-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
AROMATICA Tea Tree Purifying Shampoo
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Dëshironi të keni flokë që rriten të shëndetshëm, duke e mbajtur skalpin gjithmonë të freskët dhe të pastër nga yndyra e tepërt dhe sebumi? AROMATICA ofron zgjidhjen e saj me linjën: Tea Tree Purifying. Pjesë e kësaj linje është shampoo AROMATICA Tea Tree Purifying Shampoo, me formulë vegane, pa përmbajtje silikoni dhe sulfatesh, dhe e formuluar vetëm me ekstrakte natyrale bimore, dhe kompleksin e patentuar Purifying Complex ™. Ky përbërës i patentuar, përmban ekstrakt të pemës së çajit (tea tree), për të mbajtur në kontroll mbiprodhimin e sebumit, për një skalp të freskët gjatë gjithë ditës. Ekstrakti nga gjethet e mentes, ofron një ndjesi freskie dhe qetësimi; ekstrakti nga bima burdock arrin të qetësojë skalpin nga çdo irritim që mund të ketë; farat fenugreek, ndihmojnë në nxitjen e qarkullimit të gjakut, falë përmbajtjes me multivitamina që ato kanë. Dy përbërës të tjerë për t’u theksuar në këtë shampoo të mrekullueshme, janë biotina e cila është një proteinë që ndihmon për ta mbajtur flokun të plotë dhe të shkëlqyeshëm, dhe panthenoli që e mban atë të hidratuar dhe të shëndetshëm. Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me tonikun e linjës, AROMATICA Tea Tree Purifying Tonic.
Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale.
*400ml/180ml
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit “magjik”
ektrakt nga pema e çajit (tea tree), biotinë, panthenol, bhringraj, bima burdock, ekstrakt nga gjethja e mentes
Lista e plotë e përbërësve
Melaleuca Alternifolia Leaf Extract, Aqua, Mentha Haplocalix Extract,
Perilla Frutescens Leaf Extract, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Sodium Cocoyl
Isethionate, Eclipta Prostrata Extract, Sodium Cocoamphoacetate, Sodium Methyl
Oleoyl Taurate, Sodium Chloride, 1.2-Hexanediol, Hyssopus Officinalis Extract,
Trigonella Foenum-graecum Seed Extract, 'Melaleuca Alternifolia Leaf Oil, Caprylyl Glycol, Citric Acid, Lauryl Glucoside, Butylene Glycol, "Mentha Piperita Oil, Arctium Lappa Root Extract, Ilicium Verum Fruit Extract, Disodium EDTA, Panthenol,
Polyquaternium-10, 'Eucalyptus Globulus Leaf Oil, 'Limonene, Capryloyl Salicylic
Acid, 'Citrus Limon Peel Oil, Zingiber Officinale Root Extract, Zingiber Officinale Oil, Biotin *Naturally found in essential oil
AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE