Epiderma e lekurës së meshkujve ështe ndryshe nga ajo e femrave, dhe pikërisht për këtë arsye KORAL SECRETS sjell SKINFOOD Black Sugar Perfect Toner 2x For Man, një produkt i krijuar enkas për nevojat specifike të lëkurës mashkullore. Toneri, si hapi i parë pas pastrimit të fytyrës, është thelbësor për të balancuar nivelin e pH të lëkurës, duke e përgatitur atë për hapat e tjerë të kujdesit. I pasuruar me sheqer të zi, ky toner jo vetëm që rikthen lagështinë e humbur gjatë pastrimit, por edhe zbut lëkurën, duke e bërë atë të ndihet e freskët dhe e hidratuar. I përsosur për aplikim pas rruajtjes, ky toner ndihmon në forcimin e barrierës natyrale të lëkurës, duke e mbrojtur atë nga faktorët e dëmshëm të mjedisit dhe radikalet e lira. Aroma e tij e lehtë dhe maskuline është ideale për meshkujt që kërkojnë një përvojë të sofistikuar dhe të këndshme në kujdesin e përditshëm të lëkurës.
*180ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit "magjik"
sheqer i zi,
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Alcohol, Black Sugar Extract (6%), Dipropylene Glycol, Niacinamide, Diethoxyethyl Succinate, Propanediol, Butylene Glycol, Beta-Glucan, Natto Gum, Allantoin, Xanthan Gum, Gluconolactone, Sodium Hyaluronate, PPG-26-Buteth-26, Chamomilla Recutita (Matricaria) Extract, PEG-40 Hydrogenated Castor Oil, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Malus Domestica Fruit Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Fruit Extract, Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract, Opuntia Ficus-Indica Stem Extract, Hizikia Fusiforme Extract, Enantia Chlorantha Bark Extract, Adenosine, Rice Ferment Filtrate (Sake), Arginine, Disodium EDTA, Sucrose (0.075 mg), Oleanolic Acid, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Fragrance, Limonene, Benzyl Salicylate, Butylphenyl Methylpropional, Linalool
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.