MEDICUBE PDRN Pink Collagen Volume Multi Balm
MEDICUBE PDRN Pink Collagen Volume Multi Balm
MEDICUBE PDRN Pink Collagen Volume Multi Balm është një balm në formë stick-u i krijuar për t’i dhënë lëkurës hidratim dhe shkëlqim të menjëhershëm, veçanërisht në zonat ku lëkura duket e thatë, e dehidratuar ose me vija të holla. Formula kombinon PDRN, kolagjen dhe peptide, të cilët ndihmojnë në kujdesin ndaj elasticitetit dhe pamjes së teksturës së lëkurës, ndërsa përbërësit hidratues ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe butësisë. Tekstura balm shkrihet lehtësisht gjatë aplikimit dhe krijon një shtresë hidratuese mbi lëkurë, duke i dhënë një efekt të menjëhershëm glowy dhe plump. PDRN dhe kolagjeni plotësojnë kujdesin për një pamje më elastike dhe të lëmuar, ndërsa përbërësit ushqyes ndihmojnë që lëkura të ndihet më e butë dhe më e hidratuar. Falë formatit stick, është shumë praktik për riaplikim gjatë ditës dhe mund të përdoret në zona si konturi i syve, balli, rreth buzëve, mollëzat dhe qafa, sa herë që lëkura ka nevojë për hidratim ose një dozë shtesë shkëlqimi. Është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë të thatë dhe të dehidratuar, si dhe për ata që kërkojnë një produkt të shpejtë për të rifreskuar pamjen e lëkurës gjatë ditës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*Ndryshimi i temperaturës mund të shkaktojë ndryshim të konsitencës në pjesën e sipërme të tij, por kjo nuk ndikon aspak në cilësinë e produktit.
*10gr
Përdorimi
Aplikojeni butësisht në zonën rreth syve, vijat e mimikës te balli, anash buzëve, mjekrës, midis vetullave etj. Mund t'a aplikoni para ose pasi të kryeni makeup.
Gjithashtu këtë balm mund t'a aplikoni mbi buzë në rast se i ndjeni të thata, në faqe duke krijuar një efekt shkëlqyes (highlight), mbi majat dyshe të flokëve të dëmtuar.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN, Kolagjen, Volufiline, NAD/NMN/ATP, Kafeinë, Retinol, Peptide, Acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Cetyl Ethylhexanoate, Synthetic Wax, Polyglyceryl-2 Triisostearate, Diisostearyl Malate, Microcrystalline Wax, Hydrogenated Polyisobutene, Octyldodecanol, Caprylic/Capric Triglyceride, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax, Silica Dimethyl Silylate, Lithospermum Erythrorhizon Root Extract, Bisabolol, Butylene Glycol, Polyglyceryl-2 Oleate, Oryza Sativa (Rice) Bran Oil, Adenosine, Sodium DNA, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Anemarrhena Asphodeloides Root Extract, Cananga Odorata Flower Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Rosa Damascena Flower Oil, Tocopherol, Water, Caffeine, Collagen, Hippophae Rhamnoides Oil, Sodium Hyaluronate, Glycine Soja (Soybean) Oil, Propanediol, Glycerin, Retinol, Polyglyceryl-10 Oleate, 1,2-Hexanediol, Nicotinamide Mononucleotide, Adenosine Triphosphate, Nicotinamide Adenine Dinucleotide, Alkanna Tinctoria Root Extract, Lecithin, Sodium Phosphate, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Elastin, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Acetyl Tetrapeptide-5, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, sh-Oligopeptide-1, sh-Oligopeptide-2, sh-Polypeptide-1, sh-Polypeptide-10, sh-Polypeptide-11, sh-Polypeptide-3, sh-Polypeptide-59, sh-Polypeptide-9
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
SUNGBOON EDITOR Deep Collagen Melting Patch
SUNGBOON EDITOR Deep Collagen Melting Patch
SUNGBOON EDITOR Deep Collagen Melting Patch janë patch inovativë për kujdesin e targetuar të lëkurës, të krijuar për të hidratuar, përmirësuar elasticitetin dhe për të reduktuar pamjen e njollave dhe tonit jo të njëtrajtshëm. Teknologjia “melting patch” lejon që patch-i të shkrihet gradualisht në kontakt me lagështinë e lëkurës, duke çliruar përbërësit aktivë dhe duke mundësuar kujdes intensiv në zonat e targetuara. Formula përmban glutathione, një antioksidant që ndihmon në përmirësimin e pamjes së njollave të errëta dhe shkëlqimit të lëkurës, ndërsa kolagjeni ndihmon në ruajtjen e hidratimit dhe elasticitetit, duke e bërë lëkurën të duket më e lëmuar dhe e plotë. Acidi hialuronik siguron hidratim intensiv, ndërsa kompleksi i peptideve ndihmon në përmirësimin e pamjes së vijave të holla dhe elasticitetit të lëkurës. Të përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën me njolla të errëta, ton jo të njëtrajtshëm, dehidratim, mungesë elasticiteti dhe shenja të dukshme lodhjeje.
* 1 Pako (6pcs)
Përdorimi
Pas pastrimit të lëkurës dhe aplikimit të tonerit, vendoseni patch-in në zonën e dëshiruar (si poshtë syve, në vijat nasolabiale ose në zona të tjera që kanë nevojë për kujdes intensiv). Lëreni të veprojë derisa patch-i të shkrihet dhe përbërësit aktivë të përthithen nga lëkura. Më pas hiqeni pjesën mbështetëse nëse është e nevojshme dhe masazhoni lehtësisht produktin e mbetur derisa të përthithet plotësisht. Mund të përdoret si pjesë e rutinës së mbrëmjes ose sa herë që lëkura ka nevojë për hidratim dhe kujdes shtesë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Lista e plotë e përbërësve
Collagen, Hydrolyzed Collagen, Glutathione, Sodium Hyaluronate, Propanediol, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Hyaluronic Acid, Tripeptide-1, Pentapeptide-3, Palmitoyl Tripeptide-5, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Hexapeptide-12, Nonapeptide-1, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hexapeptide-9, Dipeptide Diaminobutyroyl Benzylamide Diacetate, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8
Marka
SUNGBOON EDITOR Dead Sea Salt LHA Blackhead Melting Out Pad
SUNGBOON EDITOR Dead Sea Salt LHA Blackhead Melting Out Pad
SUNGBOON EDITOR Dead Sea Salt LHA Blackhead Melting Out Pad është një trajtim në formë pad-i i krijuar për të ndihmuar në largimin e sebumit dhe papastërtive të grumbulluara në pore, veçanërisht në zonën e hundës dhe mjekrës. Formula me Sebum Melting Complex ndihmon në zbutjen e përmbajtjes së poreve, duke e bërë më të lehtë largimin e pikave të zeza pa shtrydhje agresive. Witch Hazel dhe ekstrakti i sherebelës ndihmojnë në kontrollin e yndyrës, ndërsa allantoin dhe sodium hyaluronate ofrojnë hidratim dhe kujdes qetësues për lëkurën. Pas përdorimit, lëkura ndihet më e pastër, më e lëmuar dhe poret duken më të pastra. I përshtatshëm veçanërisht për lëkurë mikse dhe të yndyrshme, pika të zeza dhe pore të bllokuara
*30 copë
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Witch Hazel, ekstrakt i sherebelës, allantoin, Sodium hyaluronate
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Water, Butylene Glycol, Salvia Officinalis (Sage) Leaf Extract, 1,2-Hexanediol, Methylpropanediol, Arctium Majus Root Extract, Juniperus Communis Fruit Extract, Melissa Officinalis Leaf Extract, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Pentylene Glycol, Hypericum Perforatum Flower/Leaf/Stem Extract, Saponaria Officinalis Leaf Extract, Chlorella Vulgaris Extract, Sodium Hyaluronate, Vincetoxicum Atratum Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Hydroxyacetophenone, Glucose, Allantoin, Fructooligosaccharide, Fructose, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Glycerin, Acetyl Glucosamine, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Disodium EDTA
Marka
SUNGBOON EDITOR është një markë koreane e skincare e njohur për formulat e saj inovative që kombinojnë teknologjinë moderne dermokozmetike me përbërës aktivë me origjinë natyrale. Marka fokusohet në krijimin e produkteve që adresojnë probleme specifike të lëkurës si poret e zgjeruara, humbja e elasticitetit, dehidratimi dhe balancimi i sebumit, duke ofruar rezultate të dukshme pa kompromentuar butësinë ndaj lëkurës. Produktet e SUNGBOON EDITOR karakterizohen nga tekstura moderne, formulime të pasura me ingredientë funksionalë si Vitaminat, Acidi Hyaluronik dhe ekstraktet botanike, si dhe nga qasja minimalistike “skin-first”, e cila synon të përmirësojë shëndetin dhe pamjen natyrale të lëkurës në mënyrë efektive dhe të sigurt edhe për lëkurat sensitive.
Shfaq 93/93

