Produkt i sapo dalë në treg nga COSRX ka mbërritur në kohë rekord në KORAL SECRETS! COSRX Master Patch Intensive janë ngjitëset më inovative të momentit për trajtimin e akneve! Nëse keni akne të inflamuara, pika të bardha ose të zeza, trajtimi topik COSRX Master Patch Intensive do të jetë zgjidhja ideale dhe e shpejtë për ju! Ngjitëset janë të formuluara me fashë hidrokoloidale, e cila ndihmon në përshpejtimin dhe shërimin e akneve. Gjithashtu ekstakt i pemës së çajit (tea tree), mbështjell butësisht ngjitësen duke ndihmuar në qetësimin dhe skuqjen e shkaktuara nga aknet. Jo vetëm për aknet në fytyrë, por ju mund t'a përdorni atë dhe për aknet në trup.

Formula e tyre nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, sulfate, alkool.

*36 ngjitëse

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt nga vaji i pemës së çajit, fashe hidrokoloidale

Lista e plotë e përbërësve

Cellulose Gum, Hydrogenated Poly(C6-20 Olefin), Polyisobutene, Styrene/Isoprene Copolymer, Salicylic Acid, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

COSRX Master Patch Intensive

1,200 ALL 1,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI