Dr.FORHAIR Folligen Anti-Dandruff Shampoo
Dr.FORHAIR Folligen Anti-Dandruff Shampoo
Keni skalp të irrituar dhe gjeni shpesh zbokth në shpatullat tuaja? Një shampo e mirë kundër zbokthit mund të bëjë mrekulli dhe të zgjidhë problemin për ju në një kohë të shkurtër. Dr.FORHAIR Folligen Anti-Dandruff Shampoo nga marka e dashur Dr.FORHAIR ofron një shtresë të sipërme të shëndetshme në skalpin tuaj, duke parandaluar formimin e zbokthit dhe ndihmon në rinovimin normal të qelizave. Një shampo, e cila përmban formulën e patentuar Folligen Complex ™: tre përbërës si Biotin, Ceramide NP dhe Ekstrakt Saw Palmetto (Serenoa Serrulata Fruit) të cilët sigurojnë lëndë ushqyese thelbësore në lëkurën e skalpit si edhe ndihmojnë në rritjen e flokut tuaj, duke parandaluar edhe rënien! Nga ana tjetër, kjo shampo largon gjithashtu kruajtjen e kokës dhe kjo falë formulimit me përbërës hidratues TECA-BIOME dhe përbërës ftohës HERB-COOL, të cilët hidratojnë dhe qetësojnë lëkurën e skalpit tuaj. Sipas të dhënave të qendrës së kujdesit të flokut, kjo shampo kaloi testin dhe rezultoi me 99% njerëz të kënaqur, gjithashtu u vërtetua klinikisht që mund të pastrojë zbokthin, të përmirësojë kruajtjen dhe kutikulat të flokëve.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*500ml/300ml
Përdorimi
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Teca-Biome dhe Herb-Cool
Lista e plotë e përbërësve
Purified water, ammonium laureth sulfate, sodium C14-16 olefin sulfonate, ammonium lauryl sulfate, cocamidopropyl betaine, fragrance, ethanol, menthol, dipropylene glycol, cetyl alcohol, cetrimonium chloride, sodium chloride, Prilyl Glycol, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Tetradecene, Laureth-3, Ammonium Sulfate, Dexpanthenol, Salicylic Acid, Lauryl Alcohol, Hexadecene, Trihydroxystearin, Niacinamide, Piroctoneolamine, Polyquaternium-7, sodium benzoate, ethylhexylglycerin, disodium EDTA, citric acid, myristyl alcohol, stearyl alcohol, propanediol, glycerin, caprylic/capric triglyceride, sabalpharm Fruit extract, centella asiatica leaf extract, lactococcus fermentation lysate, bifida fermentation lysate, lactobacillus fermentation lysate, disodium phosphate, cocamide methyl MEA, tocopherol, lecithin, polysorbate 80, 1,2-hexanediol , ceramide NP, hydrogenated lecithin, biotin, apple mint leaf extract, thyme leaf extract, green tea extract, asiaticoside, madecassic acid, asiatic acid, beta-glucan, phenoxyethanol, limonene, geraniol, benzyl Salicylate, Linalool, Alpha-Isomethylionone, Coumarin, Citronellol
Marka
Dr. FORHAIR është një markë globale për kujdesin e kokës në konstante kërkimi për flokë të bukur dhe skalp të shëndetshëm! E themeluar në vitin 2014, Dr. FORHAIR është e përkushtuar të adresojë probleme të ndryshme të flokëve dhe kokës përmes programeve të kujdesit profesional të kuruar. Dr. FORHAIR ka 22 qendra për kujdesin e kokës, një sallon bukurie të specializuar në programet e avancuara të kujdesit të kokës dhe flokëve, dhe një laborator që fokusohet në kërkimin dhe zhvillimin e kujdesit të kokës/flokut të vendosur në Korenë e Jugut për të siguruar ruajtjen e një skalpi të shëndetshëm. Dr. FORHAIR, e dinë se kujdesi i kokës është themeli për të pasur flokë të shëndetshëm dhe të bukur. Kështu që, produktet e tyre janë formuluar me përbërës të dobishëm që premtojnë të nxjerrin në pah më të mirën e shëndetit, flokë të bukur me një skalp të shëndetshëm dhe të pastër!
Dr.FORHAIR Phyto Fresh Scalp Scaler
Dr.FORHAIR Phyto Fresh Scalp Scaler
Dr.FORHAIR Phyto Fresh Scalp Scaler është zgjidhja perfekte për pastrimin e thellë dhe rivitalizimin e skalpit të yndyrshëm apo të ndjeshëm, duke kombinuar fuqinë e eksfolimit të butë me freskinë e menjëhershme bimore. Ky trajtim javor vepron si një peeling për skalpin, duke hequr me delikatesë qelizat e vdekura dhe sebumin e tepërt, për të rikthyer një mjedis të pastër dhe të balancuar, i cili favorizon rritjen e flokëve të shëndetshëm. Formula përmban Anti-Sebum P (HD) Complex, një përzierje të pasur me ekstrakte bimore si pisha, rrënja e puerarës dhe elma e bardhë, që ndihmojnë në rregullimin e prodhimit të sebumit, pastrojnë poret dhe kanë efekt antibakterial dhe qetësues. Acidi salicilik dhe acidi laktik punojnë së bashku për të ofruar një eksfolim efektiv, por jo irritues, duke larguar bllokimet dhe duke stimuluar qarkullimin e gjakut. Ajo që e bën këtë trajtim të veçantë është përfshirja e Herb Clean Complex, një përzierje freskuese me mente, limon dhe ekstrakte bimore që ndihmojnë në tonifikimin e skalpit dhe ofrojnë një ndjesi të menjëhershme pastërtie. Ndërkohë, mentholi dhe vaji i mentes japin një efekt ftohës dhe relaksues, veçanërisht të dobishëm për ata që vuajnë nga kruarja, irritimi apo ndjesia e nxehtësisë në kokë. Por nuk mbaron me kaq! Formula është e pasur gjithashtu me ujë bambuje dhe panthenol, të cilët ofrojnë hidratim të lehtë dhe ndihmojnë në zbutjen e lëkurës së skalpit, pa e rënduar atë. Tekstura eksfoliuese, por e butë, ndihmon në masazhimin e skalpit gjatë aplikimit, duke përmirësuar efektin detoksifikues dhe përvojën e përdorimit. Dr.FORHAIR Phyto Fresh Scalp Scaler është pa silikonë dhe pa përbërës të dëmshëm, çka e bën të përshtatshme për përdorim të rregullt, 1–2 herë në javë, si një hap shtesë para larjes me shampo. Përshtatet me të gjitha tipet e flokëve, veçanërisht për ata që ndiejnë ngarkesë të tepërt, yndyrë të shpeshtë apo përdorin shumë produkte stilimi. Pas vetëm disa përdorimesh, skalpi do të ndihet më i freskët dhe më i pastër, ndërsa flokët do të duken më voluminozë, më të gjallë dhe dukshëm më të butë.
Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me: Dr.FORHAIR Phyto Fresh Shampoo.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*200ml
Përdorimi
Aplikoni një sasi të moderuar në skalp dhe flokë të lagur pas përdorimit të shampoo-s, duke e masazhuar për 10 sekonda. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ekstrat pishe, rrënja e puerarës, elma e bardhë, acidi salicilik, acidi laktik, mente, limon, menthol, vaji i mentes, ujë bambuje, panthenol
Lista e plotë e përbërësve
Water, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Cocamide Methyl MEA, Glycerin, Cocamide MEA, Coco-Betaine, Sodium Polyacrylate, Alcohol, Propanediol, Menthol, Sodium Chloride, Polysorbate 20, Ethylhexyl Stearate, Fragrance, Carbomer, Coconut Acid, Butylene Glycol, Panthenol, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Caprylyl Glycol, Allantoin, Sodium Methyltaurate, Trideceth-6, Tocopheryl Acetate, Salicylic Acid, Mentha Piperita (Peppermint) Oil, Mentha Arvensis Leaf Oil, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Dipotassium Glycyrrhizate, Lactic Acid, Trehalose, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Bambusa Vulgaris Water, Triticum Monococcum (Wheat) Stem Water, Rhus Semialata Gall Extract, Saponaria Officinalis Leaf Extract, Sapindus Trifoliatus Fruit Extract, Moringa Oleifera Seed Extract, 1,2-Hexanediol, Sodium Citrate, Sodium Lactate, Dipropylene Glycol, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower/Leaf Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Flower Extract, Pentylene Glycol, Origanum Vulgare Leaf Extract, Mentha Viridis (Spearmint) Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Bark/Leaf/Twig Extract, Melissa Officinalis Extract, Camellia Japonica Flower Extract, Phenoxyethanol, Tocopherol, Beta-Glucan, Ulmus Davidiana Root Extract, Sodium Benzoate, Pueraria Lobata Root Extract, Potassium Sorbate, Pinus Palustris Leaf Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Citric Acid, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Thiamine HCl, Riboflavin, Retinyl Palmitate, Pantothenic Acid, Niacin, Folic Acid, Carnitine HCl, Biotin, Ascorbic Acid, Algin
Marka
Dr. FORHAIR është një markë globale për kujdesin e kokës në konstante kërkimi për flokë të bukur dhe skalp të shëndetshëm! E themeluar në vitin 2014, Dr. FORHAIR është e përkushtuar të adresojë probleme të ndryshme të flokëve dhe kokës përmes programeve të kujdesit profesional të kuruar. Dr. FORHAIR ka 22 qendra për kujdesin e kokës, një sallon bukurie të specializuar në programet e avancuara të kujdesit të kokës dhe flokëve, dhe një laborator që fokusohet në kërkimin dhe zhvillimin e kujdesit të kokës/flokut të vendosur në Korenë e Jugut për të siguruar ruajtjen e një skalpi të shëndetshëm. Dr. FORHAIR, e dinë se kujdesi i kokës është themeli për të pasur flokë të shëndetshëm dhe të bukur. Kështuqë, produktet e tyre janë formuluar me përbërës të dobishëm që premtojnë të nxjerrin në pah më të mirën e shëndetit, flokë të bukur me një skalp të shëndetshëm dhe të pastër!
BENTON Honest Scalp Nourishing Tonic Ampoule
BENTON Honest Scalp Nourishing Tonic Ampoule
Shijoni një përvojë të avancuar kujdesi për flokët me BENTON Honest Scalp Nourishing Tonic Ampoule, një formulë e pasur dhe shumëfunksionale që rigjeneron flokët dhe përkujdeset për shëndetin e skalpit të flokut. Me përbërës të fuqishëm si peptidet dhe 17 aminoacide, kjo ampulë ndihmon në ushqimin e rrënjëve të flokëve, përmirësimin e elasticitetit dhe rritjen e tyre. E pasuruar me ekstraktin e Saccharomyces Cerevisiae, kjo ampulë furnizon flokët dhe skalpin me lëndë ushqyese, ndërsa kompleksi ekskluziv BENTON Hair Complex forcon kutikulat e dëmtuara të flokëve. Nga ana tjetër përbërës si Lactobacillus, Houttuynia cordata, Perilla frutescens var. crispa dhe ekstrakti i gjetheve të Camellia sinensis ofrojnë qetësim, ushqim të thellë dhe mbështetje antioksiduese për flokët dhe skalpin. Formula përmban gjithashtu panthenol dhe niacinamide, që hidratojnë dhe zbusin lëkurën e skalpit, ndërsa kafeina përforcon rrënjën e flokut dhe nxit rritjen e shëndetshme të tij. Ndërsa, përbërësit si fasule e zezë, pemë çaji dhe mente ndihmojnë në qetësimin e skalpit dhe balancimin e sebumit të tepërt. Por nuk mbaron me kaq! Për të përmirësuar më tej pastërtinë dhe shëndetin e skalpit, betaina salicilate dhe BHA bashkeveprojnë për të pastruar poret dhe larguar keratinën e tepërt. Me 12 vitamina të përfshira në formulën e patentuar, kjo ampulë ndihmon në parandalimin e oksidimit dhe ruajtjen e një skalpi të shëndetshëm. Rezultati? Flokë të fortë, të ushqyer dhe të gjallë nga rrënja deri te majat. Për të përfituar një efekt maksimal, sugjerojmë që të përdoret së bashku me shampoon: BENTON Beer Yeast Shampoo.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificale.
*100ml
Përdorimi
Pas larjes me shampoo dhe tharjes me peshqir, aplikojeni në gjatësinë e flokëve. Gjithashtu mund t’a aplikoni përpara përdorimit të pajisjeve stiluese, si: tharëse flokësh, pjastër etj., për të mbrojtur flokët nga dëmtimi i nxehtësisë. Mund të aplikohet edhe në flokë të thatë.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
peptide, 17 aminoacide, ekstrakt Saccharomyces Cerevisiae, BENTON Hair Complex, Lactobacillus, Houttuynia cordata, Perilla frutescens var. crispa, ekstrakt I gjetheve të Camellia sinensis, peptide, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Lactobacillus/(Houttuynia Cordata/Perilla Frutescens/Camellia Sinensis) Leaf Ferment Filtrate, Aqua (Water), Butylene Glycol, Saccharomyces Cerevisiae Extract, 1,2-Hexanediol, Ecklonia Cava Extract, C12-13 Alketh-9, Glycerin, Propanediol, Panthenol, Polyglyceryl-10 Laurate, Arginine, Niacinamide, Allantoin, Betaine Salicylate, Caffeine, Hydrolyzed Silk, Coptis Japonica Root Extract, Morus Alba Bark Extract, Sophora Flavescens Root Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Sodium Phytate, Alteromonas Ferment Extract, Glycine, Betaine, Palmitoyl Tripeptide-5, Acetyl Hexapeptide-8, Houttuynia Cordata Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Perilla Frutescens Leaf Extract, Glycine Max (Soybean) Seed Extract, Polyglyceryl-10 Stearate, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Tyrosine, Phenylalanine, Valine, Threonine, Proline, Isoleucine, Biotin, Histidine, Cysteine, Methionine, Sodium Ascorbyl Phosphate, Beta Glucan, Folic Acid, Pyridoxine, Tocopherol, Cyanocobalamin, Beta-Carotene, Linoleic Acid, Thiamine HCI, Riboflavin, Menthol, Menthyl Lactate, Ethylhexylglycerin, Citric Acid, Sodium Citrate, Hydrogenated Lecithin, Caprylyl Glycol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Mentha Piperita (Peppermint) Oil, Parfum (Fragrance)
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

