjesë e kompanisë më të madhe të Industrisë së Bukurisë në Korenë e Jugut, Amore Pacific. Emri i markës Innisfree është marrë nga poema lirike "The lake isle of Innisfree" e poetit William Butler Yeats. Kjo poemë shpreh nevojën e personazhit për tu larguar nga qendrat e zhvilluara urbane, për të gjetur paqen dhe lumturinë e munguar e për të shijuar frytet e natyrës së begatë të një ishulli.

Themeluesi i saj Sunghwan Suh, e kaloi fëmijërinë duke parë nënën e tij që prodhonte produkte artizanale kozmetike, e kështu u rrit me dashurinë dhe përkushtimin për përbërësit natyralë që ndihmojnë lëkurën. Ishullin e tij të ëndrrave “Innisfree” e gjeti tek ishulli Jeju, në Korenë e Jugut. Në këtë ishull ai ndërtoi fermën e tij sepse gjeti një ekosistem të veçantë me burime të pasura ushqyese për lëkurën falë: ajrit të pastër, ujit të pasur me minerale, tokës së përbërë nga hiri vullkanik, nivelit të duhur të reshjeve dhe temperaturave optimale.  Kjo është edhe filozofia që qëndron në krijimin e produkteve të markës Innisfree, me përbërje të pastra të ekstraktuara me metoda të veçanta, që sigurojnë formulime inovative për t’iu adresuar të gjitha problematikave të lëkurës, pa përdorur në to përbërës dhe konservantë të rrezikshëm.

Historiku i markës

ISNTREE

Ekipi i Isntree hyri në botën e përkujdesjes së lëkurës me hapjen e blog-ut të parë në Korenë e Jugut. Ata arritën një numër të madh ndjekësish falë informacioneve të detajuara për përbërës, formulime dhe produkte të Industrisë së Bukurisë. Në vitin 2012, pas një ekperiencë të gjatë dhe kërkesave të shumta të ndjekësve të tyre, ata krijuan produktet e tyre të para nën markën e tyre Isntree. Emri i markës e merr kuptimin nga bashkimi i tre fjalëve që tregojnë mbi filozofinë e saj: IS- island (ishull) N-nature (natyrë) TREE (pemë). Synimi i Isntree është të sjellë për konsumatorët produkte me përbërës të pastër, të sigurtë dhe të shëndetshëm për lëkurën duke nxitur bukurinë natyrale tek çdokush që i përdor.

Historiku i markës

IUNIK

Emri i markës së njohur koreane iUNIK është një akronim që qëndron për:

i- ideal (ideal)

U- unique (unik)

N- natural (natyral)

I-ingredients (përbërës)

K- know how to (të dish si)

E tillë është filozofia e iUNIK që në thelbin e saj do të thotë: “Të dish si të zhvillosh produktet më të mira që janë ideale për lëkurën, unike dhe efektive, me origjinë natyrale dhe me përbërës të sigurtë”. Përmes inovacionit dhe hulumtimeve të vazhdueshme, iUNIK synon krijimin dhe sigurimin e produkteve që i përgjigjen një tipologjie të caktuar të lëkurës apo një problematike të saj. Një vlerë e shtuar e këtyre produkteve është raporti i drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimit të arsyeshëm.

Historiku i markës

JUMISO

JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.

Historiku i markës

KEEP COOL

Marka koreane KEEP COOL ka emrin më "cool" të mundshëm në familjen Koral Secrets. Edhe pse ky emërtim është i lezetshëm dhe lozonjar, kuptimi i vërtetë qëndron te freskia që këto produkte i dhurojnë lëkurës. KEEP COOL kujdeset që ta mbrojë lëkurën nga efektet negative që shkakton nxehtësia si: plakja e parakohshme, inflamacioni, skuqja dhe shumë të tjera. Produktet e kësaj marke janë të zhvilluara nga specialistë të përkujdesjes ndaj lëkurës dhe të formuluara me teknologji inovative dhe përbërës natyralë, për t'i dhënë zgjidhje ideale problematikave të ndryshme të lëkurës. Asgjë nuk do t’ju freskojë lëkurën më shumë sesa 3 produktet spray hidratues të përzgjedhur nga ne: Soothe Fixence Mist, Shine Fixence Mist dhe Ocean Fixence Mist.

Historiku i markës

KLAIRS

KLAIRS është një markë e cilësisë së lartë në botën e K-Beauty, pjesë e gjigandit të kozmetikës, Wishtrend. Që prej krijimit të saj në vitin 2010, ajo i ka qëndruar besnike filozofisë "Simple, but enough!"
(E thjeshtë, por mjaftueshëm!). Kjo markë ka besimin se edhe produktet me formulime të thjeshta dhe pa përbërës të dëmshëm, sjellin rezultate të shkëlqyera për të gjithë tipet e lëkurës. Përbërja e tyre është hipoalergjike dhe të gjitha këto produkte janë të përshtatshme për lëkurën me sensitivitet të lartë.
Ndër vite, KLAIRS ka fituar popullaritet të lartë falë fjalëve të mira të thëna nga konsumatorë që mbeten gjithmonë të kënaqur. Pa harruar këtu dhe një pikë tjetër të fortë, raportin e drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimeve të arsyeshme të produkteve të saj. Gjithashtu KLAIRS është një nga markat më miqësore me mjedisin dhe kafshët, sepse prodhon produkte vegane, të pa testuara në kafshë dhe e nënvizon gjithmonë faktin se ky koncept abuziv është i gabuar e duhet luftuar. Ka fituar 20 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Shembuj të këtij suksesi janë: toneri “Supple Preparation Facial Toner” dhe serumi me vitaminë C “Freshly Juiced Vitamin Drop”, që secili është shitur me mbi 1 milion herë. 

Historiku i markës

KLAVUU

Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!

Historiku i markës

LANEIGE

Laneige është krijuar në vitin 1994 si pjesë e grupit Amore Pacific. Suksesin e vërtetë e arriti pas kërkimit shkencor që solli shpikjen e teknologjisë Advanced Water ScienceTM, që është klinikisht e vërtetuar që hidraton lëkurën për 24h. Laneige është marka udhëheqëse e industrisë përsa i përket predikimit mbi rëndësinë e hidratimit të lëkurës, sidomos në botën perëndimore. Laneige është frymëzuar nga “la neige” që në frëngjisht do të thotë “dëborë”. Ajo e bazon filozofinë e saj në marrëdhënien unike mes ujit dhe borës, ku njëri element rilind nga elementi tjetër në një cikël të vazhdueshëm. Si përbërësin kryesor, ajo përdor ujin e pastër akullnajor nga burimet e Himalajeve, duke i bërë produktet e saj të mbrojnë qelizat e lëkurës, të ruajnë balancën dhe forcojnë imunitetin e saj. E frymëzuar nga bukuria e paprekur dhe pastërtia e borës, linja e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës e Laneige kombinon teknologjinë moderne dhe përbërës të cilësisë së lartë për të zbuluar bukurinë e pastër dhe rinore.

Historiku i markës

MAXCLINIC

Maxclinic lindi si një markë e përkujdesjes ndaj lëkurës e bazuar mbi konceptin e klinikave SPA. Me ndihmën e dermatologëve dhe ekspertëve të këtyre klinikave, Maxclinic i krijon produktet e saj luksoze që të rikthejnë shkëlqimin natyral të lëkurës. Vetë emri i saj është krijuar me kuptimin për të marrë maksimumin e eksperiencës së klinikave SPA. Filozofia e saj konsiston në përbërje shëruese dhe të përshtatshme për çdo tip lëkure. Marka shquhet për teknologjinë e saj të avancuar që sjell produkte unike si psh. Catrin Natural 100 Sunkill RX SPF46 PA+++, një mbrojtës ndaj rrezeve të diellit me përbërje pudre.

Historiku i markës

MEDIHEAL

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

Historiku i markës

MISSHA

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane Missha. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. Missha hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, Missha fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, Missha ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

Historiku i markës

MOONSHOT

Kultura koreane është bërë një fenomen që ka krijuar një impakt global të njohur me termin “Korean Wave”. Këtë ndikim e ka arritur me anë të K-pop (zhanri i muzikës Pop), K-dramas (kinematografia koreane) dhe së fundmi K-Beauty (Industria e Bukurisë Koreane). Këtë mision pati edhe kompania e menaxhimit “Korean Music Entertainment Company YG”, ku në Tetor 2014 krijoi markën e përkujdesjes ndaj lëkurës Moonshot. Vetë emri i saj, nënkupton “shooting a rocket to the moon”, që do të thotë “të dërgosh një raketë në hënë”. Me këtë slogan ata duan të shfaqin vizionin e kompanisë për të arritur majën në Industrinë e Bukurisë.  Produktet e kësaj marke përcjellin frymën unike dhe të pavarur të kompanisë YG Entertainment. Produktet e saj më të dashura janë krijuar mbi konceptin se një produkt duhet të kryejë disa funksione njëherësh. Shembulli më i mirë është fondatina “bestseller” Micro Settingfit Cushion, që përveçse është një bazë shumë e mirë makeup-i, ka edhe veti të shumta përkujdesjeje ndaj lëkurës.

Historiku i markës

NATURE REPUBLIC

NATURE REPUBLIC është krijuar në vitin 2009 në Korenë e Jugut. Filozofia e formulimeve të produkteve të saj ka të bëjë me përbërje natyrale dhe bimore. NATURE REPUBLIC është një markë natyrale që gjen dhe ofron energjinë e jetës nga natyrat e ndryshme në mbarë botën. Zbuloni me të 10 llojet e ndryshme të përbërësve që ajo mbështetet në formulimet e produkteve të saj, si: aloe vera, ujë nga thellësia e detit, sekrecion kërmilli, calendula, argan, fara nga pema baobab, ujë i oksigjenuar, gjalpë shea, ginseng, çaj jeshil etj. E preferuara e KORAL SECRETS është linja me argan! 

Historiku i markës

NARD

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

Historiku i markës

NEOGEN

Neogen u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitime vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e Neogen-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, Neogen ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

Historiku i markës

PURITO

Purito është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyralë dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se Purito në formulimet e produkteve të tij nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.

Historiku i markës

PYUNKANG YUL

Pyunkang Yul është një markë koreane e themeluar nga klinika mjekësorePyunkang Oriental, një institucion shumë i njohur në Korenë e Jugut, për trajtimin e sëmundjeve atopike të lëkurës, duke u fokusuar në përdorimin e përbërësve dhe recetave të mjekësisë tradicionale koreane. Misioni i Kompanisë është mbrojtja e lëkurës, dhe shmangia e të gjithë substancave kimike të panevojshme në përbërjet e produkteve. Pyunkang Yul ka formulime minimaliste, por shumë inovative dhe të teknologjisë së lartë. Produktet e saj nuk përmbajnë fillera, që gjenden rëndomtë në produktet kozmetike dhe të përkujdesjes së lëkurës. Kjo bën që pothuajse të gjitha produtket e saj janë pa fragrancë dhe ngjyrues artificial. Kjo filozofi e të kthyerit pas në kohë, dhe përdorimit të recetave bazike vërteton më së miri se kjo është mënyra e duhur e mbrojtjes, dhe e qetësimit të lëkurës së irrituar dhe asaj të lodhur. Pyunkang Yul është përgjigjia e të gjithë lutjeve e personave me lëkurë shumë sensitive! Marka kujdeset të jetë: ekologjike, të mos testojë në kafshë, dhe të mos përdorë materiale plastike pa kriter.

Historiku i markës

SKINFOOD

Skinfood ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyralë të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i Skinfood-it mban kontakt me fermerët kudo në botë dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që Skinfood përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produktet deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.

Historiku i markës

SOME BY MI

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjithë problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjithë produktet e markës janë shumë të dashur për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektivë dhe të përshtatshëm për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

Historiku i markës

SULWHASOO

Marka prestigjoze SULWHASOO u krijua në vitin 1966 nga z.Suh Sung-whan. Themeluesi u njoh me rëndësinë e bimëve medicinale koreane gjatë fëmijërisë, teksa ndihmonte nënën e tij në biznesin e vajit esencial të bimës Camellia, e më pas gjatë viteve që kaloi në Universitetin e Mjekësisë Orientale Kyunghee, duke zhvilluar kërkime shkencore mbi krijimin e formulimeve sa më inovative. Pikërisht në filozofinë e markës së tij, shprehet dashuria dhe përkushtimi ndaj këtyre bimëve mrekullibërëse. Për SULWHASOO-n, bukuria ideale qëndron në mjekësinë bimore koreane e frymëzuar nga urtësia aziatike. Fokusi i produkteve të saj luksoze nuk është vetëm në trajtimin e shenjave të dukshme, por edhe në gjetjen dhe adresimin e shkaqeve të problematikave të shfaqura në lëkurë. Ndryshe nga kompanitë e tjera koreane të bukurisë, SULWHASOO i mbetet besnik produkteve të tij tradicionale dhe sjell gjatë gjithë kohës versione të përmirësuara të formulimeve. Shembujt më të mirë që përcjellin këtë qasje janë "First Care Activating Serum" që zhvillohet për më shumë se 20 vjet dhe linja "Concentrated Ginseng EX" që përmirësohet prej më shumë se gjysmë shekulli.

Historiku i markës

THE PLANT BASE

Në vitin 2005 lindi marka “The Plant Base”, e cila u bë e famshme për prodhimin e sapunëve artizalë me 100% përbërje bimore. Hapin e madh në Industrinë e Përkujdesjes së Lëkurës e hodhi pas kërkesave të shumta të konsumatorëve të saj, që i adhuronin këta sapunë.  Sa herë do të përdorni një produkt të “The Plant Base”, do t’ju duket sikur prekni natyrën, që është edhe shpirti i vetë markës. Formulimet inovative të saj janë hipoalergjike dhe krijohen vetëm me përbërës organikë të certifikuar. The Plant Base merr frymëzim të pafund në natyrë dhe nuk ndalon së kërkuari teknologji të avancuara dhe përbërës të rinj, për të arritur bukurinë e shëndetshme. E gjithë kjo përkthehet në dy serumet më të shitura “Time Stop Collagen Ampoule” dhe “Waterfall Moist Balanced Hyaluronic Acid 100”, që janë përzgjedhur me shumë vëmendje nga Koral Secrets.

Historiku i markës

TOUN28

TOUN28 është një markë koreano-jugore e themeluar në vitin
2017 nga Jung Maria, i cili më parë ka punuar në institutin e kërkimit të materialeve
kozmetike Bio Spectrum dhe Park Jun-Su. Kjo markë e kujdesit të lëkurës
fokusohet plotësisht në produkte natyrale të kujdesit të lëkurës, që promovojnë
një qasje të shëndetshme, të qëndrueshme dhe efektive. Marka TOUN28 përdor
vetëm përbërës organikë, të zgjedhur specifikisht me kujdesin e cilësisë më të lartë,
disa prej të cilave rriten dhe prodhohen vetë. Të gjitha produktet përmbajnë
një recetë unike të bërë nga bashkëthemeluesi dhe CEO i TOUN28 Jung Maria! Vlen
të theksohet se të gjitha produktet e markës TOUN28 kanë paketim ekologjik,
duke mbrojtur kështu edhe mjedisin.

Historiku i markës

TONYMOLY

Marka TONYMOLY është krijuar në Nëntor të vitit 2006 falë mbështetjes së Tae Sung Industry, me bazë në Kore të Jugut. Emri i saj do të thotë "të vendosësh stil në paketim".  Kjo markë ofron produkte të shumëllojshme për kujdesin e lëkurës, me një fokus miqësor ndaj mjedisit, si edhe me përbërës natyral dhe organik, të patestuara në kafshë. Çdo produkt i blerë nga marka TONYMOLY do t'ju vijë në një paketim tepër argëtues. Të gjithë e duan rininë në çdo moshë, ndaj dhe TONYMOLY është e përkushtuar për të ofruar lëkurë rinore te klientët e saj duke i ofruar shkëlqim dhe rigjallërim. Edhe muzikantët nga grupet e njohura koreane si Jaxsen dhe Sanche të GOT7 preferojnë produktet e Tony Moly.

PRODUKTI I JAVËS

SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner

SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner

1,300 ALL 2,500 ALL

SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner është një nga produktet më të preferuara në Korenë e Jugut, i shitur çdo 3 sekonda! Nga vetë emërtimi kuptohet që përmban 3 lloje të ndryshme eksfoliantësh kimik, si AHA, BHA, PHA, pa harruar ekstraktin e frutit të Papaya-s dhe Witch Hazel, që nxit ripërtëritjen e qelizave. AHA, largon qelizat e vdekura. BHA, pastron thellësisht poret nga sebumi i tepërt. PHA, mban lagështinë e duhur dhe forcon barrierën e lëkurës. Gjithashtu, uji i ekstraktuar nga bima e Pemës së Çajit, lufton aknet dhe ul inflamacionin. Nga ana tjetër, adenosine dhe niacinamide e ushqejnë lëkurën me hidratim. Produkti është i testuar dermatologjikisht, sidomos për lekurën e ndjeshme.

Formula e tij është e pa testuar në kafshë dhe nuk përmban: alkool, sulfate, aromë artificiale, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral, silikon.
Niveli i pH është 5.5.

 *150ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i vajit të Pemës së Çajit (Tea Tree), AHA, BHA, PHA

Lista e plotë e përbërësve

Water, Quaternium-60, Propylene Glycol, Bambusa Arundinacea Stem Powder, Cellulose, Citron Extract (20,000 ppm), Dipropylene Glycol, Carbomer Water(Carbomated Water), Water (Glacier Water), Nelumbo Nucifera Flower Extract, Coptis Japonica extract, Niacinamide (1,000 ppb), Panthenol, Arbutin, Ascorbyl Glucoside, Glutathione, (-)-alpha-bisabolol, Menadione, Tocopherol, Ascorbic Acid, Biotin, Ascorbyl Tetraisopalmitate, Cyanocobalamin, Butylene Glycol, Lactobionic Acid, 1,2-Hexanediol, Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Raspberry Ketone, Disodium EDTA, Fragrance, Limonene

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

K-SECRETS

BLOG