-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
VT COSMETICS Cica No Sebum Moisture Powder
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 08 dhe Qeshor 09.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
VT COSMETICS Cica No Sebum Moisture Powder është një produkt inovativ që thyen rregullat e pudrave tradicionale matuese, duke ofruar një zgjidhje perfekte për ato lëkura që janë të yndyrshme në sipërfaqe, por të dehidratuar në brendësi. Ndryshe nga pudrat që thithin çdo lloj lagështie, kjo formulë unike është e formuluar për të kontrolluar vetëm sebum-in e tepërt, ndërsa ruan nivelet e hidratimit falë teknologjisë së saj "moisture-trapping". Formula e tij përmban 2 komplekset CICALIAO™ dhe CICA HYALON™, të cilët qetësojnë irritimet dhe mbrojnë barrierën e lëkurës, duke siguruar që fytyra të mos duket kurrë e tharë apo e plasaritur pas aplikimit. Formula është e pasuruar gjithashtu me grimca pudre me bazë hidratuese dhe përbërës botanikë që bashkëveprojnë në harmoni për të krijuar një efekt "blur" të lëmuar, duke mbuluar poret dhe teksturën e pabarabartë. Tekstura e saj është jashtëzakonisht e lehtë dhe fine, duke u ndjerë si një vello freskie mbi lëkurë, ndërsa përfshirja e Ceramideve ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse gjatë gjithë kohës që produkti qëndron në fytyrë. Kjo pudër është zgjidhja ideale për këdo që kërkon një finish mat dhe të freskët, por që dëshiron të ruajë atë shkëlqimin e brendshëm të shëndetshëm (glow), duke e bërë lëkurën të duket e butë si mëndafsh, e hidratuar dhe plotësisht nën kontroll.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk pëmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificale, vajra esencial.
*5gr
Aplikojeni në hapin e fundit të rutinës tuaj butësisht në të gjithë fytyrën, ose pas vendosjes së fondatinës apo korrektorit, kryesisht në zonat e prirura për mbiprodhim yndyre.
Përbërësit "magjik"
CICA HYALON™, Ceramide
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Nylon-12, Silica Silylate, Silica, Phenoxyethanol, Dehydroacetic Acid, Ci 77742, Sodium Benzoate, Ci 77499, Ci 77491, Mica, Kaolin, Butylene Glycol, Centella Asiatica Extract, Methicone , Panthenol, Ectoin, Hydrogenated Lecithin, 1,2-hexanediol, Cetearyl Alcohol, Stearic Acid, Sodium Hyaluronate, Propolis Extract, Asiaticoside, Ceramide NP, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Madecassoside, Ceramide NS, Phytosphingosine, Cholesterol, Ceramide AS, Ceramide AP, Ceramide EOP
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













