-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SKINFOOD Rice Daily Brightening Mask Wash Off
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
SKINFOOD Rice Daily Brightening Mask Wash Off është një maskë e jashtëzakonshme që ofron një efekt të menjëhershëm ndriçues për lëkurën tuaj, duke e bërë atë të duket më e ndritshme dhe e freskët. Kjo maskë është e veçantë për efektet e saj në rregullimin e tonit të lëkurës dhe përmirësimin e strukturës së saj. Përbërësi "magjik" i kësaj maske është Uji i Fermentuar i Orizit nga Cheorwon Baekguk, i njohur për vetitë e tij të pasura me antioksidantë dhe vitaminë B. Ky ujë i fermentuar ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe rrit elasticitetin e saj, duke kontribuar në një pamje më të ndritshme dhe më të shëndetshme. Maska ka gjithashtu një aromë shumë të këndshme. E përshtatshme për të gjitha tipologjitë, kryesisht asaj mature dhe me hiperpigmentim.
*210gr
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të njomë dhe masazhoni lehtësisht me levizje rrethore. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Mbajeni për 10-15 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret 1 herë ne javë.
Përbërësit "magjik"
ujë dhe ekstrakt nga orizi
Lista e plotë e përbërësve
Water, Caprylic/Capric Triglyceride, Cyclopentasiloxane, Cetyl Alcohol, Propylene Glycol, Oryza Sativa (Rice) Bran Water, Glycerin, Polysorbate 80, Jojoba Esters, Peg-100 Stearate, Glyceryl Stearate, Palmitic Acid, Stearic Acid, Sorbitan Stearate, Dimethicone, Carbomer, Potassium Hydroxide, Algin, Sucrose Cocoate, Tocopheryl Acetate, Sodium Hyaluronate, Polyglutamic Acid, 1, 2-Hexanediol , Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol, Fragrance
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
Customer Reviews
Shpërndani

SKINFOOD Rice Daily Brightening Mask Wash Off
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE