-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
VT COSMETICS Garlic AC Reedle Shot Spot Patch
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 09 dhe Qeshor 10.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
VT COSMETICS Garlic AC Reedle Shot Point Patch janë ngjitëse (patches ) trajtuese që përdorin teknologjinë e mikrogjilpërave të tretshme të cilët depërtojnë direkt në akne duke dërguar përbërësit aktivë thellë në vatrën e inflamacionit. Formula përmban Ekstraktin e Hudhrës së Fermentuar, një agjent i fuqishëm antibakterial që eliminon bakteret e akneve dhe redukton enjtjen me shpejtësi. Të pasuruara me Acid Salicilik dhe Madecassoside, këto ngjitëse shkrijnë sebumin që bllokon poret dhe qetësojnë skuqjen, ndërkohë që krijojnë një mjedis steril që mbron puçrrën nga faktorët e jashtëm. Ky trajtim lokal është ideal për aknet e dhimbshme nën lëkurë (cistike) ose ato që sapo kanë filluar të shfaqen, duke përshpejtuar shërimin dhe duke minimizuar rrezikun e mbetjes së shenjave.
*9 ngjitëse (17mm x 6ea & 14mm x 3ea)
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
CICA REEDLE™, ekstrakt të hudhrës së fermentuar, acid salicilik (BHA), centella asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Sodium Hyaluronate, Cellulose Gum, Glycerin, Trehalose, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Propanediol, Silica, Centella Asiatica Extract, Succinic Acid, Water, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Allium Sativum (Garlic) Bulb Extract, Centella Asiatica Extract, Water, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Propolis Extract, Butylene Glycol, Ethoxydiglycol, Totarol, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Glycerin, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Water, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, 4-Terpineol, Pantothenic Acid, Salicylic Acid
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













