COSRX Acne Pimple Master Patch
COSRX Acne Pimple Master Patch
Një trajtim topik (lokal), efektiv dhe shumë i shpejtë për aknet, pikat e zeza dhe të bardha si edhe për ato tepër të qelbëzuara. COSRX Acne Pimple Master përmban ngjitëse në tre madhësi të ndryshme sipas nevojës, dhe duke i vendosur gjatë natës, ato nxisin procesin e shërimit dhe eliminojnë infeksionin dhe bakteriet, që janë shkaktarët kryesorë të akneve. Për të vazhduar trajtimin gjatë ditës, këshillohet të përdorni Clear Fit Master Patch të prodhuara gjithashtu nga COSRX.
Formula e tij është dermatologjikisht e testuar, hipoalergjike, vegane dhe e pa testuar në kafshë. Nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, alkool, vaj esencial dhe silikon.
*24 ngjitëse
Përdorimi
Në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.
Mbajeni gjatë gjumit dhe hiqeni në mëngjes
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Lista e plotë e përbërësve
Cellulose gum, Styrene Isoprene Styrene Block Copolymer, Polysobutylene, Petroleum Resin, Polyurethane Film, Liquid Paraffin, Tetrakis Methane
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.
COSRX Clear Fit Master Patch
COSRX Clear Fit Master Patch
Pas trajtimit të akneve gjatë mbrëmjes me ngjitëset shumë efektive Acne Pimple Master, CORSX ka krijuar ngjitëset Clear Fit Master Patch për t’i përdorur gjatë ditës. Këto ngjitëse vendosen mbi akne duke përshpejtuar procesin shërues dhe duke parandaluar nga një infektim i dytë i akneve me inflamacion (të qelbëzuara). Ato janë aq të vogla dhe të holla, saqë nuk dallohen aspak me sy të lirë, madje duke aplikuar edhe krem pudër mbi to, bëhen të padukshme. Në këtë mënyrë, mund t’i përdorni me lehtësi gjatë ditës sepse nuk lëvizin dhe nuk do t’ju shkaktojnë aspak bezdi.
Formula e tij është dermatologjikisht e testuar, hipoalergjike, vegane dhe e pa testuar në kafshë. Nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, alkool, vaj esencial dhe silikon.
*18 ngjitëse
Përdorimi
Në mëngjes, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj dhe makeup-it.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
përbërja Somadermspot - S
Lista e plotë e përbërësve
Polyurethane Film, Cellulose Gum, Styrene Isoprene Styrene Block Copolymer, Polyisobutylene, Petroleum Resin, Liquid Paraffin, Tetrakis Methane
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.
CENTELLIAN24+ Madeca 21 Teca Solution Soothing Cream
CENTELLIAN24+ Madeca 21 Teca Solution Soothing Cream
CENTELLIAN24+ Madeca 21 Teca Solution Soothing Cream është një krem qetësues dhe rigjenerues i formuluar posaçërisht për lëkurën me tendencë akneike, të ndjeshme dhe të irrituar. I pasur me kompleksin ekskluziv TECA™, i nxjerrë nga Centella Asiatica, ky krem ndihmon në qetësimin e menjëhershëm të skuqjes, reduktimin e inflamacionit dhe përshpejtimin e procesit natyror të rigjenerimit të lëkurës, duke ndihmuar në zbehjen e shenjave post-akne. Formula përmban gjithashtu Houttuynia Cordata, e njohur për vetitë e saj antibakteriale dhe anti-inflamatore, e cila ndihmon në pastrimin e poreve, balancimin e sebumit dhe mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga faktorët e jashtëm irritues. Tekstura e tij është kremoze, e lehtë dhe jo e yndyrshme, përthithet shpejt pa lënë ndjesi të rëndë, duke ofruar hidratim të qëndrueshëm dhe rehati edhe për lëkurat më problematike. I përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme, akneike, të skuqur, të irrituar, si edhe për persona me rosacea, ky krem është ideal për përdorim të përditshëm, si në rutinën e mëngjesit ashtu edhe të mbrëmjes.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban 20 përbërës kimikat që shkaktojnë probleme në lëkurë, dhe: si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë articiale.
*50gr
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Teca™, Houttuynia Cordata
Lista e plotë e përbërësve
Water Glycerin Butyrospermum Parkii (Shea) Butter Caprylic/Capric Triglyceride Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate Propanediol Polyglyceryl-3 Distearate Diglycerin Vinyl Dimethicone 1,2-Hexanediol Pentylene Glycol Cetearyl Alcohol Cetyl Alcohol Behenyl Alcohol Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer Dimethiconol Polyglyceryl-2 Stearate Hydroxyacetophenone Carbomer Glyceryl Stearate Glyceryl Stearate Citrate Stearyl Alcohol Tromethamine Fragrance(Parfum) Ethylhexylglycerin Xanthan Gum Sorbitan Isostearate Sodium Phytate Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer Ceteareth-20 Butylene Glycol Hydrogenated Lecithin Centella Asiatica Extract Asiaticoside Madecassic Acid Asiatic Acid Allantoin Tocopherol Buddleja Davidii Extract Thymus Vulgaris (Thyme) Flower/Leaf Extract Brassica Oleracea Capitata (Cabbage) Leaf Extract Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract Medicago Sativa (Alfalfa) Extract Triticum Vulgare (Wheat) Sprout Extract Brassica Campestris (Rapeseed) Extract Raphanus Sativus (Radish) Seed Extract
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
CENTELLIAN24+21 Madeca Teca Solution Soothing Spot Gel
CENTELLIAN24+21 Madeca Teca Solution Soothing Spot Gel
CENTELLIAN24+ 21 Madeca Teca Solution Soothing Spot Gel është një xhel i lehtë dhe i përqendruar për trajtimin e akneve dhe reduktimin e shenjave post-akne. Falë kompleksit Teca™, të pasuruar me ekstrakt Centella Asiatica, ky xhel qetëson menjëherë irritimet, redukton inflamacionin dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës. Përbërja e tij përfshin gjithashtu Houttuynia Cordata, një ekstrakt natyral me veti antibakteriale dhe antioksiduese, i cili pastron poret në thellësi, balancon sebumin dhe mbron lëkurën nga faktorët e jashtëm. Tekstura e tij e lehtë xhelatinoze përthithet menjëherë, duke ndihmuar në eliminimin e sebumit dhe papastërtive që nga përdorimi i parë. I përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme, me tendencë akneike, të irrituar dhe të skuqur, si edhe për ata që vuajnë nga rosacea.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban 20 përbërës kimikat që shkaktojnë probleme në lëkurë, dhe: si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë articiale.
*15gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën dhe vazhduar me hapat e tjerë bazik, si aplikimi i tonerit dhe serumit, vendoseni trajtimin topik në zonat e irrituara ose në gjithë fytyrën dhe përhapeni butësisht për një përthithje sa më të mirë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Teca™, Houttuynia Cordata
Lista e plotë e përbërësve
purified water, butylene gla name, 1,2-dissed dipropylene glycol, ethanol, ethoxydiglycol, propanediol, chlorella bulgaris extract, sodium hyaluronate, bottle grass extract, budulea extract, time flower/leaf extract, cabbage extract, broccoli extract, claw extract, wheat bud extract, rapeseed extract, radish extract, sodium polyacrylyl dimethyl taurate, betaine, panthenol, pentylene glycol, glycerine, ammonium acrylylyl diaute
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
CENTELLIAN24+ 21 Madeca Derma Teca Soothing Capsule Ampoule
CENTELLIAN24+ 21 Madeca Derma Teca Soothing Capsule Ampoule
CENTELLIAN24+ 21 Madeca Derma Teca Soothing Capsule Ampoule është një serum ultra i lehtë me teksturë ujore, i formuluar posaçërisht për të qetësuar lëkurën e irrituar, reduktuar aknet dhe përmirësuar shenjat post-akne. Falë kompleksit të avancuar Teca™, ky serum shfrytëzon fuqinë rigjeneruese të Centella Asiatica, duke ndihmuar në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe nxitjen e rigjenerimit të qelizave. Formula e tij është e pasuruar gjithashtu me Houttuynia Cordata, një ekstrakt bimor i njohur për vetitë e tij antibakteriale dhe anti-inflamatore, i cili pastron thellësisht poret, rregullon prodhimin e sebumit dhe lufton radikalet e lira, duke mbrojtur lëkurën nga agresorët e jashtëm. Tekstura e tij e lehtë dhe ujore depërton menjëherë në lëkurë pa lënë ndjesi ngjitëse, duke ofruar hidratim të menjëhershëm dhe një ndjenjë freskie. I përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme, të prirur ndaj akneve dhe skuqjes, si dhe për ata që përballen me rosacea apo irritime të shpeshta.
Formula e tij nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm, dhe carcinogen, paraben, aromë dhe fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Pas pastrimit të lëkurës dhe vendosjes së tonerit, aplikoni serumin 3-4 sprucime në fytyrë, qafë dhe dekolte, në mëngjes dhe/ose në mbrëmje. Me pas vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Teca™, Houttuynia Cordata
Lista e plotë e përbërësve
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
SKIN1004 Madagascar Centella Toning Toner
SKIN1004 Madagascar Centella Toning Toner
SKIN1004 Madagascar Centella Toning Toner është një toner eksfoliues dhe qetësues me përbërje të lehtë, i formuluar për përdorim të përditshëm dhe i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme dhe atë me tendencë akneike. Formula e tij është e pasur me 84% ekstrakt të pastër të Centella Asiatica nga Madagaskari, një përbërës i njohur për vetitë qetësuese, anti-inflamatore dhe rigjeneruese, që ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe në reduktimin e skuqjes apo irritimit. Toneri përmban gjithashtu PHA (Gluconolactone), një acid eksfolues i butë që ndihmon në largimin e qelizave të vdekura, balancimin e yndyrës dhe përmirësimin e pamjes së poreve, pa shkaktuar ndjesi djegieje apo thatësie në lëkurë. Ka konsistencë shumë të lehtë duke u përthithur lehtësisht, pa lënë aspak ndjesinë e ngjitjes. I përshtatshëm për lëkurë me tendencë skuqjeje, rosacea, akne dhe mbiprodhim të yndyrës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*210ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
Centella asiatica, PHA
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Centella Asiatica Extract, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Sodium Citrate, Gluconolactone, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Disodium EDTA, Dipotassium Glycyrrhizate, Betaine, Hyaluronic Acid, Carbomer, Tromethamine
Marka
DR.MELAXIN Exosome Repair Ampoule Plus
DR.MELAXIN Exosome Repair Ampoule Plus
DR.MELAXIN Exosome Repair Ampoule Plus është një ampulë rigjeneruese dhe qetësuese e krijuar për të ndihmuar në riparimin e lëkurës së dëmtuar, reduktimin e skuqjeve, shenjave pas akneve dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës. Formula e saj ndihmon lëkurën të rikuperohet më shpejt, duke e lënë atë më të qetë, më të shëndetshme dhe më uniforme. Sekreti i kësaj ampule qëndron tek teknologjia Cica Exosome, e kombinuar me Centella Asiatica, e njohur për vetitë e saj qetësuese dhe rigjeneruese. Këta përbërës ndihmojnë në reduktimin e irritimeve dhe mbështesin procesin natyral të riparimit të lëkurës. Formula përmban gjithashtu Niacinamide, e cila ndihmon në zbehjen e shenjave pas akneve dhe përmirësimin e tonit të lëkurës, ndërsa Panthenol, Ceramide NP dhe format e ndryshme të Acidit Hialuronik ofrojnë hidratim intensiv dhe ndihmojnë në forcimin e barrierës mbrojtëse, duke parandaluar humbjen e lagështisë. Ideale për lëkurat e ndjeshme, të irrituara, me skuqje, shenja post-akne ose barrierë të dëmtuar, që kanë nevojë për qetësim, rigjenerim dhe hidratim të thellë.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*40ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Centella Asiatica,Panthenol, Ceramide NP, Niacinamide, Acidit Hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Glycereth-26, Niacinamide, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Dipropylene Glycol, Panthenol, Carbomer, Hydroxyacetophenone, Tromethamine, Glycereth-25 PCA Isostearate, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Adenosine, Coptis Japonica Root Extract, Zea Mays (Corn) Kernel Extract, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Hydrolyzed Malt Extract, Disodium EDTA, Hydrolyzed Viola Tricolor Extract, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Pentylene Glycol, Centella Asiatica Leaf Extract, Madecassoside, Fructan, Houttuynia Cordata Extract, Glucose, Madecassic Acid, Asiaticoside, Caprylic/Capric Triglyceride, Asiatic Acid, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin
Marka
DR.MELAXIN është një brand korean skincare i njohur për formulat e tij inovative që kombinojnë përbërës aktivë me teknologji dermatologjike për të trajtuar problematika të ndryshme të lëkurës. Produktet e tij fokusohen në përmirësimin e teksturës, elasticitetit dhe shkëlqimit të lëkurës, duke ofruar trajtime intensive për pore, pigmentim, hidratim dhe shenja të moshës.
Brandi përdor përbërës të avancuar si peptide, retinol, niacinamide, kolagjen dhe teknologji spicule, të kombinuara me formula që synojnë të japin rezultate të dukshme pa irrituar lëkurën. DR.MELAXIN është veçanërisht i njohur për produktet e tij me efekt peeling, pore care dhe skin renewal, të dizajnuara për të ofruar rezultate të ngjashme me trajtimet profesionale në kushte shtëpie.

