-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SKINFOOD Apricot Food Mask
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
SKINFOOD Apricot Food Mask nga marka SKINFOOD është një trajtim i veçantë për fytyrën që ofron qetësi dhe pastrim të thellë. Me një teksturë të butë dhe kremoze, ajo përmban 10% ekstrakt kajsie që ndihmon në pastrimin e lëkurës dhe në dhënien e një shkëlqimi natyral. Formula përmban kalaminë, një pluhur mineral rozë që kombinon oksidin e zinkut dhe oksidin e hekurit, e cila ul inflamacionin dhe minimizon skuqjen në lëkurë. Nga ana tjetër, hibiskusi i fermentuar, i njohur për vetitë e tij antibakteriale dhe antioksidante, ndihmon në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira.
*120gr
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të njomë dhe masazhoni lehtësisht me levizje rrethore. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Mbajeni maskën për 10-15 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret 1 herë ne javë.
Përbërësit "magjik"
ektrakt kajsi, kalaminë, hiniskusi
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Prunus Armeniaca (Apricot) Fruit Extract, Kaolin, Ethylhexyl Palmitate, Silica, Glyceryl Stearate, Cetearyl Alcohol, Calamine, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Lactobacillus/Hibiscus Sabdariffa Flower Ferment Filtrate, Peucedanum Graveolens (Dill) Extract, C12-14 Pareth-12, Polyvinyl Alcohol, Palmitic Acid, Stearic Acid, Xanthan Gum, Citric Acid, Sorbitan Isostearate, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, CI 15985, Fragrance
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE