BY Wishtrend Sulfur 3% Clean Gel, është një trajtim topik që ndihmon në parandalimin e akneve, tkurrjen e poreve dhe kontrollin e puçrrave ekzistuese. Përbërësi i tij magjik, Squfuri Kolodial ndihmon në trajtimin e akneve dhe largimin e qelizave të vdekura të lëkurës, duke forcuar dhe shëruar barrierën mbrojtëse të lëkurës. Gjithashtu, falë vetitë e tij anti-inflamatore dhe antibakteriale, pastron poret nga bakteret që mund të shkaktojnë akne në lëkurë si edhe parandalon zhvillimin e baktereve të reja në lëkurë. Ky produkt përfshin gjithashtu dy përbërës hidratues Natriumi Hyaluronate dhe Tocopherol e ushqejnë lëkurën me hidratim por pa e rënduar aspak edhe lëkurën e yndyrshme. Konsistenca e tij është e lehtë, në trajtë xheli, duke e bërë kështu të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, fragrancë artificiale. 



*30gr

Në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën dhe vazhduar me hapat e tjerë bazik, si aplikimi i tonerit dhe serumit, vendoseni trajtimin topik në zonat e irrituara ose në gjithë fytyrën.

Përbërësit "magjik"

Squfuri Kolodial, Natriumi Hyaluronate, Tocopherol 

Lista e plotë e përbërësve

Aqua (Water), Methyl Trimethicone, Butylene Glycol, Glycerin, Sulfur, Acacia Senegal Gum, 1,2-Hexanediol, Cetearyl Alcohol, Sorbitan Isostearate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Glyceryl Stearate, Dicaprylyl Carbonate, Sodium Hyaluronate, Tocopherol, Caprylyl/Capryl Glucoside, Xanthan Gum, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Denatonium Benzoate, Disodium EDTA, Alcohol, Ethylhexylglycerin

By Wishtrend është një markë e njohur e kujdesit të lëkurës, e përfshirë në kompaninë udhëheqëse K-Beauty, Wishtrend. Kjo markë koreane ka një qëllim të qartë: ofrimi të produkteve inovative dhe cilësore për të adresuar shqetësime specifike të lëkurës, duke synuar të sjellë një pamje të shëndetshme dhe të freskët.Produktet e By Wishtrend përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuara për të arritur rezultate të mira.Një element i rëndësishëm është se të gjitha produktet e kësaj marke janë 100% të prodhuara në Kore, theksuar cilësinë dhe traditën e kujdesit të lëkurës koreane. Përdorimi i tyre mund të sjellë një përparim të dukshëm në pamjen dhe shëndetin e lëkurës.

BY WISHTREND Sulfur 3% Clean Gel

2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI