Brandi #1 në Kore për rezultate të dukshme!
I preferuar nga Kris Jenner, Beatrix Ramosaj dhe Mikayla Nogueira. Një STANDARD i ri i K-beauty për efekt real në lëkurë.
Nëse keni kaluar qoftë edhe pak minuta në TikTok-un korean të skincare-it, me siguri keni parë video të vajzave me atë lëkurën e famshme “glass skin”, aq të pastër dhe me shkëlqim, sa shpesh duket e pabesueshme.
Por si arrihet kjo?
Për një kohë të gjatë, edhe ne mendonim se ishte thjesht kombinim filtrash, ndriçimi perfekt apo gjenetikë e mirë. Megjithatë, gjatë kërkimeve tona të vazhdueshme në botën e K-Beauty, zbuluam se sekreti shpesh qëndron te qasja e duhur ndaj skincare-it dhe përbërësve që përdoren.
Industria koreane e bukurisë njihet për inovacionin dhe formulat e saj të avancuara, ku çdo brand sjell filozofinë dhe identitetin e vet. Pikërisht në këtë treg kaq konkurrues, kohët e fundit një nga emrat që ka tërhequr vëmendje të madhe si në raftet e Olive Young, ashtu edhe në Rrjetet Sociale, është SUNGBOON EDITOR.
Ndryshe nga shumë trende kalimtare, SUNGBOON EDITOR u kthye në fenomen falë fokusit të tij te një koncept i thjeshtë, por shumë efikas: “redaktimi” i përbërësve.
Kjo filozofi nuk synon thjesht të krijojë produkte të bukura për marketing, por të përzgjedhë me kujdes përbërësit më efektivë dhe t’i kombinojë në formula që japin rezultate reale për lëkurën.
Në këtë artikull, do të zhytemi më thellë në filozofinë e tyre, do të zbulojmë shkencën pas sukseseve të tyre të pabesueshme dhe do të kuptojmë pse janë kthyer në një nga markat më të kërkuara në Kore dhe jo vetëm.
HISTORIA E MARKËS: SI LINDI SUNGBOON EDITOR?
Emri “SUNGBOON EDITOR” në koreanishte do të thotë “përbërës”, ndërsa “Editor” simbolizon procesin e përzgjedhjes dhe eliminimit të elementeve të panevojshme nga formulat skincare.
Marka lindi në Korenë e Jugut gjatë periudhës kur konsumatorët koreanë filluan të lodheshin nga skincare-i i komplikuar me 10–15 hapa.
Konsumatorët kërkonin produkte: më efektive, më të sigurta, më të pastra dhe me rezultate reale, jo vetëm marketing.
Edhe pse marka ruan një profil relativisht minimalist për themeluesit dhe ekipin laboratorik, dihet se zhvillimi i produkteve bëhet në bashkëpunim me laboratorë dermatologjikë koreanë të fokusuar te formulimet funksionale dhe teknologjitë e absorbimit të avancuar.
Ky mister rreth markës ka ndikuar edhe më shumë në viralitetin e saj, sepse konsumatorët janë fokusuar te rezultatet reale dhe jo te “fytyra e famshme” pas brandit.
PSE SUNGBOON EDITOR U BË KAQ VIRALE?
Ka marka që bëhen trend për disa javë.
Por Sungboon Editor arriti diçka shumë më të rrallë: u kthye në obsesion të vazhdueshëm në TikTok, Instagram dhe komunitetet koreane të skincare-it.
Arsyeja kryesore?
Rezultatet janë vizualisht të dukshme.
Në epokën e TikTok-ut, produktet që bëhen virale janë ato që: japin efekt të menjëhershëm, duken mirë në kamera dhe krijojnë “before/after” dramatike.
Brenda pak muajsh, videot me hashtag-un e markës filluan të grumbullonin miliona shikime.
FENOMENI I OLIVE YOUNG: KUR NJË MARKË FITON “OSCAR-IN” E K-BEAUTY
Nëse nuk e njihni botën koreane të bukurisë, duhet të dini diçka shumë të rëndësishme:Në Kore, suksesi i një marke matet nga një emër: Olive Young.
Olive Young është rrjeti më i madh beauty healthcare në Korenë e Jugut dhe konsiderohet destinacioni nr.1 për skincare.
Kur një produkt bëhet bestseller atje, kjo do të thotë që:
- po shitet realisht
- njerëzit po e ribëjnë blerjen
- dhe konsumatorët janë të kënaqur
SUNGBOON EDITOR arriti të fitojë vëmendjen e Olive Young në mënyrë spektakolare:
- produktet e saj u renditën ndër më të shiturat në kategorinë pore-care
- marka fitoi çmime dhe renditje të larta gjatë 2023–2024
- dhe shumë produkte shpesh dilnin “sold out”
Në K-Beauty, kjo konsiderohet vulë besueshmërie.
PRODUKTI QË SHPËRTHEU INTERNETIN

Por çfarë e bëri këtë ampulë kaq speciale?
Ky produkt u bë viral falë formulës së tij për ndriçimin dhe njëtrajtësimin e lëkurës. Kombinimi i Kojic Acid dhe Niacinamide ndihmon në zbehjen e njollave, përmirësimin e teksturës dhe dhënien e një shkëlqimi natyral në lëkurë.
Përveç rezultateve, përdoruesit e pëlqyen edhe për teksturën e lehtë që përthithet shpejt dhe nuk e rëndon lëkurën.
Teknologjia pas formulës: SUNGBOON EDITOR fokusohet te kombinimi i përbërësve efektivë, por të butë për lëkurën. Formulat janë krijuar që të japin rezultate gradualisht, pa irrituar lëkurën, duke e bërë brandin një nga më të përfolurit në K-Beauty.
Kjo teknologji përdoret edhe në skincare luksoz dermatologjik, ndaj marka fitoi reputacion si:“K-beauty me qasje laboratorike.”
Shikoni produktinKURIOZITETE QË NDOSHTA NUK I DINIT PËR SUNGBOON EDITOR
1. Shitje rekord në Kore
Brenda një kohe shumë të shkurtër, SUNGBOON EDITOR u kthye në një nga brandet më të shitura në Kore, sidomos në Olive Young. Popullariteti i tyre u rrit edhe më shumë falë TikTok-ut dhe review-ve pozitive nga përdoruesit e K-Beauty.
2. TikTok ndikoi jashtëzakonisht shumë në suksesin e markës
Ndryshe nga markat tradicionale që investojnë kryesisht në reklama SUNGBOON EDITOR u rrit kryesisht përmes:
- review-ve organike
- skincare influencers
- dhe videove “before/after”
3. Marka fokusohet shumë te “Clean Beauty”
Shumë produkte kanë formula minimaliste dhe testime dermatologjike për lëkurë sensitive.
Kjo është arsyeja pse marka u bë shumë popullore edhe te njerëzit me:
- akne
- barrierë të dëmtuar
BEST-SELLERS QË E BËNË MARKËN IKONIKE
1. Green Tomato NMN Pore Minimizing Ampoule
Heroi absolut i markës për:
- pore
- teksturë
- yndyrë
2. Silk Peptide Intensive Lifting Ampoule
Shumë përdorues e quajnë: glass skin me efekt:
- lifting
- rigjenerues
- anti-age
3. Silk Peptide EGF Intensive Gold Mask
Maska që u bë virale për glow-in ekstrem pas përdorimit:
- para eventeve
- para makeup-it
- ose kur lëkura duket e lodhur
PSE NJERËZIT PO FIKSOHEN KAQ SHUMË PAS KËSAJ MARKE?
Sepse SUNGBOON EDITOR; nuk shet thjesht skincare.
Shet idenë që: lëkura nuk ka nevojë të mbulohet, ka nevojë të përmirësohet.
Në një periudhë ku njerëzit po largohen gradualisht nga makeup-i shumë i rëndë dhe po fokusohen më shumë te “real skin”, marka erdhi në momentin perfekt. Dhe ndoshta kjo është arsyeja më e madhe pse po dominon tregun korean.
ÇFARË MENDOJ UNË?
Personalisht, jam shumë kurioze të shoh çfarë do t’i bëjë lëkurës sime në vazhdim, sepse jam ende në hapat e parë të përdorimit të produkteve të tyre. Deri tani, produkti që më ka pëlqyer më shumë është: SUNGBOON EDITOR Green Tomato NMN Pore Minimizing Ampoule.
Si dikush me lëkurë të yndyrshme dhe pore të dukshme, mund të them që po më pëlqen vërtet efekti që po më jep në lëkurë. E ndjej lëkurën më të lëmuar, më të pastër dhe makeup-i po qëndron shumë më bukur. Jam shumë kurioze ta vazhdoj përdorimin dhe të shoh rezultatet pas disa javësh.
Po ju, cilin produkt do të provonit të parin nga SUNGBOON EDITOR?
Deri atëherë, shihemi në artikujt e radhës.
Përqaputhje 🤭
Eksploro SUNGBOON EDITOR në Koral Secrets
Zgjidh produktin që i përshtatet më shumë lëkurës tënde.
Shiko koleksionin
