BEAUTY OF JOSEON Glow Serum: Propolis + Niacinamide
BEAUTY OF JOSEON Glow Serum: Propolis + Niacinamide
BEAUTY OF JOSEON Glow Serum: Propolis + Niacinamide është “sekreti” për të pasur lëkurë me efekt “glow”! Marka BEAUTY OF JOSEON njihet për formulimet e pastra me përbërës bimorë koreanë. Me anë të këtij serumi, ajo i adresohet lëkurës me tendencë akneike, qetësimit dhe shërimit të saj ndaj çdo shpërthimi apo irritimi. Formulimi me 60% propolis, i njohur tashmë për vetitë e tij antibakteriale, antimykotike, antiseptike dhe anti-inflamatore, përveçse qetëson dhe hidraton lëkurën, ndihmon në rigjenerimin më të shpejtë qelizor. Ndërsa përbërja me 2% niacinamide mundëson zbehjen e njollave kafe dhe shenjave post akne.Duke e aplikuar vazhdimisht serumin do të vëreni lehtësisht minimizimin dhe tkurrjen e poreve, si edhe një shkëlqim tejet natyral të lëkurës! Shafrani me origjinë nga India, i pasur me antioksidantë, lufton radikalet e lira duke forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës. Ky serum ka pH të ulët 6.3, dhe është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë me tendencë akneike dhe hiperpigmentim. Serumi mund të përdoret gjatë periudhës së shtatëzanisë.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
propolis, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Propolis Extract, Dipropylene Glycol, Glycerin, Butylene Glycol, Water, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Melia Azadirachta Flower Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Centella Asiatica Extract, Corallina Officinalis Extract, Lotus Corniculatus Seed Extract, Calophyllum Inophyllum Seed Oil, Betaine Salicylate, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Tromethamine, Polyglyceryl-10 Laurate, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Dextrin, Pentylene Glycol, Octanediol, Tocopherol, Xanthan Gum, Carbomer
Marka
Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht.

ANUA Niacinamide 10%+TXA 4% Dark Spot Correcting Serum
ANUA Niacinamide 10%+TXA 4% Dark Spot Correcting Serum
Nëse hiperpigmentimi dhe shenjat e akneve janë kthyer në shqetësimin tuaj më të madh, atëherë ANUA Niacinamide 10% + TXA 4% Dark Spot Correcting Serum është zgjedhja ideale për ju. Ky serum i avancuar është formuluar me 10% niacinamide, një formë e fuqishme e vitaminës B3, e cila ndihmon në ndërtimin e proteinave të lëkurës dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të saj. Niacinamidet janë të njohura si edhe për aftësinë e tyre në tkurrjen e poreve, trajtimin e hiperpigmentimit post-akne dhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit, duke krijuar një shtresë lipidike që ruan lagështinë e lëkurës dhe përmirëson elasticitetin e saj. Por, nuk mbaron me kaq! Serumi gjithashtu përmban 4% TXA dhe 2% arbutin, një kombinim i fuqishëm për trajtimin e akneve të inflamuara dhe cicatriceve. Gjithashtu, kjo trini e fuqishme përbërësish redukton mbiprodhimin e melaninës, duke zbehur njollat kafe dhe shenjat e moshës, si dhe ndihmon në kontrollin e sebumit të tepërt, i cili shpesh shkakton pika të bardha apo dhjamore në lëkurë. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë më sensitive, duke siguruar një trajtim të plotë dhe efektiv për një lëkurë më të shëndetshme dhe plot shkëlqim.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Niainamide 10%, TXA 4%, 2% arbutin
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Niacinamide, Tranexamic Acid, Butylene Glycol, Diethoxyethyl Succinate, 1,2-Hexanediol, Arbutin, Sodium Hyaluronate, Alpha-Arbutin, Coccinia Indica Fruit Extract, Eclipta Prostrata Extract, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Prunus Persica (Peach) Flower Extract, Camellia Sinensis Seed Oil, Yeast Ferment Extract, Centella Asiatica Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Hyaluronic Acid, Pentylene Glycol, Betaine Salicylate, Sucrose Palmitate, Hydrogenated Lecithin, Gellan Gum, Sodium Phytate, Cellulose, Caprylic/Capric Triglyceride, Panthenol, Cyanocobalamin, Polyglutamic Acid, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Ceramide NP, Dextrin, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Xanthan Gum
Marka
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.

TORRIDEN DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Serum
TORRIDEN DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Serum
TORRIDEN DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Serum është "bestselleri" më i kërkuar nga linja DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Line e markës TORRIDEN, që tani më në fund vjen tek ju. Ky serum i lehtë por i fuqishëm, i mbushur me kompleksin unik 5D të acidit hialuronik, përthithet shpejt për të hidratuar menjëherë lëkurën. Përbërësit shtesë si panthenoli, allantoini dhe madecassoside qetësojnë në mënyrë efektive lëkurën, duke e bërë atë të duket më e freskët dhe e rigjeneruar. Formuluar me pesë lloje të ndryshme të acidit hialuronik, ky serum depërton në të gjitha shtresat e lëkurës për një hidratim të thellë dhe intensiv, duke forcuar barrierën natyrale mbrojtëse dhe mbrojtur atë nga agresorët e jashtëm. Ekstrakti i malakitit, i cili i jep serumit një ngjyrë natyrale blu pastel, ndihmon në parandalimin e shenjave të moshës dhe krijimin e rrudhave të reja. Ky serum është një domosdoshmëri për ata që kërkojnë një kujdes të përparuar dhe efektiv për lëkurën, duke ofruar një përvojë të jashtëzakonshme hidratimi dhe qetësimi çdo ditë. Ky serum është i përshtatshëm për lëkurën e thatë, të dehidratuar, sensitive dhe për këdo që do të mbajë balancuar yndyrën-lagështinë në lëkurë.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kompleks 5-D, ekstrakt malakit, panthenol, allantoinë, madecassoside
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid (500ppm), Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Allantoin, Trehalose, Betaine, Propanediol, Portulaca Oleracea Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Madecassoside, Madecassic Acid, Ceramide NP, Beta-Glucan, Malachite Extract, Cholesterol, Pentylene Glycol Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, Polyglyceryl-10 Laurate, Xanthan Gum, Tromethamine, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract
Marka
Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!

ANUA Peach 70% Niacin Serum
ANUA Peach 70% Niacin Serum
ANUA Peach 70% Niacin Serum është padyshim një nga serumet më të dashura dhe më të kërkuara nga të gjitha produktet e kësaj marke, duke u bërë viral dhe duke fituar vlerësime të shkëlqyera për efektet e tij të jashtëzakonshme. Formulimi unik me 70% ekstrakt pjeshke (Prunus Persica) i cili është një përbërës i pasur me vitamina dhe antioksidant ndihmon lëkurën të ruajë pamje më të freskët & rinore. Ky serum përmban gjithashtu 5% niacinamide, një formë e fuqishme e vitaminës B3, që ndihmon në ndërtimin e proteinave të lëkurës dhe forcimin e barrierës së saj mbrojtëse, duke reduktuar ndjeshëm pamjen e poreve dhe hiperpigmentimin post-akne. I pasuruar me kompleksin inovativ Peach Yogurt (ekstrakt lulesh pjeshke dhe betainë salicilate) i kombinuar në harmoni me vitaminën B12 dhe acid hialuronik, ky serum do të ushqyejë dhe hidratojë intensivisht lëkurën. Jemi të sigurtë që formula e tij e përqendruar dhe efektive do të transformojë lëkurën, duke e bërë më të pastër, më të butë dhe me një shkëlqim të natyrshëm që reflekton shëndet dhe vitalitet. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe atë të thatë.
*Ky serum është testuar dermatologjikisht dhe është zbuluar se:
*13.57% Njëtrajtësim tonalitetit
*22.46% Reduktim i prodhimit të melaninës
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
70% ekstrakt pjeshke (Prunus Persica), 5% niacinamide, Peach Yogurt, vitaminë B12, acid hialuronik,
Lista e plotë e përbërësve
Prunus Persica (Peach) Fruit Extract, Glycerin, Niacinamide, Butylene Glycol, Diethoxyethyl Succinate, Water, 1,2-Hexanediol, Lactobacillus Ferment, Sodium Hyaluronate, Sphingomonas Ferment Extract, Alpha-Arbutin, Melia Azadirachta Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Salvia Hispanica Seed Oil, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Prunus Persica (Peach) Flower Extract, Centella Asiatica Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Pentylene Glycol, Polyglyceryl-10 Laurate, Betaine Salicylate, Sodium Phytate, Cellulose, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Panthenol, Polyglutamic Acid, Linoleic Acid, Linolenic Acid, Polyglyceryl-10 Oleate, Sucrose Palmitate, Cyanocobalamin, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Ceramide NP, Lactobionic Acid, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Xanthan Gum, Fragrance(Parfum)
Marka
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.

MIZON Snail Repair Intensive Ampoule
3,000.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON Snail Repair Intensive Ampoule
3,000.00 ALL
Çmimi për njesi perKeni nevojë të shtoni në rutinë një serum me efekt rigjenerues dhe njëkohësisht të minimizojë shenjat e akneve apo të moshës ? MIZON Snail Repair Intensive Ampoule, do të mahnisë këdo që me përdorimin e parë! Kjo ampulë intensive me 80% filtrati të sekretimit të kërmillit nxit rigjenerimin qelizor, ndihmon në riparimin e barrierës, shenjat e akneve, reduktim të njollave kafe dhe cikatriçeve. Gjithashu, formulimi i tij përmban peptide për të reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe plot vitamina për t'i siguruar lëkurës lëndë ushqyese. Ky serum është i përshtatshëm për lëkurën e thatë dhe mikse, dhe i adresohet më së shumti shenjave të moshës.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
80% filtrati të sekretimit të kërmillit, peptide
Lista e plotë e përbërësve
Snail Secretion Filtrate, Sodium Hyaluronate, Butylene Glycol, Glycerin, Ethanol, Panthenol, Glycereth-26, Punica Granatum Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Carbomer, Triethanolamine, Trehalose, Copper Tripeptide-1, Human Oligopeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Cornus Officinalis Fruit Extract, Nelumbium Speciosum Flower Extract, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Tropolone, Sodium Polyacrylate, Adenosine, Coptis Japonica Extract, Disodium EDTA
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

NEOGEN DERMALOGY Double Vita Spot Toning Serum
NEOGEN DERMALOGY Double Vita Spot Toning Serum
NEOGEN DERMALOGY Double Vita Spot Toning Serum është serumi më i ri i koleksionit KORAL SECRETS nga linja Double Vita e markës së njohur NEOGEN DERMALOGY. Ky serum falë formulimit të veçantë me mikro kapsula ENZIM 2HA dhe përbërës të patentuar TRANEXIN NIA C, do të kthehet në një trajtim efektiv për problematika si: melasmë, njollat e moshës dhe diellit, madje edhe plagët e akneve. Këto kapsula përmbajnë acid traneksamik, vitaminë C dhe niacinamide, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet e ndryshme qelizore. Veç kësaj, ky kombinim nxit prodhimin e kolagjenit (i cili e mban lëkurën të fortë dhe redukton shfaqjen e rrudhave) dhe mbron lëkurën nga dëmtimi i diellit dhe njollat e moshës. Nga ana tjetër, formulimi me acid glikolik dhe acid citrik ofron efekt “peeling” në epidermën e lëkurës (sipërfaqe), për të eksfoliuar të gjitha qelizat e vdekura që ndodhen në të. Ndërsa glutathioni, një antioksidues i fuqishëm, ndihmon në mbajtjen nën kontroll të prodhimit të melaninës. Gjithashtu, ja vlen të përmendet që serumi ka një aromë shumë të këndshme dhe të freskët! I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe për ato sensitive dhe me tendencë hiperpigmentimi dhe melasme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoret 2-3 herë javë pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ENZIM 2HA, TRANEXIN NIA C, acid traneksamik, vitaminë C dhe niacinamide, acid glikolik, acid citrik, glutathion
Lista e plotë e përbërësve
Water, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Caprylic/Capric Triglyceride, Isononyl Isononanoate, Propanediol, Niacinamide(20,100Ppm), 1,2-Hexanediol, Glycerin, Butylene Glycol, Castor Oil/Ipdi Copolymer, C12-14 Alketh-12, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Xanthan Gum, Fragrance, Ethylhexylglycerin, Hydroxyethylcellulose, Arginine, Carbomer, Hydrogenated Lecithin, Amodimethicone, Allantoin, Polyglyceryl-10 Laurate, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Coptis Japonica Root Extract, Citric Acid, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Glycolic Acid, Ascorbyl Tetraisopalmitate(2Ppm), Panthenol(2Ppm), Caprylyl Glycol, Sodium Ascorbyl Phosphate(1Ppm), Sodium Hyaluronate, Citrus Aurantifolia (Lime) Fruit Extract, Centella Asiatica Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Citrus Junos Fruit Extract, Glutathione, Arbutin, Tranexamic Acid, Glucose, Phytosteryl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Hydroxydecyl Ubiquinone, Inulin Lauryl Carbamate, Ceramide Np(Ceramide 3), Chondrus Crispus Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Ascorbic Acid(22Ppb), Biotin(22Ppb), Pyridoxine(22Ppb), Folic Acid(22Ppb), Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Cyanocobalamin(2Ppb), Tocopherol(2Ppb), Riboflavin(2Ppb), Thiamine Hcl(2Ppb), Linoleic Acid(2Ppb), Beta-Carotene(2Ppb)
Marka

SOME BY MI Snail Truecica Miracle Repair Serum
SOME BY MI Snail Truecica Miracle Repair Serum
SOME BY MI Snail Truecica Miracle Repair Serum është serumi më i ri që është bërë pjesë e koleksionit të KORAL SECRETS. Ky serum është formuluar me ekstrakt të kërmillit të zi, i njohur për aftësitë e tij të jashtëzakonshme për rigjenerimin dhe riparimin e lëkurës së dëmtuar. Ky përbërës ndihmon në rigjallërimin e qelizave të lëkurës, stimulon prodhimin e kolagjenit dhe mban lëkurën të hidratuar për një kohë të gjatë. Serumi përmban gjithashtu ekstrakte të sherebelës dhe lëvores së thuprës së bardhë, dy përbërës të cilët veprojnë si antioksidantë të fuqishëm, duke mbrojtur lëkurën nga faktorët e jashtëm të dëmshëm. Këto përbërës ndihmojnë gjithashtu në qetësimin e lëkurës së irrituar, përmirësojnë elasticitetin dhe përforcojnë barrierën natyrale të saj, duke e bërë lëkurën më të fortë dhe më të shëndetshme.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt të kërmillit të zi, ekstrakt sherebele, ekstrakt të lëvores së thuprës së bardhë,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Snail Secretion Filtrate, C12-14 Pareth-12, C12-14 Pareth-7, Carbomer, Tromethamine, Dioscorea Japonica Root Extract, Trehalose, Ethylhexylglycerin, Beta-Glucan, Hydrolyzed Corn Starch, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Allantoin, Adenosine, Disodium EDTA, Sucrose, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Agrimonia Eupatoria Extract, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Centella Asiatica Extract, Salvia Officinalis (Sage) Leaf Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Silybum Marianum Seed Extract, Perilla Frutescens Leaf Extract, Sodium Chondroitin Sulfate, Broussonetia kazinoki Root Extract, Propolis Extract, Artemisia Capillaris Extract, Cimicifuga Dahurica Root Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Pentylene Glycol, Madecassoside, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Phenoxyethanol.
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

SOME BY MI Snail Truecica Miracle Repair Toner
SOME BY MI Snail Truecica Miracle Repair Toner
Some By Mi Snail Truecica Miracle Repair Toner është një toner me formulë të veçantë për të rigjeneruar dhe riparuar lëkurën e dëmtuar. I formuluar për të mbështetur në thellësi shëndetin e lëkurës, ky toner përmban filtrat e jashtëzakonshëm të kërmillit të zi, i cili nxit rigjenerimin e qelizave dhe përmirëson strukturën e lëkurës nga brenda. Ky përbërës unik ndihmon në zbutjen e shenjave të dukshme të dëmtimeve të mëparshme dhe i jep lëkurës një ndriçim natyral. Formula e tij e pasur është e mbushur me Truecica, një përzierje e fuqishme e bimëve që qetësojnë skuqjen dhe irritimet, duke sjellë një ndjesi të freskisë dhe të rehatisë. Njëkohësisht, toner-i ka veti antioksiduese të fuqishme që mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e përditshme, për një pamje të lëmuar dhe të rigjeneruar.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*150ml