Dr.FORHAIR Phyto Fresh Shampoo

2,600.00 ALL 2,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.

Sasia
Përshkrimi

Dr.FORHAIR Phyto Fresh Shampoo është një shampo, e krijuar posaçërisht për kujdesin e skalpit të yndyrshëm. Formula e saj, e balancuar në pH dhe e pasur me përbërës natyralë, pastron butësisht por në mënyrë efektive, duke larguar yndyrën e tepërt, papastërtitë, pa e irrituar më shumë skalpin. Sekreti qëndron në kompleksin ekskluziv Anti Sebum P™, i cili ndihmon në balancimin e prodhimit të sebumit dhe redukton ndjeshëm ndjesinë e rëndesës në rrënjë. Ky kompleks fuqizohet nga Herb Clean Complex, një përzierje e pasur ekstraktesh bimore si kamomil, rozmarinë, rigon, spearmint dhe menthol, të cilat veprojnë në harmoni për të qetësuar lëkurën dhe për të lënë pas një aromë natyrale të pastërtisë. Por nuk mbaron me kaq! Formulimi përmban gjithashtu Beta-Glucan dhe Panthenol, të cilët ofrojnë mbrojtje shtesë ndaj tharjes dhe irritimit, duke lënë flokun të butë dhe të hidratuar. Me përdorim të rregullt, kjo formulë ofron një ndjesi të përhershme freskie dhe pastërtie. Kjo shampoo është e përshtatshme për të gjitha tipet e flokëve, por kryesisht për skalp të yndyrshëm.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.

*500ml/70ml

Përdorimi

Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Anti Sebum P™, Herb Clean Complex, kamomil, rozmarinë, rigon, spearmint, menthol, Beta-Glucan, Panthenol

Lista e plotë e përbërësve

Water, Ammonium Laureth Sulfate, Ammonium Lauryl Sulfate, Lauryl Hydroxysultaine, Butylene Glycol, Glycerin, Propanediol, Alcohol, Fragrance, PEG-6 Caprylic/Capric Glycerides, Menthol, C12-13 Alketh-9, Polyquaternium-10, Sodium Benzoate, Phenoxyethanol, Caprylyl Glycol, Polyquaternium-7, Limonene, Disodium EDTA, Citric Acid, Sodium Chloride, Ethylhexylglycerin, Linalool, Benzyl Salicylate, Triticum Monococcum (Wheat) Stem Water, Dipropylene Glycol, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower/Leaf Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Flower Extract, Pentylene Glycol, Origanum Vulgare Leaf Extract, Mentha Viridis (Spearmint) Extract, Melissa Officinalis Extract, Trehalose, Piroctone Olamine, Bambusa Vulgaris Water, Cocamide Methyl MEA, Rhus Semialata Gall Extract, 1,2-Hexanediol, Sapindus Trifoliatus Fruit Extract, Saponaria Officinalis Leaf Extract, Moringa Oleifera Seed Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Bark/Leaf/Twig Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Tocopherol, Beta-Glucan, Potassium Sorbate, Pueraria Lobata Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Camellia Japonica Flower Extract, Algin

Marka

Dr. FORHAIR është një markë globale për kujdesin e kokës në konstante kërkimi për flokë të bukur dhe skalp të shëndetshëm! E themeluar në vitin 2014, Dr. FORHAIR është e përkushtuar të adresojë probleme të ndryshme të flokëve dhe kokës përmes programeve të kujdesit profesional të kuruar. Dr. FORHAIR ka 22 qendra për kujdesin e kokës, një sallon bukurie të specializuar në programet e avancuara të kujdesit të kokës dhe flokëve, dhe një laborator që fokusohet në kërkimin dhe zhvillimin e kujdesit të kokës/flokut të vendosur në Korenë e Jugut për të siguruar ruajtjen e një skalpi të shëndetshëm. Dr. FORHAIR, e dinë se kujdesi i kokës është themeli për të pasur flokë të shëndetshëm dhe të bukur. Kështuqë, produktet e tyre janë formuluar me përbërës të dobishëm që premtojnë të nxjerrin në pah më të mirën e shëndetit, flokë të bukur me një skalp të shëndetshëm dhe të pastër!

Reviews

Shpërndani

2,600.00 ALL 2,000.00 ALL