SOME BY MI TRUECICA™ Aqua Calming Suncream SPF 50+ PA++++

2,300.00 ALL 1,200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.

Përshkrimi

SOME BY MI TRUECICA™ Aqua Calming Suncream SPF 50+ PA++++ nga marka SOME BY MI është formuluar posaçërisht për lëkurë sensitive, të irrituar ose me tendencë akneike. Me një teksturë jashtëzakonisht të lehtë dhe të freskët, përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse apo shkëlqim të tepërt, duke e bërë ideal për përdorim të përditshëm. Formula përmban kompleksin e patentuar TRUECICA™, një përzierje e fuqishme me Centella Asiatica, Tea Tree dhe Mugwort, të njohura për vetitë e tyre qetësuese dhe anti-inflamatore. Kremi është i pasur gjithashtu me 2% niacinamide, që ndihmon në njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës dhe kontrollin e prodhimit të yndyrës, duke dhuruar një lëkurë më të pastër dhe më të shëndetshme. I përshtatshëm veçanërisht për lëkura mikse dhe të yndyrshme.

Formula e tij është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale dhe vajra esencialë. 


*50ml

Përdorimi

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

TRUECICA™, 2% niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

 Water, Dibutyl Adipate, Diethylhexyl Butamido Triazone, C12-15 Alkyl Benzoate, Dicaprylyl Carbonate, Propanediol, Butylene Glycol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Niacinamide, Terephthalylidene Dicamphor Sulfonic Acid, 1,2-Hexanediol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Silica, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Rhus Succedanea Fruit Wax,Ethylhexyl Triazone, Tromethamine, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract(1 %), Centella Asiatica Extract(201 ppb), Artemisia Capillaris Extract(1 ppb), Asiaticoside(400 ppb), Madecassic Acid(360 ppb), Asiatic Acid(240 ppb), Madecassoside(0.1 ppb), Trehalose, Panthenol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Sodium Palmitoyl Proline, Nymphaea Alba Flower Extract, Copernicia Cerifera (Carnauba) Wax, Potassium Cetyl Phosphate, Cetearyl Alcohol, Behenyl Alcohol, Coco-Caprylate/Caprate, Glyceryl Stearate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Carbomer, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Synthetic Wax, Dibutyl Lauroyl Glutamide, Dextrin Palmitate, Polyurethane-1, Sodium Stearoxy PG-Hydroxyethylcellulose Sulfonate, Trihydroxystearin, Oryza Sativa (Rice) Bran Wax, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Tocopherol, Dipropylene Glycol, Glycerin, Portulaca Oleracea Extract, Linalool, Geraniol, Limonene

Marka

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

 

Reviews

Shpërndani