MEDICUBE Deep Vita C Capsule Cream
MEDICUBE Deep Vita C Capsule Cream
MEDICUBE Deep Vita C Capsule Cream është një produkt i fuqishëm, si asnjë produkt tjetër që mund të keni përdorur më parë për të luftuar zbehjen e njollave kafe, shenjat post-akne dhe të moshës. Ky krem përmban një formulë të dyfishtë të pasur, që përfshin kapsula në trajtë të plotë kremi dhe xhel transparent. Ky kombinim unik siguron një aplikim të këndshëm dhe efektiv për çdo lloj tipologjie lëkure. Kapsulat e verdha, të stabilizuara me liposome, ujë nga gjethja e Vitamin Tree, 50% ekstrakt deti Buckthorn dhe 5% niacinamide të kombinuara me vitaminë C të derivuar, arrijnë të depërtojnë menjëherë dhe thellësisht në lëkurë duke ndihmuar në zbehjen e njollave dhe hiperpigmentimit. Githashtu, kapsulat janë formuluar për të ruajtur freskinë dhe fuqinë e përbërësve aktivë deri në momentin e aplikimit. Ndërsa, tekstura xhelore e pasuruar me acid ferulik, vitamina E, Q, dhe P, ofron një nivel të lartë hidratimi dhe mbrojtjeje antioksiduese. Kjo formulë ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e mjedisit dhe agresorët e jashtëm, duke i dhënë lëkurës një pamje të freskët dhe të ndriçuar. Duke e përdorur rregullisht, do të përmirësoni dukshëm aparencën e njollave kafe, shenjave post akne dhe të moshës duke e ndjerë lëkurën më të gjallë dhe të re!
*55gr
Përdorimi
Pas pastrimit në mëngjes dhe në mbrëmje, përdoreni në fazën e fundit të rutinës së kujdesit për lëkurën. Me anë të spatulës merrni një kapsulë në ngjyrë ari dhe trajtën xhelore, dhe duke i përzier të dyja përbërjet, aplikojeni në të gjithë fytyren dhe qafën, duke e shtypur butësisht derisa të jetë përthithur nga lëkura.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
ujë nga gjethja e Vitamin Tree , 50% ekstrakt deti Buckthorn, 5% niacinamide, vitaminë C, acid ferulik, vitamina E, Q, P
Lista e plotë e përbërësve
Hippophae Rhamnoides Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Water, Niacinamide, Methylpropanediol, Propanediol, Dipropylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycereth-26, Ethylhexyl Palmitate, Cetearyl Alcohol, Arginine, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Glycine Soja (Soybean) Oil, Bixa Orellana Seed Oil, Tocopherol, Polyglyceryl-10 Laurate, Simethicone, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Stearate, Panthenol, Sodium Ascorbyl Phosphate, Folic Acid, Pyridoxine, Biotin, Cyanocobalamin, Thiamine HCl, Beta-Carotene, Riboflavin, Linoleic Acid, Polyacrylate-13, Polyisobutene, Polysorbate 20, Sorbitan Isostearate, Adenosine, Fragrance, Disodium EDTA, Glyceryl Stearate, Hydrolyzed Sclerotium Gum, Gluconolactone, Sodium Hyaluronate, Ascorbyl Propyl Hyaluronate, Alpha-Arbutin, Pentylene Glycol, Hydroxyphenyl Propamidobenzoic Acid, Ascorbyl Palmitate, Ubiquinone, Ferulic acid, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Ascorbyl Glucoside, Rutin, Hydroxycinnamic Acid, Bisabolol , Ascorbic Acid
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
MEDICUBE Collagen Jelly Cream
MEDICUBE Collagen Jelly Cream
MEDICUBE Collagen Jelly Cream është një krem inovativ dhe shumë i kërkuar nga një prej markave më të njohura dhe virale të momentit, MEDICUBE. Ky produkt përfaqëson një përvojë të jashtëzakonshme për kujdesin e lëkurës, falë formulimit të avancuar që kombinon përbërës të fuqishëm me teknologjinë më të fundit në fushën e kozmetologjisë. Me 98% kolagjen të hidrolizuar (HC) dhe peptide me peshë të ulët molekulare (3-6 kDa), ky krem depërton thellë në shtresat e lëkurës, duke ofruar hidratim intensiv, rigjenerim dhe një ndjesi të menjëhershme butësie dhe elasticiteti. Kolagjeni i hidrolizuar njihet për efektet e tij të jashtëzakonshme për të përmirësuar elasticitetin dhe fortësinë e lëkurës, duke e bërë atë të duket më e re dhe më e freskët. Por, nuk mbaron me kaq! Formula përmban gjithashtu niacinamide, një përbërës me fuqi të shumëfishtë e cila ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit, shenjave post-akne, balancimin e prodhimit të sebumit dhe minimizimin e poreve. Ndërkohë, adenosina në formulim stimulon sintezën natyrale të kolagjenit, mbron barrierën e lëkurës dhe vepron si agjent anti-inflamator, duke ndihmuar në qetësimin dhe përmirësimin e teksturës së saj. Ky krem është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë mature dhe me tendencë hiperpigmentimi.
*110ml
Përdorimi
Pas pastrimit në mëngjes dhe në mbrëmje, përdoreni në fazën e fundit të rutinës së kujdesit për lëkurën. Me anë të spatulës merrni një kapsulë në ngjyrë ari dhe trajtën xhelore, dhe duke i përzier të dyja përbërjet, aplikojeni në të gjithë fytyren dhe qafën, duke e shtypur butësisht derisa të jetë përthithur nga lëkura.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
98% kolagjen të hidrolizuar (HC), peptide, niacinamide, adenosinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Propanediol, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Methylpropanediol, Diethoxyethyl Succinate, Ethoxydiglycol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Beheneth-25 Methacrylate Crosspolymer, Niacinamide, Trehalose, 1,2-Hexanediol, Chlorella Vulgaris Extract, Collagen, Hydrolyzed Collagen, Cynanchum Atratum Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Soluble Collagen, Allium Sativum (Garlic) Bulb Extract, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Bertholletia Excelsa Seed Extract, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Camellia Sinensis Seed Extract, Salmon Egg Extract, Solanum Lycopersicum (Tomato) Fruit Extract, Spinacia Oleracea (Spinach) Leaf Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Wine Extract, Polyglyceryl-10 Isostearate, Tromethamine, Glucose, Polyglyceryl-10 Oleate, Ethylhexylglycerin, Fructooligosaccharides, Fructose, Adenosine, Sodium Phytate, Cyanocobalamin, Tocopherol, Pullulan, Glycerin, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Squalane, Soluble Proteoglycan, Hydrolyzed Elastin, Sodium DNA, Carbomer, Xanthan Gum, Fragrance(Parfum)
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
MEDICUBE Deep Peptide Radiance Mask
MEDICUBE Deep Peptide Radiance Mask
MEDICUBE Deep Peptide Radiance Mask është ideale për të gjitha lëkurat që kërkojnë një trajtim të thellë, rigjenerues dhe ndriçues, veçanërisht ato me shenja lodhjeje, mungesë shkëlqimi apo rrudha të imëta. Formula e saj përmban një kompleks të katër peptideve me veprim të fuqishëm anti-rrudhë, të cilët ndihmojnë në përmirësimin e elasticitetit dhe lëmimin e rrudhave, duke i dhënë lëkurës një pamje më të re dhe të tendosur. Niacinamidet (Vitamina B3) në formulë ndihmojnë në kontrollin e prodhimit të sebumit dhe njërajtësimit të tonalitetit të lekurës, ndërsa acidi hialuronik ofron një hidratim të thellë gjatë gjithë ditës. Për më tepër, ekstrakti i Centella Asiatica dhe Ceramide NP rigjenerojnë dhe forcojnë barrierën natyrale të lëkurës, duke e mbrojtur nga faktorët e jashtëm dhe tharja. Me një material të butë që ngjitet si një dorë e dytë mbi fytyrë, kjo maskë garanton përthithje maksimale të esencës dhe një eksperiencë relaksuese që mund të shijohet në vetëm 15 minuta. Pas përdorimit, lëkura mbetet dukshëm më e ndriçuar, më e freskët dhe me një pamje të shëndetshme e rinore.
*27ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
Niacinamide, acidi hialuronik, peptide, Centella Asiatica, Ceramide NP
Lista e plotë e përbërësve
Water Dipropylene Glycol Glycerin Butylene Glycol Niacinamide 1,2-Hexanediol Cetyl Ethylhexanoate Panthenol Allantoin Xylitol Centella Asiatica Leaf Extract Lactobacillus Ferment Lysate Lactococcus Ferment Lysate Bifida Ferment Lysate Caprylyl Glycol Sorbitan Laurate Hydrogenated Lecithin Hydrolyzed Hyaluronic Acid Tocopherol Asiaticoside Madecassic Acid Asiatic Acid Acetyl Dipeptide-1 Cetyl Ester Acetyl Hexapeptide-1 Palmitoyl Tripeptide-5 Beta-Glucan Ceramide NP Acetyl Octapeptide-3 hydrogenated Vegetable Oil Behenyl Alcohol Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate Arginine Carbomer Adenosine Hydroxyethylcellulose Ethylhexylglycerin Disodium EDTA
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
MEDICUBE Deep Vita C Ampoule 2.0
MEDICUBE Deep Vita C Ampoule 2.0
Zbuloni një serum të avancuar që tejkalon pritshmëritë: MEDICUBE Deep Vita C Ampoule 2.0, një formulë e përqendruar me 14.5% Vitaminë C, e krijuar për t’i dhënë lëkurës shkëlqim të dukshëm, njëtrajtshmëri të përmirësuar dhe mbrojtje të fuqishme kundër faktorëve të jashtëm dhe radikaleve të lira. Ky serum i fuqishëm vepron në disa nivele për të rigjallëruar lëkurën nga brenda jashtë. Vitamina C, me vetitë e saj të njohura antioksiduese, ndihmon në reduktimin e njollave kafe, zbehjen e hiperpigmentimit dhe përmirësimin e tonit të lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje të freskët dhe të ndritshme. Për të rritur efektin e saj, formula është pasuruar me Niacinamide (Vitaminë B3), e cila ndihmon gjithashtu në minimizimin e poreve, zvogëlon dukshmërinë e linjave të holla dhe forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës. Glutationi, një tjetër antioksidant i fuqishëm, punon në harmoni me formulën për të ndriçuar lëkurën dhe për të reduktuar njollat dhe tonet e pabarabarta. Ndërkohë, Acidi Hialuronik ofron hidratim të thellë, duke i dhënë lëkurës një pamje të freskët, të butë dhe rinore. Për ta përmbyllur këtë formulë të jashtëzakonshme, shtimi i Panthenolit (Vitaminë B5) rikthen lagështinë natyrale të lëkurës, duke reduktuar ndjeshmërinë dhe irritimet. Me përdorim të rregullt, do të vini re një përmirësim të dukshëm në paraqitjen e njollave kafe, shenjave post-akne dhe atyre të moshës, ndërsa lëkura do të duket më e butë dhe më rinore.
*10gr*3ea (30gr)
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
14.5% Vitaminë C, niacinamide, acid hialuronik, Vitaminë B5, glutationë
Lista e plotë e përbërësve
Aqua (Water), Ascorbic Acid, Dicaprylyl Carbonate, Propandiol, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Phenyl Trimethicone, Diisostearyl Malate, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), 1.2-Hexanediol, Polyglyceryl-6 Stearate, Polyglyceryl-3 Distearate, Ethyl Hexyl Methoxycinnamate, C12-14 Alketh-12, Sodium Hydroxide, Glyceryl Stearate, Dimethicone, Bisabolol, Sodium Stearoyl Glutamate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Pullulan, Allantoin, Tocopherol, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Glyceryl Stearate Citrate, Glutathione, Polyglyceryl-6 Behenate, Citrus Nobilis Peel Extract, Lycopodium Clavatum Extract, Equisetum Arvense Extract, Beta Glucan, Cupressus Sempervirens Leaf/Stem Extract, Adenosine, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Ribes Nigrum (Black Currant) Leaf Extract, Litsea Cubeba (May Chang) Fruit Oil, Disodiumedta, Glycerin, T-Butyl Alcohol, Sorbitol, Capric/Caprylic Triglyceride, Hippophae Rhamnoides (Sea Buckthorn) Water, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Sucrose Stearate, Beta-Carotene, Hydroxyethyl Cellulose, Arginin, Microcrystalline Cellulose, Ubiquinone, Cellulose Gum, Terminalia Ferdinandiana Fruit Extract, Myrciaria Dubia (Camu Camu) Fruit Extract, Saccharide Hydrolysate, Hesperidin, Fructooligosaccharides, Ergothioneine
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
CENTELLIAN24+ Madeca Prime Bundle
CENTELLIAN24+ Madeca Prime Bundle
CENTELLIAN24+ Madeca Prime Bundle, është një "shkop magjik" me mikrorrymë 3-në-1, i krijuar për të përmirësuar rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës. Zhvilluar nga marka e besuar derma-kozmetike CENTELLIAN24+ kjo pajisje inovative premton të përmirësojë elasticitetin dhe të rrisë përthithjen e produkteve të kujdesit të lëkurës, duke ju dhënë një pamje rrezatuese dhe rinore. Kjo pajisje, ofron tre mënyra të specializuara për të trajtuar problematika të ndryshme të lëkurës:
Modaliteti i dritës së kuqe: Eksfolon butësisht dhe promovon lëkurën e pastër nëpërmjet elektroporimit.
Shoqërohet me serumin: CENTELLIAN24+ Glutathion Toning Boosting Ampoule
Përmban 20% Toning Complex™ , një formulë e fuqishme që ndihmon në zbutjen e hiperpigmentimit dhe rregullimin e prodhimit të melaninës, duke bërë që lëkura të duket më e ndritshme dhe më e njëtrajtshme. Ndërsa, përbërësi inovativ milk exosomes në formulë luan një rol të rëndësishëm në rigjenerimin e qelizave dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, ndërsa kombinimi i acidit tranexamik dhe acidit ascorbik (Vitamina C) stimulon prodhimin e kolagjenit, duke ndihmuar në zvogëlimin e shenjave të moshës dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Gjithashtu ky kombinim ndihmon në minimizimin e poreve, përmirëson strukturën dhe teksturën e lëkurës, duke e bërë atë më të butë dhe të tonifikuar
*30ml
Modaliteti i dritës blu: Rrit përthithjen e produkteve duke krijuar mikrokanale në lëkurë.
Shoqërohet me serumin: CENTELLIAN24+ Hyaluronic Tox Boosting Ampoule
Përmban 250,000 ppm Kompleksi HYA10 i përbërë nga 10 lloje të acidit hialuronik për hidratim të thellë të lëkurës. Kjo ampulë përmban gjithashtu përbërësin ekskluzivë të acidit hialuronik të Dongkook Pharmaceutical, për të hidratuar thellësisht lëkurën e thatë deri në 120 orë.
*30ml
Modaliteti i dritës rozë: Rrit elasticitetin e lëkurës duke stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe elastinës.
Shoqërohet me serumin: CENTELLIAN24+ PDRN Firming Boosting Ampoule
Përmban 300,000 ppm kompleks PDRN, kolagjen të hidrolizuar dhe elastinë për të promovuar një pamje më të fortë të lëkurës. ADN-ja e nxjerrë nga salmoni, përbërësi kryesor aktiv që gjendet në ampulën PDRN Firming Boosting, ndihmon në promovimin e rigjenerimit të indeve, përmirëson strukturën dhe qëndrueshmërinë e lëkurës dhe redukton inflamacionin. PDRN gjithashtu ndihmon në rritjen e aktivitetit të fibroblasteve, të cilat janë qeliza përgjegjëse për prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, duke rezultuar në rritjen e elasticitetit dhe qëndrueshmërisë së lëkurës.
*30ml
KËSHILLË: Për personat me lëkurë sensitive do ju sugjeronim që të filloni me modalitetin e dritës blu për të testuar reagimin e lëkurës, pastaj kaloni gradualisht në dritën e kuqe dhe rozë.
Përdorimi
- Filloni duke pastruar fytyrën me një pastrues të butë për të hequr çdo papastërti ose makeup.
- Fillimisht zgjidhni modalitetin me dritë të kuqe dhe aplikojeni në lëkurë duke e lëvizur pajisjen ngadalë.
- Më pas zgjidhni serumin ose ampulën tuaj të preferuar dhe aplikojeni në fytyrë apo në zonën e qafës/dekoltesë.
- Lëvizni pajisjen ngadalë mbi fytyrë dhe qafë duke ndjekur linjat natyrore të fytyrës. Shmangni zonat e ndjeshme si rreth syve.
- Përdorni pajisjen për 5-10 minuta në çdo sesion. Për rezultate më të mira, këshillohet përdorimi 2-3 herë në javë.
- Pas çdo përdorimi, pastroni pajisjen me një leckë të butë dhe të pastër për të hequr çdo mbetje produkti.
Marka
Centellian 24 është një markë derma-kozmetike që ofron zgjidhje inovative dhe efektive të kujdesit të përditshëm të lëkurës bazuar në teknologjinë shkencore të lëkurës të Dongkook Pharmaceutical e zhvilluar për më shumë se gjysmë shekulli; që nga viti 1968. Ne shfrytëzojmë fuqinë shëruese të centella asiatica dhe ekspertizën tonë në shkencën e lëkurës për të zhvilluar produkte për të riparuar lëkurën tuaj dhe për ta mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme dhe rinore për 24 orë në të njëjtën kohë.
CENTELLIAN24+ Madeca Prime Madeca Max
33,000.00 ALL
Çmimi për njesi perCENTELLIAN24+ Madeca Prime Madeca Max
33,000.00 ALL
Çmimi për njesi perCENTELLIAN24+ Madeca Prime Max është pajisja premium e kujdesit të lëkurës që sjell në shtëpi rezultate të ngjashme me trajtimet profesionale estetike, falë teknologjisë me mikro-rrymë 3-në-1. Zhvilluar nga marka derma-kozmetike e besuar CENTELLIAN24+, kjo pajisje inovative punon për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës (1.7 herë më shumë), për të rritur ndjeshëm përthithjen e serumeve dhe kremrave (3.3 herë më shumë), si dhe për t’i dhënë lëkurës një pamje sa më rinore.
Prime Max ofron tre modalitete të specializuara, secili i krijuar për t’u fokusuar në problematika të ndryshme të lëkurës:
Modaliteti me dritë të kuqe: ndihmon në eksfolim të butë dhe përmirësim të teksturës së lëkurës.
Sugjerohet të përdoret me serumin: CENTELLIAN24+ Glutathion Toning Boosting Ampoule
Përmban 20% Toning Complex™ , një formulë e fuqishme që ndihmon në njëtrajtësimin e hiperpigmentimit dhe rregullimin e prodhimit të melaninës, duke bërë që lëkura të duket më e ndritshme dhe më e njëtrajtshme. Ndërsa, përbërësi inovativ milk exosomes në formulë luan një rol të rëndësishëm në rigjenerimin e qelizave dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, ndërsa kombinimi i acidit tranexamik dhe acidit ascorbik (Vitamina C) stimulon prodhimin e kolagjenit, duke ndihmuar në lëmimin e shenjave të moshës dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Gjithashtu ky kombinim ndihmon në minimizimin e poreve dhe përmirëson teksturën e lëkurës, duke e bërë atë më të butë dhe të tonifikuar.
*30ml
Modaliteti me dritë blu: rrit ndjeshëm përthithjen e produkteve duke krijuar mikro-kanale të imëta në lëkurë për depërtim më efektiv.
Sugjerohet të përdoret me serumin: CENTELLIAN24+ Hyaluronic Tox Boosting Ampoule
Përmban 250,000 ppm Kompleksi HYA10 i përbërë nga 10 lloje të acidit hialuronik për hidratim të thellë të lëkurës. Kjo ampulë përmban gjithashtu përbërësin ekskluzivë të acidit hialuronik të Dongkook Pharmaceutical, për të hidratuar thellësisht lëkurën e thatë deri në 120 orë.
*30ml
Modaliteti me dritë rozë: forcon elasticitetin dhe nxit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, për një lëkurë më të fortë dhe më të tonifikuar.
Sugjerohet të përdoret me serumin: CENTELLIAN24+ PDRN Firming Boosting Ampoule
Përmban 300,000 ppm kompleks PDRN, kolagjen të hidrolizuar dhe elastinë për të promovuar një pamje më të fortë të lëkurës. ADN-ja e nxjerrë nga salmoni, përbërësi kryesor aktiv që gjendet në ampulën PDRN Firming Boosting, ndihmon në rigjenerimin e indeve, përmirëson teksturën dhe redukton inflamacionin. PDRN gjithashtu ndihmon në rritjen e aktivitetit të fibroblasteve, të cilat janë qeliza përgjegjëse për prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, duke rezultuar në rritjen e elasticitetit të lëkurës.