NARD Demage RX Shampoo

2,500.00 ALL 2,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.

Përshkrimi

Nëse keni flokë të dëmtuar dhe të ashpër nga pajisjet stiluese apo lyerjet e shpeshta, NARD Demage RX Shampoo është shpëtimi që keni kërkuar. Kjo shampo e pasur me aminoacide dhe proteina ofron një ushqyerje të thellë dhe riparim të jashtëzakonshëm, duke e rigjeneruar dhe forcuar flokët. Përmban gjithashtu keratin të hidrolizuar dhe mëndafsh të hidrolizuar, që krijojnë një shtresë mbrojtëse dhe përmirësojnë strukturën e flokëve dhe të skalpit. Nga ana tjetër, formula e saj e pasur me 11 lloje peptide dhe vitaminë E, garanton një hidratim të thellë dhe ndihmon në forcimin e kutikulave, duke e kthyer flokët tuaj të thatë dhe të dëmtuar në një pamje sa më të shëndetshme. Ndërsa, tekstura e pasur dhe aroma e këndshme e lulesh do të krijojnë një përvojë të këndshme gjatë përdorimit, duke e bërë çdo shpëlarje një ritual të këndshëm dhe të relaksueshëm për flokët tuaj.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.

*500ml

Përdorimi

Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

 aminoacide, proteina, 11 lloje peptide, vitaminë E,

Lista e plotë e përbërësve

Water, Sodium C14-16 Olefin Sulfonate, Cocamidopropyl Betaine, Lauramide DEA, Cocamide DEA, Coco-Glucoside, Sodium Chloride, Sodium Benzoate, Polyquaternium-10, Tetradecene, Hexadecene, Caprylyl Glycol, Caprylyl Glycol, Polyquaternium-7, Pentasodium Pentetate, Tocopheryl Acetate, Panthenol, Hydrolyzed Milk Protein, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Hydrolyzed Silk, 1,2-Hexanediol, Camellia Japonica Seed Oil, Rosa Canina Fruit Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract (300 ppb), Hydrolyzed Keratin, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Wheat Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Nonapeptide-1, Acetyl Tetrapeptide-2, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-5, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Hexapeptide-12, Hexapeptide-9, Leucine, Valine, Isoleucine, Taurine, Aspartic Acid, Ornithine, Glutamic Acid, Glycine, Glutamine, Lysine, Methionine, Serine, Cystine, Asparagine, Alanine, Arginine, Tyrosine, Threonine, Tryptophan, Phenylalanine, Proline, Histidine, Fragrance, Citronellol, Coumarin, Limonene, Linalool, Hexyl Cinnamal

Marka

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

Reviews

Shpërndani

2,500.00 ALL 2,000.00 ALL