Marka e parë japoneze e zgjedhur nga Koral Secrets është HADA LABO, me tonerin shumë të përqëndruar Gokujyun Hyaluronic Acid Lotion (Moist), me 3 lloje acidesh hialuronik, që janë: acidi hialuronik i hidrolizuar, acidi hialuronik Acetyl Na (super hyaluronic acid), acidi hialuronik Na. Çdo acid ka madhësi të ndryshme, që të arrijë të depërtojë në të gjitha shtresat e lëkurës. Në këtë menyrë, fytyra juaj do të shfaqë një shkëlqim për së brendshmi. Formulimi i tij me nivel pH të balancuar, nuk shkakton irritim dhe e përgatit lëkurën për hapat e tjerë të rutinës suaj. I përshtatshëm për lëkurën normale dhe të thatë. Ky toner është përzgjedhur si toneri apo lotion-i më i mirë për 7 vjet rradhazi. Versioni “Moist” ka konsistencë më të plotë e të përqëndruar dhe është i përshtatshëm për lëkurën e dehidratuar dhe të thatë. Mund të përdoret si nga femrat ashtu edhe nga meshkujt.

*170ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, mund ta përdorni në vend të tonerit ose të esencës. Merrni një sasi të vogël në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

acid hialuronik i hidrolizuar, acid hialuronik Acetyl Na (super hyaluronic acid), acid hialuronik Na

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, PPG-10 Methyl Glucose Ether, Methylparaben, Disodium Succinate, Sodium Hyaluronate, Methyl Hydroxyethylcellulose, Succinic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate

HADA LABO është një markë japoneze e famshme e përkujdesjes ndaj lëkurës, që u krijua në vitin 2004 nga Rohto Pharmaceutical. Që në themelimin e saj, marka u përpoq të promovojë një qasje të re dhe më të thjeshtë në Industrinë e Bukurisë, duke larguar elementët shtesë të panevojshëm si ngjyruesit, aromat apo vajrat mineralë. Hada Labo është e njohur për produktet me përmbajtje të përqëndruar të llojeve të ndryshme të acidit hialuronik. Shembulli më i mirë është linja "Goku-jyun" dhe dy produktet e saj më të shitura, Goku-jyun Hyaluronic Acid Face Foam dhe Goku-jyun Hyaluronic Acid Lotion që janë përzgjedhur me shumë dashuri nga Koral Secrets. Në vitin 2005, marka ndryshoi paketimin dhe kaloi nga materiali i qelqit në shishe plastike dhe filloi të ofronte produkte në versionin me qese për rimbushje. Ndërsa në Nëntor 2019, Hada Labo vendosi që të gjitha paketimet e linjave “Gokujyun” të bëheshin me materiale me prejardhje nga bimët.

HADA LABO Gokujyun Hyaluronic Acid Lotion (Moist)

2,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI