SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Truecica™ Clear Pad

2,300.00 ALL 1,500.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 28 dhe Gusht 29.

Përshkrimi

nJu prezantojmë një nga produktet më të shitura dhe më të dashura të markës koreane SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Truecica™ Clear Pad, tampone eksfoluese dhe qetësuese, të formuluara posaçërisht për të trajtuar lëkurën me yndyrë, pore të zmadhuara dhe akne. Ky produkt është vazhdim i suksesit të madh të tonerit të famshëm “30 Days Miracle Toner”, dhe vjen si një zgjidhje e përditshme dhe praktike në formë tamponësh të dyanshëm, të njomur me një përzierje të balancuar të AHA, BHA dhe PHA,  tre acide të njohura për veprimin e tyre eksfolues dhe pastrues. Këta përbërës ndihmojnë në heqjen e qelizave të vdekura, pastrimin e poreve në thellësi dhe kontrollin e sebumit, duke përmirësuar ndjeshëm teksturën dhe pamjen e lëkurës. Formulimi është i pasur gjithashtu me Truecica™, një kompleks qetësues i krijuar për të forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe për të reduktuar irritimet. Uji i lëvores së shelgut dhe uji i gjetheve të pemës së çajit përmbajnë veti  antibakteriale dhe anti-inflamatore, të cilat ndihmojnë në zbutjen e akneve dhe skuqjeve, duke sjellë një ndjesi freskie dhe pastërtie pas çdo përdorimi. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, në veçanti për lëkurën e ydyrshme dhe me tendencë akneike, ky produkt është ideal për përdorim të përditshëm dhe shndërrohet shpejt në një hap të pandashëm të rutinës suaj të kujdesit për lëkurën.

Formula e saj është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*70 tamponë pambuku

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2 herë në javë, ose sipas nevojës.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i vajit të Pemës së Çajit (Tea Tree), AHA, BHA, PHA, Truecica™, ujë i lëvores së shelgut

Lista e plotë e përbërësve

Salix Alba (Willow) Bark Water(85 %), Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Sodium Hyaluronate, Betaine Salicylate(0.5 %), Artemisia Princeps Leaf Extract(100 ppm), Centella Asiatica Extract(4,985 ppm), Centella Asiatica Leaf Extract(350 ppb), Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water(4,800 ppm), Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Opuntia Ficus-Indica Extract, Houttuynia Cordata Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Madecassic Acid(5,000 ppb), Asiaticoside(5,650 ppb), Asiatic Acid(5,000 ppb), Madecassoside(19,000 ppb), Allantoin, Panthenol, Arginine, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Citric Acid(100 ppm), Lactobionic Acid(100 ppm), Sodium Hydroxide, Water, Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Raspberry Ketone, Mentha Piperita (Peppermint) Oil

Marka

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.




Reviews

Shpërndani