ROVECTIN Clean Forever Young Biome Ampoule është një ampulë e formuluar me kompleksin e 7 shtresa të ndryshme të Dualbiotic Complex (Prebiotikë & Probiotikë). Këta përbërës reduktojnë vijat e holla dhe rrudhat, ofrojnë vitalitet, forcojnë barrierën mbrojëse dhe premtojnë një lëkurë të freskët. Kjo ampulë gjithashtu ka në përbërjen e saj ekstrakt Anastatica Hierochuntica (Trëndafili i Jerikos), e cila është një bimë që lulëzon me vetëm një pikë uji në shkretëtirën e thatë dhe siguron lagështi të qëndrueshme në lëkurë. Formulimi i kësaj ampule me Ferment Lactobacillus, një përbërës me origjinë nga sheqeri i kokosit, i pasur me minerale dhe vitamina, mundëson një barrierë lëkure shumë të shëndetshme dhe rinore, pasi rigjeneron pengesën e dëmtuar të lëkurës me një proporcion të saktë të magnezit dhe kalciumit. Ndërsa përbërja me ekstrakt të fermentit të sojës, një probiotik me bazë bimore, rrit imunitetin e lëkurës. Përbërësi i fermentuar të cilin e hasim më së shumti, Bifida Ferment Lisate mbron dëmtimet e mundshme të lëkurës nga rrezet UV dhe ndihmon në rigjenerimin e qelizave të dëmtuara të saj, duke përmirësuar elasticitetin e lëkurës. Nëse menduat se përbërja e tij përfundon këtu, gaboheni! Lactobacillus Ferment Lysate & Lactococcus Ferment Lysate, rigjenerojnë enzimat që parandalojnë dhe trajtojnë shenjat e plakjes së lëkurës, duke siguruar një efekt “lifting” të saj. Ndësa Xylose & Fruktooligosacharides, janë polisakaride të prebiotikëve, të cilat ushqejnë probiotikët për të rritur fuqinë e veprimit të tyre në lëkurë. Gjithashtu ekstrakti i patëllxhanit, shumë i pasur me lupeol, ndihmon në qetësimin e lëkurës së irrituar dhe përmirëson tonalitetin e saj. Me plot siguri mund ta themi se kjo ampulë do të kthehet në produktin tuaj të preferuar antirrudhë. Kjo ampulë është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës dhe adreson shenjat e moshës!

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

Anastatica Hierochuntica (Trëndafili i Jerikos), Ferment Lactobacillus, ekstrakt të fermentit të sojës, Bifida Ferment Lisate, Lactobacillus Ferment Lysate & Lactococcus Ferment Lysate, Xylose & Fruktooligosacharides, ekstrakti i patëllxhanit

Lista e plotë e përbërësve

Water, Lactobacillus Ferment, Propanediol, Butylene Glycol, Glycerin, Glycereth-26, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Bifida Ferment Lysate, Lactobacillus Ferment Lysate, Lactococcus Ferment Lysate, Anastatica Hierochuntica Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Xylose, Sucrose, Panthenol, Adenosine, Biosaccharide Gum-1, Tromethamine, Hydrogenated Lecithin, Sodium Phytate, Tocopherol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Polyglyceryl-10 Laurate, Diphenyl Dimethicone, Triethylhexanoin, Ethylhexylglycerin, Fructooligosaccharides, Xanthan Gum, Carbomer, Citric Acid, Sodium Citrate, Disodium EDTA

Marka koreane ROVECTIN lindi nga besimi i themeluesit të saj z.Lee, se një lëkurë e shëndetshme dhe e bukur ndikon në cilësinë e jetës, sepse lidhet drejtpërsëdrejti me vetëbesimin e gjithësecilit. Teksa shikonte motrën e tij që vuante nga sëmundja e kanceri, dhe lëkura e saj ishte irrituar dhe dehidratuar nga efektet anësore të kimioterapisë, ai krijoi markën e tij ROVECTIN. Filozofia e markës shprehet edhe nëpërmjet emrit që vjen nga fjala në latinisht “reverti” që do të thotë “kthim”, pra që të kthesh lëkurën në gjendjen fillestare. Fokusi i saj qëndron në zhvillimin e produkteve me efekt shërues dhe rigjenerues për barrierën e lëkurës. Prej formulës ekskluzive Repair Complex, ROVECTIN u bë marka më e besueshme e përkujdesjes ndaj lëkurës, si për pacientët, ashtu dhe për spitalet dhe dermatologët në të gjithë Korenë e Jugut. Linja “The Skin Essentials” përmban këtë formulim të veçantë në produktet e saj. Larësi ujor “Skin Essentials Conditioning Cleanser’, toneri “Skin Essentials Activating Treatment Lotion”, dhe vaji i fytyrës “Skin Essentials Barrier Repair Face Oil”, renditen me shumë krenari në koleksionin e Koral Secrets.

ROVECTIN Clean Forever Young Biome Ampoule

3,300 ALL 4,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI