SKINFOOD Black Sugar Mask Wash Off ofron ushqim të thellë, duke premtuar një lëkurë të shëndetshme dhe plot shkëlqim. Përmban kokrriza të sheqerit të zi brazilian i cili ofron eksfolim të lëkurës, duke larguar të gjitha qelizat e vdekura. Gjithashtu kjo maskë ndihmon në shpërbërjen e pikave të zeza. Edhe pse ka veti eksfoliuese, kjo maskë nuk e dëmton aspak barrierën mbrojtëse, përkundrazi e forcon atë dhe e lë të hidratuar, falë formulimit me vajra ushqyes dhe gjalpë shea. Ky eksfoliues fizik përmban vaj të farës makadamia i cili arrin të ofrojë hidratim edhe te lëkura më e thatë, ndërsa gjalpi shea kujdese për zbutjen e saj.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*100gr

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të njomë dhe masazhoni lehtësisht me levizje rrethore. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Mbajeni maskën për 10-15 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret 1 herë ne javë.

Përbërësit "magjik"

sheqer i zi brazilian, vaj nga farat makadamia, gjalpë shea

Lista e plotë e përbërësve

Sucrose, Peg-7 Glyceryl Cocoate, Glycerin, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetyl Ethylhexanoate, Lanolin, Stearalkonium Hectorite, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Caramel, Sorbitan Laurate, Tocopheryl Acetate, Ethylhexylglycerin, Water, Fragrance.

SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.

SKINFOOD Black Sugar Mask Wash Off

1,100 ALL 1,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI