-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
VILLAGE 11 FACTORY Vegan Deep Balance Scalp Shampoo
2,300.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Keni rënie flokësh, skalp të irrituar dhe gjeni shpesh zbokth në shpatullat tuaja? Atëherë shampo-ja VILLAGE 11 FACTORY Vegan Deep Balance Scalp është zgjidhja e duhur për ju. Kjo shampo nga VILLAGE 11 FACTORY kujdeset për skalpin tuaj duke parandaluar formimin e zbokthit dhe ndihmuar në rigjenerimin e qelizave të skalpit për një shtresë të shëndetshme dhe të pastër. Formula e saj unike përmban kompleksin V11™️ me 11 përbërës natyralë nga toka dhe deti, që ofrojnë hidratim të thellë dhe mbrojtje nga rrezet e dëmshme të diellit (UV) dhe pajisjet e stilimit si tharësja e flokëve apo pjastra. Për më tepër, kompleksi Botacair™️ stimulon rritjen e flokëve dhe ruan balancën e shëndetshme të mikroflorës së skalpit falë ekstrakteve të 4 bimëve natyrale. Shampo-ja përmban gjithashtu myshk deti dhe ekstrakt Ylang Ylang, të cilët pastrojnë dhe detoksifikojnë skalpin, duke ofruar freski dhe duke hequr plotësisht sebumin e tepërt. Këshillohet për persona që kanë skalp të yndyrshëm dhe me tendencë mbiprodhimi të sebumit.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
**300g
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit "magjik"
V11™, Botacair ™, myshk deti, ekstrakt Ylang Ylang
Lista e plotë e përbërësve
Water, Disodium Laureth Sulfosuccinate,Cocamidopropyl Betaine, Cocamide MIPA, Sodium Cocoyl Isethionate, Butylene Glycol, Propylene Glycol Laurate, Sodium Chloride, Coco-Glucoside, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Adansonia Digitata Seed Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Leaf Extract, Sophora Flavescens Root Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Coptis Japonica Root Extract, Morus Alba Bark Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Myrciaria Dubia Fruit Extract, Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract, Cetraria Islandica Extract, Fucus Vesiculosus Extract, Himanthalia Elongata Extract, Gelidium Cartilagineum Extract, Laminaria Japonica Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Cananga Odorata Flower Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Sodium Citrate, Polyquaternium-10, Hydroxyacetophenone, Trihydroxystearin, Caprylic/Capric Triglyceride, Citric Acid, Coconut Acid, Sodium Isethionate, hylhexylglycerin, Disodium EDTA, Fragrance
VILLAGE 11 FACTORY është marka më e re e koleksionit “Koral Secrets”. Paketimi dhe marketingu i markës përdorin konceptin e një shkencëtari të çuditshëm për të përcjellë qasjen e tij argëtuese por të thelluar për zhvillimin e zgjidhjeve për kujdesin e lëkurës. VILLAGE 11 FACTORY mori çmimin Hi-Seoul për produktet e saj novatore, 100% të bëra në Kore.
Shpërndani
2,300.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE