ROVECTIN Aqua Concentrate Face Moisturizer është një krem hidratues që i adresohet hiperpigmentimit në lëkurë si edhe hidratimit! Ky krem është i formuluar me 8 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, një përbërës natyral ky i njohur si "mbreti i hidratimit"! Nga ana tjetër formulimi i këtij kremi me niacinamide ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, duke zbehur njollat kafe dhe duke i ofruar kësaj të fundit një pamje plot shëndet dhe shkëlqim! Ky krem është i formuluar me përbërësin e tij të patentuar, kompleksin Barrier Repair Complex™️. Ky kompleks me bazë bimore dhe vepron si një lipid natyral, për të forcuar barrierën natyrale të lëkurës, duke e mbrojtur atë nga radikalet e lira dhe agresorët e jashtëm. Ndërsa përbërja me Asta Cell Fortifier™️, një antioksidant 500 herë më i fuqishëm se vitamina E, neutralizon oksidimin e lëkurës nga radikalet e lira, duke parandaluar në këtë mënyrë krijimin e shenjave të moshës. Ky krem ka në përbërje ekstrakt të luleve Nelumbo Nucifera, i cila përmban vitaminë C, kompleks vitaminash B dhe antioksidantë të ndryshëm, të cilët e ushqejnë lëkurën, duke i ofruar asaj elasticitet, për një lëkurë me pamje më vitale!

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, silikon, sulfate, alkool, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe steroid.

*60ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

Asta Cell Fortifier™, ceramide, 8 lloje të ndryshme acid hialuronik, ekstrakt të luleve Nelumbo Nucifera, kompleks B, Barrier Repair Complex™

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Hydrogenated Polyisobutene, Niacinamide, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Ceramide NP, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Nelumbo Nucifera Flower Extract, Haematococcus Pluvialis Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Melia Azadirachta Leaf Extract, Eclipta Prostrata Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Moringa Oleifera Seed Oil, Cucumis Sativus (Cucumber) Fruit Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Chrysanthellum Indicum Extract, Lonicera Japonica (Honeysuckle) Flower Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Caprylic/Capric Triglyceride, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Cetearyl Olivate, Hydrogenated Polydecene, Sorbitan Olivate, Hydroxyacetophenone, Hydroxyethylcellulose, Allantoin, Trideceth-10, Bisabolol, Propanediol, Butylene Glycol, Benzyl Glycol, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Astaxanthin, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Melia Azadirachta Flower Extract

Marka koreane ROVECTIN lindi nga besimi i themeluesit të saj z.Lee, se një lëkurë e shëndetshme dhe e bukur ndikon në cilësinë e jetës, sepse lidhet drejtpërsëdrejti me vetëbesimin e gjithësecilit. Teksa shikonte motrën e tij që vuante nga sëmundja e kanceri, dhe lëkura e saj ishte irrituar dhe dehidratuar nga efektet anësore të kimioterapisë, ai krijoi markën e tij ROVECTIN. Filozofia e markës shprehet edhe nëpërmjet emrit që vjen nga fjala në latinisht “reverti” që do të thotë “kthim”, pra që të kthesh lëkurën në gjendjen fillestare. Fokusi i saj qëndron në zhvillimin e produkteve me efekt shërues dhe rigjenerues për barrierën e lëkurës. Prej formulës ekskluzive Repair Complex, ROVECTIN u bë marka më e besueshme e përkujdesjes ndaj lëkurës, si për pacientët, ashtu dhe për spitalet dhe dermatologët në të gjithë Korenë e Jugut. Linja “The Skin Essentials” përmban këtë formulim të veçantë në produktet e saj. Larësi ujor “Skin Essentials Conditioning Cleanser’, toneri “Skin Essentials Activating Treatment Lotion”, dhe vaji i fytyrës “Skin Essentials Barrier Repair Face Oil”, renditen me shumë krenari në koleksionin e Koral Secrets.

ROVECTIN Aqua Concentrate Face Moisturizer

2,400 ALL 4,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI