Një nga produktet “bestseller” të K-Beauty, dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe. Toneri special KLAIRS Supple Preparation Facial Toner, i cili është vegan, arrin të balancojë nivelin e pH të lëkurës. Formulimi i tij me beta glucan, lipidure, acid hialuronik dhe aminoacide, ndihmon në reduktimin e irritimit dhe në hidratimin e lëkurës në thellësi të saj. Veçoria e tij është që përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe me atë më sensitive.

*30ml/180ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i gjethes së bimës Aloe Barbadensis, ekstrakt i rrënjës së bimës Licorice, ekstrakt i bimës Centella Asiatica

Lista e plotë e përbërësve

Aqua(Water), Butylene Gilycol, Betaine, Caprylic/Capric Triglyceride, Dimethyl Sulfone, Disodium EDTA, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Centella Asiatica Extract, Chlorphenesin, Tocopheryl Acetate, Glycerin, Arginine, Carbomer, Panthenol, Luffa Cylindrica Fruit/Leaf/Stem Extract, 12-Hexanediol, Hydroxyethylcellulose, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Polyquaternium-5 1, Portulaca Oleracea Extract, Beta-Glucan, Acetyl Methionine, Lysine HCI, Proline, Sodium Ascorbyl Phosphate, Sodium Hyaluronate, Theanine, Natto Gum, Sodium Phosphate, Citrus Limon (Lemon) Peel Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Disodium Phosphate, Polysorbate 60, Cananga Odorata Flower Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Copper Tripeptide-1

KLAIRS është një markë e cilësisë së lartë në botën e K-Beauty, pjesë e gjigandit të kozmetikës, Wishtrend. Që prej krijimit të saj në vitin 2010, ajo i ka qëndruar besnike filozofisë "Simple, but enough!" (E thjeshtë, por mjaftueshëm!). Kjo markë ka besimin se edhe produktet me formulime të thjeshta dhe pa përbërës të dëmshëm, sjellin rezultate të shkëlqyera për të gjithë tipet e lëkurës. Përbërja e tyre është hipoalergjike dhe të gjitha këto produkte janë të përshtatshme për lëkurën me sensitivitet të lartë. Ndër vite, KLAIRS ka fituar popullaritet të lartë falë fjalëve të mira të thëna nga konsumatorë që mbeten gjithmonë të kënaqur. Pa harruar këtu dhe një pikë tjetër të fortë, raportin e drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimeve të arsyeshme të produkteve të saj. Gjithashtu KLAIRS është një nga markat më miqësore me mjedisin dhe kafshët, sepse prodhon produkte vegane, të pa testuara në kafshë dhe e nënvizon gjithmonë faktin se ky koncept abuziv është i gabuar e duhet luftuar. Ka fituar 20 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Shembuj të këtij suksesi janë: toneri “Supple Preparation Facial Toner” dhe serumi me vitaminë C “Freshly Juiced Vitamin Drop”, që secili është shitur me mbi 1 milion herë.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

KLAIRS Supple Preparation Facial Toner

2,000 ALL 3,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI