ROHTO MENTHOLATUM Melano CC Vitamin C Moisture Cream është versioni me teksturë kremoze e vitaminës c më të famshme dhe të shitur në Japoni nga marka gjigande ROHTO MENTHOLATUM. I formuluar me vitaminë C të pastër, ky krem targeton lehtësisht shenjat post akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës. Ndërsa, përmbajtja me BHA, penetron thellësisht në poret e lëkurës, duke larguar sebumin e tepërt. Por nuk mbaron këtu! Formulimi me tokotrienol (vitaminë E), ka efekt antioksidues deri në 50 herë më shumë se tokoferoli. Bashkëveprimi i vitaminës C dhe E dyfishojnë efektivitetin në lëkurë, të njëra-tjetrës! Lëkura do të ndjehet gjithmonë e hidratuar dhe kjo falë përbërjes me acid hialuronik, i cili mban në nivel optimal hidratimin. Është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për lëkurë të thatë me tendencë hiperpigmentimi, njolla kafe dhe shenja post-akne.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht  dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

 *20ml

Pasi të keni pastruar lëkurën dhe vazhduar me hapat e tjerë bazik, si aplikimi i tonerit dhe serumit, vendoseni trajtimin topik në zona që keni me shumë njolla kafe. Më pas aplikoni me patjetër krem mbrojtës me SPF-ë 50+.

Përbërësit "magjik"

vitaminë C, BHA, vitaminë E

Lista e plotë e përbërësve

L-ascorbic acid 2-glucoside (vitamin C derivative), tocopherol acetate (vitamin E derivative), dipotassium glycyrrhizinate, isopropylmethylphenol  Salicylic Acid, Sakura Leaf Extract, Mematsuyoigusa Extract, Johova Oil, Lactobacillus, Hydrolyzed Hakugaishi, Rosehip Oil, Sodium Edetoate Hydrate, Hydrophobized Hydroxypropyl Methyl Cellulose, Carboxyvinyl Polymer, K Hydroxide, Setanol , POE hardened castor oil, glycerin monostearate, pentylene glycol, concentrated glycerin, light liquid paraffin, glyceryl triethylhexanoate, glyceryl tri (capril capric acid), BG

 

ROHTO MENTHOLATUM është një kompani e njohur japoneze farmaceutike, me një prani të fuqishme në industrinë e kujdesit të lëkurës dhe shëndetësisë. E themeluar në vitin 1899, fillimisht marka u fokusua në zhvillimin e trajtimeve mjekësore pa recetë, dhe më vonë u zgjerua në kujdesin e lëkurës, duke u bërë një lider në të dy fushat. Gama e produkteve të ROHTO është mjaft e larmishme, duke përfshirë pika për sy, kremra mbrojtës ndaj diellit, trajtime kundër akneve dhe hidratues. Marka njihet për formulat e saj inovative, shpesh duke kombinuar përbërës tradicionalë japonezë me teknologji moderne.

Disa nga linjat e tyre më të njohura përfshijnë produktet për mbrojtjen nga dielli, balsamet për buzë dhe zgjidhjet për trajtimin e akneve, siç është seria “Acnes”. Shumë prej produkteve të tyre theksojnë efektin qetësues dhe freskues, shpesh duke përdorur mentol për vetitë e tij freskuese. Marka ka përqafuar gjithashtu trendet globale, duke e bërë gamën e saj të produkteve të disponueshme në mbarë botën.

ROHTO MENTHOLATUM Melano CC Vitamin C Moisture Cream

1,600 ALL 2,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI