I'M FROM Mugwort Mask është një maskë që përmban mugwort të cilësisë së lartë të bluar nga ishulli Ganghwa në Korenë e Jugut. Bima Mugwort është e njohur për vetitë e saj të mahnitshme qetësuese dhe detoksifikuese sepse është e pasur me minerale dhe vitamina. Përbërja e saj shumë e përqendruar bën të mundur ruajtjen e përbërësve aktivë të ekstrakteve bimore, duke i falur lëkurës në mënyrë të menjëhershme përfitimet e saj. Mund ta përdorni çdo ditë në rutinën tuaj nëse e keni lëkurën të irrituar dhe të skuqur. Në fund të çdo aplikimi do e ndjeni lëkurën më të freskët dhe të butë.

*30gr/ 110gr

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme të maskës dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë. Lëreni të qëndrojë 5-10 minuta. Më pas, shpëlajeni me ujë të bollshëm duke hequr çdo mbetje të saj. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit “magjik”

ekstrakt i bimës Artemisia (Mugwort)

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Artemisia Princeps Leaf Powder, 1,2-Hexanediol, Cordyceps Sinensis Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Methylpropanediol, Ligularia Fishceri Leaf Extract, Rosa Davurica Bud Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Glyceryl Polyacrylate, Sodium Polyacrylaste, Carbomer, Arginine, Phenoxyethanol, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Panthenol, Xanthan Gum, Disodium EDTA

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

I'M FROM Mugwort Mask

2,800 ALL 3,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI