NARD Perfect Waxing Cream
NARD Perfect Waxing Cream
A e keni lodhur veten me metoda të dhimbshme dhe të pakëndshme për heqjen e qimeve? Brisqet lënë irritime, depilimi me dyll sjell dhimbje, ndërsa trajtimet me lazer kërkojnë kohë dhe investim të madh. Po sikur të ekzistonte një zgjidhje më e lehtë, pa dhimbje dhe me rezultate të shpejta? NARD PERFECT WAXING CREAM është pikërisht ajo që të duhet! Ky krem depilimi është krijuar për të hequr qimet pa dhimbje, duke i dhuruar lëkurës një ndjesi të pastër, të butë dhe të hidratuar. Me një formulë të avancuar, ky krem vepron shpejt për të shpërbërë qimet nga rrënja pa shkaktuar irritime apo skuqje. Tekstura e tij kremoze lejon një aplikim të lehtë dhe të njëtrajtshëm, ndërsa aroma e muskut të fal një ndjesi freskie dhe relaksi. I pasuruar me përbërës natyralë si allantoini për qetësim dhe rigjenerim, një përzierje luksoze vajrash bimorë si: argan, avokado, macadamia dhe jojoba, për hidratim dhe ushqim të thellë, si dhe ekstrakte bimore si lavander dhe tea tree, ky krem jo vetëm që largon qimet, por edhe kujdeset për lëkurën, duke e mbrojtur atë nga thatësia dhe irritimet.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*200ml
Përdorimi
Aplikoni një shtresë të barabartë të kremit mbi lëkurën e thatë dhe të pastër.
Lëreni të veprojë për 10-15 minuta, dhe me një leckë të lagur, fshijeni butësisht kremin bashkë me qimet e hequra.
Shpëlajeni lëkurën me ujë të ngrohtë për të larguar çdo mbetje produkti.
Thajeni me një peshqir të butë dhe aplikoni një hidratues pa aromë për ta qetësuar dhe ushqyer lëkurën.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
allantoini, argan, avokado, macadamia, jojoba, lavander, tea tree
Lista e plotë e përbërësve
Allantoin, Argan Kernel Oil, Avocado Oil, Macadamia Seed Oil, Sweet Almond Oil, Jojoba Seed Oil, Collagen Extract, Lavender Extract, Tea Tree Leaf Extract, Purslane Extract
Rosemary Leaf Extract, Centella Asiatica Extract
Marka
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
NARD Refreshing Perfumed Shampoo Fresh Lavender
NARD Refreshing Perfumed Shampoo Fresh Lavender
NARD Refreshing Perfumed Shampoo Fresh Lavender ofron një përvojë të pasur dhe rigjeneruese për flokët, duke i ofruar një kujdes të thellë dhe një aromë të këndshme livandoje. Formula e saj unike përmban përbërës të përzgjedhur me kujdes, të cilët ushqejnë, hidratojnë dhe mbrojnë flokët dhe skalpin. Me tetë lloje të acidit hialuronik, kjo shampo ndihmon në mbajtjen e lagështisë dhe rrit elasticitetin e flokëve dhe skalpit. Përmes kompleksit të proteinave të hidrolizuara, përfshirë mëndafshin, keratinën, kolagjenin dhe proteina të tjera, flokët bëhen më të fortë, më elastikë dhe me një shkëlqim natyral. Por nuk mbaron me kaq! Formula pasurohet edhe me vajra natyralë si jojoba, avokado, ulliri, luledielli, kokosi dhe kamelie, të cilët ushqejnë flokët nga rrënja deri tek majat dhe i mbajnë ato të butë duke parandaluar ngatërrimin dhe tharjen. Nga ana tjetër, ekstraktet bimore, si rozmarina, çaji jeshil, fasulet e zeza, eukalipti dhe centella asiatica, ndihmojnë në qetësimin dhe rigjenerimin e skalpit, duke e mbajtur atë të freskët dhe të balancuar nga sebumi i tepërt. Ndërsa, pastrimi i thellë sigurohet nga sodium laureth sulfate dhe cocamidopropyl betaine, të cilët largojnë papastërtitë pa irrituar skalpin. Ndërkohë, dimethiconoli dhe glicerina mbrojnë flokët nga dëmtimet e jashtme, duke i ofruar atyre butësi dhe hidratim afatgjatë. Rezultati? Flokë të pastër, të ushqyer, të butë dhe me një aromë të freskët dhe relaksuese livandoje që zgjat gjatë gjithë ditës. Për efekte maksimale sugjerohet përdorimi i shampoo-s bashkë me trajtimin e linjës: NARD Refreshing Perfumed Treatment Fresh Lavender.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate etj.
*1000ml
Përdorimi
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
tetë lloje të acidit hialuronik, proteina të hidrolizuara, mëndafsh, keratinën, kolagjen, jojoba, avokado, ulliri, luledielli, kokosi, kamelie, rozmarinë, çaji jeshil, fasule e zezë, eukalipt, centella asiatica, laureth sulfate, cocamidopropyl betaine, dimethiconoli, gliceri
Lista e plotë e përbërësve
Simmondsia Chinensis (jojoba) Seed Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Panthenol, Olea Euro-paea (Olive) Fruit Oil, Helianthus Annuus (Sun-flower) Seed Oil, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Rosmarinus Offici-nahs (Rosemary) Extract, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea
Tree) Extract, Glycine Max (Soybean) Seed Extract
Marka
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
NARD Refreshing Perfumed Shampoo White Musk
NARD Refreshing Perfumed Shampoo White Musk
Shampoja NARD Refreshing Perfumed Shampoo White Musk është një formulë e avancuar për kujdesin e flokëve dhe skalpit, e krijuar për të ofruar hidratim të thellë, rigjallërim dhe forcim të flokëve. Me një aromë të lehtë të musk-ut të bardhë, kjo shampo jo vetëm që përmirëson shëndetin e flokëve, por edhe i mbështjell ata me një ndjesi freskie. E pasuruar me tetë lloje acid hialuronik dhe panthenol, shampoja ndihmon në mbajtjen e lagështisë maksimale, duke ushqyer dhe qetësuar skalpin menjëherë. Formula e saj unike përmban proteina të hidrolizuara, si mëndafshi, keratina, kolagjeni, proteina e sojës, tërshëra dhe qumështi, të cilat forcojnë flokët, rrisin elasticitetin dhe rikthejnë shkëlqimin e tyre natyral. Ekstraktet e fasules së zezë dhe pemës Baobab, të pasura me aminoacide, ndihmojnë në forcimin e rrënjëve dhe ushqyerjen e thellë të flokëve, ndërsa 11 llojet e proteinave me peshë të ulët molekulare ndihmojnë në rigjenerimin dhe mbrojtjen e tyre, duke ofruar një kujdes maksimal. Për më tepër, formula përmban ekstrate si rrënja e Changpo dhe kokosi, të cilët balancojnë dhe rigjenerojnë skalpin, duke e lënë të pastër dhe të shëndetshëm. Ndërsa, gjashtë vajra bimorë sigurojnë ushqim të thellë nga rrënja deri te majat, duke i lënë flokët të butë, të hidratuar dhe me një shkëlqim të mahnitshëm, pa ngatërrime. Për efekte maksimale sugjerohet përdorimi i shampoo-s bashkë me trajtimin e linjës: NARD Refreshing Perfumed Treatment White Musk.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate etj.
*1000ml
Përdorimi
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
tetë lloje acid hialuronik, panthenol, proteina të hidrolizuara, mëndafshi, keratina, kolagjeni, proteina e sojës, tërshëra, qumështi, 11 lloje proteinash, ekstrat nga rrënja e Changpo dhe kokosit,
Lista e plotë e përbërësve
Simmondsia Chinensis (jojoba) Seed Oil, Persea
Gratissima (Avocado) Oil, Panthenol, Olea Euro-paes (Olive) Fruit Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Comellia Jeponica Seed Oil, Rosmorinus Offici-nolis (Rosemary) Extract, Mentha Piperita Pepper maint) Leof Extract, Melaleuca Alternifolia (IesTiee) Extrect, Glycine Mox (Soybeon) Seed Extroci
Marka
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
SOME BY MI Beta Panthenol Repair Body Cream
SOME BY MI Beta Panthenol Repair Body Cream
Keni menduar ndonjëherë pse disa pjesë të trupit janë më të thata se të tjerat? Kjo ndodh për shkak të gjendrave dhjamore, të cilat prodhojnë sebumin e lëkurës. Duke qënë se këto gjendra janë të shpërndara në të gjithë lëkurën e trupit dhe fytyrës, mund të ndodhë që disa zona të mbeten pa hidratim. Pikërisht për këtë, SOME BY MI Beta Panthenol Repair Body Cream sjell një formulë të avancuar me teknologjinë e patentuar Beta-Panthenol™, e cila kombinon fuqinë e D-panthenolit dhe beta-sitosterolit, një përbërës jashtëzakonisht efektiv që ndihmon në qetësimin dhe shërimin e lëkurës në rastet e djegieve të lehta, si edhe në raste irritimesh të shkaktuara nga fërkimi, rruajtja ose alergjitë. Ky kombinim përforcon barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke ofruar hidratim të thellë dhe qetësim të menjëhershëm ndaj inflamacionit. Nga ana tjetër, ceramidet ndihmojnë në riparimin dhe qetësimin e lëkurës në formulim duke mbrojtur gjithashtu barrierën e saj nga ndikimet e jashtme. Kremi është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, kryesisht për atë të thatë sensitive duke siguruar hidratim afatgjatë. Ka konsistencë të lehtë, përthithet lehtësisht nga lëkura, duke mos e lënë ndjesinë e ngjitjes.
*200ml
Përdorimi
Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
Beta-Panthenol™, ceramide
Lista e plotë e përbërësve
Water (Aqua), Glycerin, Butylene Glycol, Panthenol, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Cetearyl Alcohol, Ethylhexyl Palmitate, Glyceryl Stearate, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), 1,2-Hexanediol, Trehalose, Cetyl Ethylhexanoate, Cetearyl Glucoside, Beta-sitosterol, Vinyl Dimethicone, Carbomer, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax, Arginine, Palmitic Acid, Stearic Acid, Phytosterols, Sodium Stearoyl Glutamate, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Propanediol, Tocopherol, Ectoin, Ceramide Np, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Allantoin, Lactococcus Ferment Lysate, Bifida Ferment Lysate, Lactobacillus Ferment Lysate, Sodium Hyaluronate, Polyglutamic Acid
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
AROMATICA Pure & Soft Feminine Wash
AROMATICA Pure & Soft Feminine Wash
Përveç pastrimit të përditshëm, zona femërore Y (intime) duhet të ruajë një nivel optimal pH, ndaj dhe kërkon përkujdesje me produkte me përbërje sa më të buta në formulim. AROMATICA Pure & Soft Feminine Wash, është një larës intim në trajtë shkume të gatshme (foam-type), i cili ofron një pastrim maksimalisht të kujdesshëm dhe delikat të zonës femërore Y (intime). Ky larës përmban përbërës natyralë larës të derivuar nga bajamja e ëmbël dhe kokosi, si dhe acid laktik natyral që ndihmon në ruajtjen e balancës së pH-it dhe mjedisit të shëndetshëm të kësaj zone. Gjithashtu larësi përmban ekstrakt të lules Dandelion (Lpërdhesë) dhe Aloe Vera organike, të cilat njihen për vetitë e tyre të shkëlqyera në qetësimin dhe hidratimin e lëkurës, madje edhe asaj më të ndjeshme. Produkti është 100% vegan, pa aroma artificiale dhe mund të përdoret çdo ditë me siguri të plotë, përfshirë gjatë shtatzënisë apo ciklit menstrual.
Formula e tij është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*170ml
Përdorimi
Aplikoni një sasi të konsiderueshme dhe masazhoni butësisht zonën Y. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acid laktik, ekstrakt të lules Dandelion (Lpërdhesë), Aloe Vera
Lista e plotë e përbërësve
Marka
AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.
APLB Glutathione Niacinamide Body Lotion
APLB Glutathione Niacinamide Body Lotion
Lëkura e trupit që përballet me njolla të errëta, hiperpigmentim apo ton jo uniform kërkon një trajtim me efekt zbardhues dhe hidratues, ndaj ka nevojë për përdorimin e formulave me përbërës aktivë të fuqishëm. APLB Glutathione Niacinamide Body Lotion, është një locion trupi i formuluar për hidratimin dhe unifikimin e tonit të lëkurës, i cili ofron një përkujdesje intensive pa shkaktuar iritime. Ky locion përmban Glutation (Glutathione) dhe Niacinamide, dy antioksidantë elitarë që veprojnë në mënyrë harmonike për të bllokuar prodhimin e tepërt të melaninës, duke zbehur njollat e errëta te zonat si bërrylat, gjunjët apo nënsqetullat. Gjithashtu, formula përmban kompleksin Centella Asiatica (CICA) për të qetësuar lëkurën e ndjeshme, si dhe Acid Hialuronik e Squalane për të garantuar hidratim të thellë e të qëndrueshëm. Me një teksturë të lehtë e kremoze që përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse apo rëndesë, ky locion është ideal për përdorim të përditshëm nga të gjitha llojet e lëkurës që kërkojnë një pamje më të ndritshme dhe me ton të njëtrajtshëm.
*300ml
Përdorimi
Mund të përdoret në përditshmëri sa herë të jetë e nevojshme, pas larjes së trupit dhe jo vetëm. Pasi të keni aplikuar dhe fërkuar lëkurën, është mirë që esenca nga produkti, të përthithet nga trupi.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Glutation, niacinamide, Centella Asiatica (CICA), Acid Hialuronik, Squalane
Lista e plotë e përbërësve
Water, Centella Asiatica Extract (22.7%), Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Niacinamide (20,000 ppm), Hydrogenated Polydecene, Caprylic/Capric Triglyceride, Sodium Hyaluronate, Glutathione (1,000 ppm), Hydrolyzed Collagen, Squalane, Beta-Glucan, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Adenosine, Butylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Sorbitan Stearate, Cyclopentasiloxane, Cyclohexasiloxane, Dimethicone, Carbomer, Triethanolamine, Disodium EDTA, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Fragrance.
Marka
APLB (A+Plus Laboratory) është një brand lider dermatologjik nga Korea e Jugut (K-Beauty), i cili njihet për formulat e tij të avancuara të përqendruara te shkenca e ingredientëve aktivë dhe kujdesi i lehtë për lëkurën (minimalist formulations). Brandi dallohet për përdorimin e përbërësve me efikasitet të lartë — si Glutathione, Niacinamide, Centella Asiatica (CICA), Retinol dhe Peptide — të formuluara me teknologji të patentuara që depërtojnë në thellësi pa shkaktuar iritime. Filozofia e APLB mbështetet në krijimin e produkteve hipoalergjike, të sigurta dhe të certifikuara, të cilat trajtojnë me precizion probleme specifike të lëkurës së fytyrës dhe trupit, si hiperpigmentimi, plakja e parakohshme, humbja e lagështisë dhe dëmtimi i barrierës mbrojtëse.
AROMATICA Grace Perfume Body Wash Rose & Geranium
AROMATICA Grace Perfume Body Wash Rose & Geranium
AROMATICA Grace Perfume Body Wash Rose & Geranium e kthen dushin e përditshëm në një moment kujdesi dhe relaksi, duke kombinuar pastrimin e lëkurës me një aromë elegante dhe delikate të Rose & Geranium. Formula pastron butësisht papastërtitë dhe yndyrën e tepërt, ndërsa ndihmon që lëkura të mbetet e butë pas larjes, pa ndjesinë e thatësisë apo tërheqjes. Tekstura e lëngshme shkumëzohet lehtë dhe përhapet në mënyrë të njëtrajtshme mbi trup, duke u shpëlarë pa vështirësi. Është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha tipet e lëkurës. Për një aromë më të plotë dhe një eksperiencë më të qëndrueshme, mund ta kombinoni me AROMATICA Grace Perfume Body Lotion Rose & Geranium pas dushit.
Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*300ml
Përdorimi
Merrni një sasi të konsiderueshme dhe masazhojeni të gjithë trupin. Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Më pas vazhdoni duke lyer trupin me kremin e linjës ose vajin e trupit.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Glicerinë, Palisandër, Trëndafil, Geranium, Ylang-Ylang, Patchouli

Shfaq 25/25