Thonjtë janë të ngjashëm me çdo pjesë tjetër të trupit tonë kështu që edhe ato kanë nevojë për ekstra trajtim nëse janë të dobët. Thonjtë e dobët, të brishtë, të dëmtuar mund të jenë rezultat i një sërë faktorësh: përdorimi i rregullt i xhelit, akrilikëve, ngrenja e thonjeve ose dehidratimi. Kështu që për këdo që kërkon të marrë një trajtim për riparimin dhe rigjenerimin e tyre ju prezantojmë NARD Deep Nourishing Nail Strenghener. I formuluar me keratin dhe peptide, ky krem ofron proteinën kryesore dhe ruan lagështinë e thoit të dëmtuar duke ndihmuar në rritjen e thonjve të shëndetshëm dhe të pastër. Nga ana tjetër, 7 përbërës bimor dhe 5 lloje të acidit hyaluronik ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe forcimin e barrierës së tyre.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*15ml

Përdorni aplikuesin e majës së silikonit për të aplikuar një shtresë të barabartë në thonjtë tuaj.

Përbërësit "magjik"

7 përbërës bimor, 5 lloje të acidit hyaluronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Propylene Glycol, Urea, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Hydrolyzed Keratin, Panthenol, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Extract, Olea Europaea (Olive) Fruit Extract, Persea Gratissima (Avocado) Fruit Extract, Argania Spinosa Fruit Extract, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Seed Extract, Macadamia Ternifolia Seed Extract, Rosa Canina Fruit Extract, Sodium Hyaluronate, Sodium hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Palmitoyl Pentapeptide-4, Copper Tripeptide-1, Oligopeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Glutathione, Arginine, Carbomer, Lactic Acid, Disodium EDTA, Dipropylene Glycol, Pentylene Glycol, Polyglyceryl-10 Laurate, Ethylhexylglycerin

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.

NARD Deep Nourishing Nail Strenghener

700 ALL 1,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI