Larës ujor pa shpëlarje.

I formuluar me petalet e vërteta të bimës së kalendulës NEOGEN DERMALOGY Real Flower Cleansing Water Calendula do të kthehet në pak kohë në pastruesin e preferuar të rutinës tuaj. Mund t'a përdorni si një ujë micellar duke larguar të gjitha papastërtitë e lëkurës tuaj ose si toner pasi keni larë fytyrën. Për të gjithë ata që kanë lëkurë të yndyrshme, mikse dhe me tendencë akneike mund të përfitojnë nga formula balancuese e këtij larësi, duke i ndihmuar në largimin e sebumit të tepërt dhe duke e lënë lëkurën plotësisht të hidratuar. Gjithashtu për të gjithë personat të cilët kanë lëkurë sensitive dhe me tendencë skuqjeje, ky larës është ideal pasi ndihmon në qetësimin e saj. 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate si dhe është e patestuar në kafshë.

*300ml

Në një tampon pambuku, hidhni një sasi të konsiderueshme të larësit dhe masazhojeni fytyrën lehtësisht duke hequr çdo mbetje papastërtie. Përsëriteni procesin derisa ta ndjeni lëkurën plotësisht të pastër. Sipas dëshirës, mund ta shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

Përbërësit "magjik"

lule dhe ekstrakt i bimës Calendula, mente molle, ekstrakte centella asiatica

Lista e plotë e përbërësve

Water, PEG-6 Caprylic/Capric Glycerides, Calendula Officinalis Flower, Calendula Officinalis Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Extract, Hedera Helix (Ivy) Extract, Allantoin, Arnica Montana Flower Extract, Mentha Rotundifolia Leaf Extract, Cucumis Sativus (Cucumber) Fruit Extract, Centella Asiatica Extract, 1,2, Hexanediol, Xylitol, Dipropylene Glycol, Cetrimonium Chloride, Sodium Chloride, Phenoxyethanol, Panthenol, Ethylhexylglycerin, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Disodium EDTA, Fragrance

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

NEOGEN DERMALOGY Real Flower Cleansing Water Calendula

1,800 ALL 2,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI