-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
VT COSMETICS Anti-Gravity Reedle Shot Lifting Mask
550.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 11 dhe Tetor 12.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
VT Cosmetics Anti‑Gravity Reedle Shot Lifting Mask është një maskë e avancuar që kombinon teknologjinë inovative CicaReedle™ me një formulë të pasur ushqyese që ndihmon në përmirësimin e elasticitetit, hidratimit dhe tonit të lëkurës. Kjo maskë vjen me një dizajn unik me dy “krahë” që shtrihen nga zona e nofullës drejt faqeve, duke ofruar një efekt të dukshëm lifting dhe duke mbështetur konturet e fytyrës. Përbërësit aktivë si niacinamidet, acidi hialuronik, kolagjeni i hidrolizuar, elastina, dhe ekstrakte si Centella Asiatica dhe propolisi jeshil, veprojnë në harmoni për të reduktuar dhe lëmuar rrudhat e imta dhe për të forcuar barrierën mbrojtëse të saj. Esenca e trashë përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitjeje, duke i dhënë lëkurës një shkëlqim të menjëhershëm. Falë teknologjisë inovative CicaReedle™, përbërësit depërtojnë më thellë në shtresat e lëkurës, duke nxitur rigjenerimin qelizor dhe efektin anti-age. Maska është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për ato që ndjehen të lodhura, të varura apo me mungesë elasticiteti.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*23gr
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni maskën dhe me kujdes të veçantë kushtoni pjesës poshtë nofullës, maska ka dy “krahë” që shtrihen lart drejt faqeve.
Ngjisni “krahët” e maskës dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
niacinamide, acid hialuronik, kolagjen i hidrolizuar, elastinë, ekstrakt Centella Asiatica, ekstrakt propolis jeshil,
Lista e plotë e përbërësve
Purified water, glycerin, methylpropanediol, butylene glycol, niacinamide, caprylic/capric triglyceride, polyglyceryl-3 distearate, dipropylene glycol, 1,2-hexanediol, hydroxyacetophenone, allantoin, polyglyceryl-3 methyl glucose distearate, xanthan gum, hydroxyethyl acrylate/sodium acryloyldimethyl taurate copolymer, adenosine, arginine, carbomer, dipotassium glycyrrhizate, glyceryl stearate citrate, disodium EDTA, sorbitan isostearate, biosaccharide gum-1, centella asiatica extract, sodium hyaluronate, oleracea acmella extract, hydrolyzed elastin, hydrolyzed collagen extract, Silica, human umbilical cord blood cell culture medium, hydroxypropyltrimonium hyaluronate, propolis extract, hydrolyzed hyaluronic acid, sodium acetylated hyaluronate, asiaticoside, asiatic acid, madecassic acid, madecassoside, hyaluronic acid, hydrolyzed sodium hyaluronate, sodium hyaluronate crosspolymer, potassium hyaluronate, ethylhexylglycerin, fragrance
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
Shpërndani
550.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE