Rikthejni shëndetin flokëve tuaj përmes maskës trajtuese AROMATICA Quinoa Protein Treatment Mask! Pjesë e linjës së trajtimit të flokëve me quinoa nga marka AROMATICA! Ky trajtim është i formuluar me 87% përbërës me origjinë nga natyra. Ushqen flokët me proteina, dhe forcon flokun e dëmtuar falë përmbajtjes me ekstrakt quinoa dhe peptide, me peshë të ulët molekulare (LPP). Falë përdorimit të këtij trajtimi, do t'i ndjeni flokët më elastikë dhe të butë, duke i furnizuar me sasi të bollshme lëndësh ushqyese. Vaji pracaxi, vaji i bajames së ëmbël dhe vaji i nxjerrë nga farat e pemës adansonia, me origjinë nga Madagascar, janë rezistentë ndaj nxehtësisë, dhe mbrojnë flokët nga rrezet e dëmshme të diellit UV, si edhe nga pajisjet e stiluese, si: tharësja e flokëve, pjastra etj. Për të përfituar një efekt maksimal, sugjerojmë që të përdoret së bashku me ampulën spray të po së njëjtës linjë: AROMATICA Quinoa Protein Hair Ampoule.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificale. 

*160ml

Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokut. Mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. 

Përbërësit “magjik”

ekstrakt quinoa, tërshërë, proteina LPP, proteina i bizeleve të hidrolizuara

Lista e plotë e përbërësve

90.2% Natural-derived ingredients

Chenopodium Quinoa Seed Extract, Cetearyl Alcohol, Glycerin, Dipalmitoylethyl Dimonium Chloride, Ethylhexyl Palmitate, Brassicamidopropyl Dimethylamine, Triethylhexanoin, Decyl Cocoate, Behentrimonium Cheloride, Cocos Nucifera Oil, Sorbitan Olivate, Cetearyl Olivate, Adansonia Digitata Seed Oil, Polyglyceryl-10 Laurate, Prunus Amygdalus Dulcis Oil, Cetyl Palmitate, Aqua, Sorbitan Palmitate, Isopropyl Alcohol, Pentaclethra Macroloba Seed Oil, Citric Acid, Polyglyceryl-10 Myristate, Guar Hydroxypropyltrimonium, Chlorhide, Hydroxyethylcellulose, Coco-Caprylate/Caprate, 12-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Butylene Glycol, Panthenol, llicium Verum Fruit Extract, 
Cetearamidoethyldiethonium Succinoyl Hydrolyzed Pea Protein, Malt Extadt, *Lavadula Hybrida Oil, Olus Oil, *Linalool, *Cananga Odorata Flower Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, "Aniba Rosodora Wood i, Tamarindus Indica Seed Polysaccharide, Avena Sativa Protein Extract, *Citronellol, *Geraniol, 
*Benzyl Benzoate, Tocopherol, Copper Tripeptide-, Acetyl Hexapeptide-8, Pamtoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1

AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.

AROMATICA Quinoa Protein Treatment Mask

1,800 ALL 2,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI