I'M FROM Fig Scrub Mask, është një scrub për fytyrën i cili ndihmon në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës, duke mundësuar një pamje plot hidratim dhe shkëlqim. Përbërja me 1,2% pluhur fiku dhe sheqer të zi, eksfoliojnë lëkurën pa e dëmtuar barrierën e saj. Gjithashtu, këto dy përbërës "magjik" funksionojnë si një eksfoliues i dyfishtë, pluhuri i fikut ofron eksfolim të lëkurës, duke larguar të gjitha qelizat e vdekura, ndërsa sheqeri i zi largon fizikisht papastërtitë. Me vetëm njëherë përdorim ky scrub premton të keni lëkurë të butë, të lëmuar dhe plot shkëlqim.
*120gr
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të njomë dhe masazhoni lehtësisht me levizje rrethore. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Mbajeni maskën për 5-10 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Mund të përdoret 2-3 herë ne javë.
Përbërësit “magjik”
1,2% pluhur fiku dhe sheqer të zi
Lista e plotë e përbërësve
Caprylic/Capric Triglyceride, Sucrose, PEG-7 Glyceryl Cocoate , Stearalkonium Hectorite, C13-15 Alkane, Ficus Carica (Fig) Fruit Powder, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Seed Meal, Fragrance(Parfum), Juglans Regia (Walnut) Shell Powder, Caprylyl Glycol, Caramel
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.