-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
UNOVE Deep Damage Treatment EX
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 27 dhe Gusht 28.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
UNOVE Deep Damage Treatment EX është një trajtim intensiv për flokë të dëmtuar dhe të brishtë, i formuluar për të rikthyer butësinë, elasticitetin dhe shkëlqimin natyral pas ekspozimit ndaj faktorëve agresivë si stilimi, dekolorimi apo tharja e tepërt. Me një teksturë të pasur dhe të dendur, ky trajtim është krijuar për të depërtuar thellë në strukturën e fijes së flokut, duke ushqyer dhe riparuar nga brenda jashtë. Formulimi i avancuar përfshin 3% Keratin-PF, një formë e rafinuar e keratinës me peshë molekulare të ulët. Kjo përbërje, së bashku me një kompleks të fuqishëm prej 31 llojesh proteinash dhe aminoacidesh hidrolizuese (përfshirë kolagjenin, proteinat e qumështit, misrit, grurit, orizit dhe sojës) ndihmon në rindërtimin e strukturës së dëmtuar të flokëve, forcon fibrat dhe redukton ndjeshëm thyerjet dhe majat e dyfishta. Përveç bazës proteinike, formula është e pasur me 5 vajra bimorë (vaj argani, macadamia, ulliri, luledielli dhe camellia japonica) të cilët rikthejnë lagështinë natyrale, zbusin fijet dhe ofrojnë mbrojtje nga thatësia e shkaktuar nga stilimi apo faktorët e jashtëm. Aroma e këndshme që ka i jep flokëve një ndjesi elegance dhe pastërtie që qëndron gjatë, pa qenë e rëndë apo mbingarkuese. Pas shpëlarjes, flokët mbeten të lëmuar, të ndritshëm dhe të lehtë për t’u krehur, pa ndjesi ngjitjeje apo peshe shtesë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e flokëve, veçanërisht për flokë të thatë, të trajtuar apo të dëmtuar nga dekolorimi dhe nxehtësia.
UNOVE Deep Damage Treatment EX vjen në dy versione aromash:Tender Bloom: Aromë e ngrohtë florale dhe bazë musk-u. *207ml/320ml Warm Petals: Aromë e freskët dhe e pastër me nota agrumesh dhe lulesh delikate.
*207ml/320ml
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokut. Mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. Në pas shijoni flokët tuaja të buta dhe plot shëndet.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit "magjik"
Keratin-PF, kolagjen, proteina të qumështit, proteina misri, proteina gruri, proteina orizi, proteina soje, vaj argani, vaj macadamia, vaj ulliri, vaj luledielli, vaj camellia japonica
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dimethicone, Cetyl Alcohol, Behentrimonium Chloride, Butylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Dipropylene Glycol, Behenyl Alcohol, Fragrance, Behentrimonium Methosulfate, Amodimethicone, Isopropyl Alcohol, Sorbitol, Stearamidopropyl Dimethylamine, Trehalose, Steartrimonium Chloride, Caprylyl Glycol, Lactic Acid, Stearyl Alcohol, Arachidyl Alcohol, Tocopheryl Acetate, Propylene Glycol, Hexyl Cinnamal, Citric Acid, Cetrimonium Chloride, Trideceth-15, Trideceth-3, Geraniol, Citronellol, Limonene, Phenoxyethanol, Hydrolyzed Milk Protein, Hydrolyzed Keratin, Alcohol, 1,2-Hexanediol, Hydrolyzed Collagen, Acetic Acid, Hydrolyzed Silk, Silk Amino Acids, Ethyl Hexanediol, Glycine, Glutamic Acid, Glutamine, Lysine, Leucine, Methionine, Valine, Serine, Cystine, Asparagine, Aspartic Acid, Isoleucine, Alanine, Arginine, Ornithine, Taurine, Tyrosine, Threonine, Tryptophan, Phenylalanine, Proline, Histidine, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Cysteine, Argania Spinosa Kernel Oil, Ethylhexylglycerin, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Wheat Protein, Hydrolyzed Soy Protein
UNOVE është një markë e njohur koreane e kujdesit për flokët, e krijuar nga EXOD International, një kompani që ka lindur nga teknologjia e Dr.FORHAIR, një markë globale e specializuar në kujdesin e flokëve. UNOVE është projektuar për të ofruar trajtime të avancuara për flokët e thatë, të dëmtuar dhe të brishtë, duke kombinuar teknologjinë e lartë me përbërës natyralë. Një nga produktet më të njohura të markës është UNOVE Silk Oil Essence, një esencë e pasur me vajra natyralë dhe proteina, e cila ofron hidratuese të thellë dhe rigjenerim të flokëve. Ky produkt është i njohur për teksturën e tij të lehtë, që përthithet menjëherë, dhe për efektin e tij të butë dhe me shkëlqim. E formuluar pa silikonë, sulfate dhe parabene, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha tipet e flokëve. UNOVE ka fituar popullaritet në tregjet ndërkombëtare, përfshirë Evropën dhe SHBA-në, ku produktet janë të njohura për cilësinë e tyre të lartë dhe përkushtimin ndaj kujdesit të flokëve.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE