

BENTON Beer Yeast Shampoo
BENTON Beer Yeast Shampoo
Nëse po kërkoni një shampoo me formulë hipoalergjike që balancon pH-in e skalpit, ndalon rënien e flokëve, mban në kontroll yndyrën e tepërt dhe zbokthin, si edhe mund të përdoret çdo ditë pa e irrituar edhe skalpin më sensitiv, atëherë zgjidhja është shampoo: Beer Yeast Shampoo. Nuk do të duhet më të shpenzoni para edhe kohë në trajtime të ndryshme, mjaftojnë vetëm 5 minuta, dhe këto në kushtet e shtëpisë. Përbërësi kryesor i kësaj shampoo-je është 100,000ppm (10%) ekstrakt i majasë së birrës nga zona Mungyeong. Nuk është zgjedhur rastësisht kjo përbërje sepse struktura e aminoacideve të majasë së birrës është shumë e ngjashme me atë të flokëve. Kjo e bën që shumë përbërës ushqyes si: proteina, vitamina B, biotina (Vitamina B7) dhe selenium, që përmban majaja e birrës, të përthithen në mënyrë të shkëlqyer nga floku dhe rrënja e tyre. Biotina, kafeina dhe ekstrakt i sojës së zezë ushqejnë skalpin dhe gjatësinë e flokëve, por edhe forcojnë rrënjën e tyre duke ndaluar rënien masive. Nga ana tjetër përmbajtja me dexpanthenol, acid salicilik, niacinamide ekstrakt të mentes, gjethes së bimës Camellia Sinensis dhe rrënjëve të bimëve mjekësore Perilla Frutescens, Houttuynia Cordata dhe Lactobacillus ulin nxehtësinë apo irritimin e skalpit duke i ofruar freski dhe pastërti. Kjo shampoo ofron shkumë të butë dhe aroma e saj është shumë e veçantë. Dhe nuk mbaron me kaq... Shampoo-ja do t'i dhurojë flokëve një volum të mahnitshëm dhe rregullim të pH për t'i pasur ata plot shkëlqim! Prandaj, mos u habisni nga komplimentat e shumtë që do të merrni për flokët tuaj! Shampoo ka pH 5.5 dhe sugjerohet të përdoret nga personat që:
• kanë historik genetik në rënien e flokut;
• kanë skalp të thatë dhe të irrituar;
• kanë flokë të hollë dhe të dobët;;
• kanë qeliza të vdekura dhe zbokth në skalpin e tyre;
• kanë skalp të yndyrshëm dhe me tendencë mbiprodhimi të sebumit;
• kur prekin skalpin ndjejnë nxehtësi;
• kanë flokë të rrallë te pjesa e kurorës së kokës.
Formula e saj është vegane, e pastestuar në kafshë, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban 26 fragranca të cilat shkaktojnë alergji, përbërës PEG, sulfat surfactans, përbërës alergjik.
*Materiali i shishes është 100% plastikë e riciklueshme, e cila tretet në ujë.
*500ml
Përdorimi
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
100,000 ppm ekstrakt të majasë së birrës, biotinë, kafeinë, kstrakt të sojës së zezë
Lista e plotë e përbërësve
Aqua (Water), Saccharomyces cerevisiae Extract, Disodium Laureth Sulfosuccinate, Cocamidopropyl Hydroxysultaine, Lauryl Glucoside, Cocamide MIPA, Sodium Cocoyl Isethionate, Lactobacillus/ (Houttuynia cordata/Perilla Frutescens/Camellia Sinensis) Leaf Ferment Filtrate, Butylene Glycol, Sodium Chloride, Dipropylene Glycol, Polyquaternium-10,1,2-Hexanediol, Glycerin, Propolis Extract, Glycine Max (Soybean) Seed Extract, Malt Extract, Phellodendron Amurense Bark Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Biotin, Camellia Sinensis Leaf Extract, Houttuynia cordata Extract, Perilla Frutescens Leaf Extract, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Hydroxyacetophenone, Caffeine, Menthol, Caprylyl Glycol, Dexpanthenol, Salicylic Acid, Coconut Acid, Citric Acid, Niacinamide, Sodium Isethionate, Ethylhexylglycerin, Sodium Gluconate, Arginine, Parfum (Fragrance)
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).


BENTON Honest Scalp Nourishing Tonic Ampoule
BENTON Honest Scalp Nourishing Tonic Ampoule
Shijoni një përvojë të avancuar kujdesi për flokët me BENTON Honest Scalp Nourishing Tonic Ampoule, një formulë e pasur dhe shumëfunksionale që rigjeneron flokët dhe përkujdeset për shëndetin e skalpit të flokut. Me përbërës të fuqishëm si peptidet dhe 17 aminoacide, kjo ampulë ndihmon në ushqimin e rrënjëve të flokëve, përmirësimin e elasticitetit dhe rritjen e tyre. E pasuruar me ekstraktin e Saccharomyces Cerevisiae, kjo ampulë furnizon flokët dhe skalpin me lëndë ushqyese, ndërsa kompleksi ekskluziv BENTON Hair Complex forcon kutikulat e dëmtuara të flokëve. Nga ana tjetër përbërës si Lactobacillus, Houttuynia cordata, Perilla frutescens var. crispa dhe ekstrakti i gjetheve të Camellia sinensis ofrojnë qetësim, ushqim të thellë dhe mbështetje antioksiduese për flokët dhe skalpin. Formula përmban gjithashtu panthenol dhe niacinamide, që hidratojnë dhe zbusin lëkurën e skalpit, ndërsa kafeina përforcon rrënjën e flokut dhe nxit rritjen e shëndetshme të tij. Ndërsa, përbërësit si fasule e zezë, pemë çaji dhe mente ndihmojnë në qetësimin e skalpit dhe balancimin e sebumit të tepërt. Por nuk mbaron me kaq! Për të përmirësuar më tej pastërtinë dhe shëndetin e skalpit, betaina salicilate dhe BHA bashkeveprojnë për të pastruar poret dhe larguar keratinën e tepërt. Me 12 vitamina të përfshira në formulën e patentuar, kjo ampulë ndihmon në parandalimin e oksidimit dhe ruajtjen e një skalpi të shëndetshëm. Rezultati? Flokë të fortë, të ushqyer dhe të gjallë nga rrënja deri te majat. Për të përfituar një efekt maksimal, sugjerojmë që të përdoret së bashku me shampoon: BENTON Beer Yeast Shampoo.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificale.
*100ml
Përdorimi
Pas larjes me shampoo dhe tharjes me peshqir, aplikojeni në gjatësinë e flokëve. Gjithashtu mund t’a aplikoni përpara përdorimit të pajisjeve stiluese, si: tharëse flokësh, pjastër etj., për të mbrojtur flokët nga dëmtimi i nxehtësisë. Mund të aplikohet edhe në flokë të thatë.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
peptide, 17 aminoacide, ekstrakt Saccharomyces Cerevisiae, BENTON Hair Complex, Lactobacillus, Houttuynia cordata, Perilla frutescens var. crispa, ekstrakt I gjetheve të Camellia sinensis, peptide, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Lactobacillus/(Houttuynia Cordata/Perilla Frutescens/Camellia Sinensis) Leaf Ferment Filtrate, Aqua (Water), Butylene Glycol, Saccharomyces Cerevisiae Extract, 1,2-Hexanediol, Ecklonia Cava Extract, C12-13 Alketh-9, Glycerin, Propanediol, Panthenol, Polyglyceryl-10 Laurate, Arginine, Niacinamide, Allantoin, Betaine Salicylate, Caffeine, Hydrolyzed Silk, Coptis Japonica Root Extract, Morus Alba Bark Extract, Sophora Flavescens Root Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Sodium Phytate, Alteromonas Ferment Extract, Glycine, Betaine, Palmitoyl Tripeptide-5, Acetyl Hexapeptide-8, Houttuynia Cordata Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Perilla Frutescens Leaf Extract, Glycine Max (Soybean) Seed Extract, Polyglyceryl-10 Stearate, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Tyrosine, Phenylalanine, Valine, Threonine, Proline, Isoleucine, Biotin, Histidine, Cysteine, Methionine, Sodium Ascorbyl Phosphate, Beta Glucan, Folic Acid, Pyridoxine, Tocopherol, Cyanocobalamin, Beta-Carotene, Linoleic Acid, Thiamine HCI, Riboflavin, Menthol, Menthyl Lactate, Ethylhexylglycerin, Citric Acid, Sodium Citrate, Hydrogenated Lecithin, Caprylyl Glycol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Mentha Piperita (Peppermint) Oil, Parfum (Fragrance)
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).