MISSHA Time Revolution The First Essence 5X është një esencë me formulim ushqyes dhe rigjenererues për lëkurën, për të ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrit të pH të saj. Ofron lagështi dhe hidratim, zbeh njollat dhe hiperpigmentimin, si edhe ofron përmirësim të dukjes së rrudhave. Të gjitha këto veti të kësaj esence, vijnë falë përmbajtjes me: 97% ferment maja të kompleksit Cica, e krijuar nga teknologjia e patentuar e vetë markës MISSHA EXTREME FERMENT α™️. Kjo metodë unike fermentimi me tre hapa që jep në mënyrë të qëndrueshme një nxitje ekstreme të përbërësve aktivë në lëkurë. Ky produkt është vërtetuar klinikisht se përmirëson lëkurën pas 14 ditësh përdorimi. Ndërsa ne ju premtojmë se esencë do t’ju rikthejë shkëlqimin e humbur me kalimin e viteve!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*150ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, aplikoni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
Ekstrakt i fermentuar i cikaenzimës (maja), niacinamide, ceramide NP dhe glicerinë
Lista e plotë e përbërësve
Bifida Ferment Lysate, Diethoxyethyl Succinate, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Adenosine, Water, Lecithin, Saccharomyces Ferment Filtrate, Potassium Sorbate, Glycerin, Hydrogenated Lecithin, Acetic Acid, Purified Water, Polyquaternium-51, Ceramide NP, Phenoxyethanol, Dimethicone, Yeast Ferment Extract, Lactic Acid, Hordeum Vulgare Extract, Cassia Alata Leaf Extract, Ethylhexylglycerin, Sodium PCA, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.