Clarifying Mask EX, e cilësuar dhe renditur si maska nr.1 me një rekord prej 12 milion shitje që në momentin e publikimit nga marka luksoze koreane SULWHASOO! Një maskë pastruese dhe purifikuese, që ofron një lëkurë më të pastër dhe më të butë duke hequr tërësisht qelizat e vdekura të lëkurës dhe papastërtitë. Tekstura e saj unike e ngjashme me mjaltin ngjitet ngushtë me lëkurën për të kapur në mënyrë efektive çdo papastërti ndërkohë që ajo thahet. Formulimi i saj përmban pluhurin e fokës së Solomonit dhe ekstraktin e luleve Lonicera, i cili ndihmon në përmirësimin e lëkurës së ashpër të shkaktuar nga akumulimi i lëkurës së vdekur dhe siguron mbrojtje antioksiduese si edhe ndihmon në zvogëlimin e pamjes së poreve. Kjo maskë do t’ju mrekullojë me efektet e saj çudibërëse, dhe do ta ndjeni lëkurën më të pastër, të hidratuar dhe me më shumë elasticitet.

*Shënim: Për blerje të produkteve të markës SULWHASOO, nuk përfitohen pikë në Programin e Besnikërisë, por mund të aplikohen në të kuponat e uljes.

*150ml

Për të filluar, shpëlajeni fytyrën butësisht me ujë të ngrohtë. Shmangni ujin e ftohtë, pasi mund të kontraktojë lëkurën, duke mbyllur poret. Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin ose/dhe esencën merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë në mënyrë të barabartë. Sigurohuni që të shmangni zonat më të ndjeshme të fytyrës suaj, si zonë rreth syve dhe buzëve. Kur maska të jetë tharë plotësisht (20-30 minuta), tërhiqeni ngadalë poshtë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës.

Përbërësit "magjik"

Pluhuri i fokës së Solomonit dhe ekstrakt i luleve Lonicera.

Lista e plotë e përbërësve

WATER / AQUA / EAU, POLYVINYL ALCOHOL, ALCOHOL DENAT., GLYCERIN, BUTYLENE GLYCOL, POLYGONATUM SIBIRICUM ROOT/RHIZOME POWDER, PEG-75, 1,2-HEXANEDIOL, PEG-60 HYDROGENATED CASTOR OIL, BENTONITE, XANTHAN GUM, AMMONIUM ACRYLOYLDIMETHYLTAURATE/VP COPOLYMER, FRAGRANCE / PARFUM, LIMONENE, LONICERA JAPONICA (HONEYSUCKLE) FLOWER EXTRACT, ETHYLHEXYLGLYCERIN, PORTULACA OLERACEA EXTRACT, PROPANEDIOL, POLYGONATUM ODORATUM RHIZOME POWDER, HONEY / MEL / MIEL, DISODIUM EDTA, LINALOOL, NELUMBO NUCIFERA FLOWER EXTRACT, POLYGONATUM OFFICINALE RHIZOME/ROOT EXTRACT, REHMANNIA GLUTINOSA ROOT EXTRACT, PAEONIA ALBIFLORA ROOT EXTRACT, LILIUM CANDIDUM BULB EXTRACT, PANAX GINSENG ROOT EXTRACT, GLYCYRRHIZA URALENSIS (LICORICE) ROOT EXTRACT, TOCOPHEROL

Marka prestigjoze SULWHASOO u krijua në vitin 1966 nga z.Suh Sung-whan. Themeluesi u njoh me rëndësinë e bimëve medicinale koreane gjatë fëmijërisë, teksa ndihmonte nënën e tij në biznesin e vajit esencial të bimës Camellia, e më pas gjatë viteve që kaloi në Universitetin e Mjekësisë Orientale Kyunghee, duke zhvilluar kërkime shkencore mbi krijimin e formulimeve sa më inovative. Pikërisht në filozofinë e markës së tij, shprehet dashuria dhe përkushtimi ndaj këtyre bimëve mrekullibërëse. Për SULWHASOO-n, bukuria ideale qëndron në mjekësinë bimore koreane e frymëzuar nga urtësia aziatike. Fokusi i produkteve të saj luksoze nuk është vetëm në trajtimin e shenjave të dukshme, por edhe në gjetjen dhe adresimin e shkaqeve të problematikave të shfaqura në lëkurë. Ndryshe nga kompanitë e tjera koreane të bukurisë, SULWHASOO i mbetet besnik produkteve të tij tradicionale dhe sjell gjatë gjithë kohës versione të përmirësuara të formulimeve. Shembujt më të mirë që përcjellin këtë qasje janë "First Care Activating Serum" që zhvillohet për më shumë se 20 vjet dhe linja "Concentrated Ginseng EX" që përmirësohet prej më shumë se gjysmë shekulli.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

SULWHASOO Clarifying Mask EX

7,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI