MEDIHEAL White Milk Brightening Toner

2,500.00 ALL 2,250.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 05 dhe Prill 06.

MEDIHEAL White Milk Brightening Toner është një formulë e fuqishme që ndihmon në pastrimin dhe rigjenerimin e lëkurës. Duke përdorur acidin laktik të nxjerrë nga qumështi i fermentuar, ky toner eliminon qelizat e vdekura dhe ofron një eksfolim të butë, duke lënë lëkurën të lëmuar dhe të pastër. Acidi laktik gjithashtu siguron hidratim të thellë, duke e bërë lëkurën të duket më e shëndetshme. Ndërsa, përbërësit shtesë si PHA dhe BHA në trajtë shumë të butë kontribuojnë në procesin e eksfolimit, duke e bërë lëkurën akoma më të butë. Me anë të niacinamideve, ky toner ndihmon gjithashtu në balancimin e prodhimit të sebumit, minimizimin e porve dhe zbehjen e njollave kafe, duke sjellë një pamje të freskët dhe të shndritshme. Ndërsa ekstrakti i centella asiatica, i njohur për vetitë e tij antibakteriale, ndihmon në rigjenerimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, duke rritur elasticitetin dhe duke e bërë lëkurën më të fortë. 
Konsistenca e tij është në trajtë qumështi dhe përhapet butësisht, duke mos lënë aspak ndjesi ngjitjeje. Ky toner përshtatet me të gjithë tipet e lëkurës.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, fragrancë artificiale, paraben, vajra esencial dhe përmban përbërës të sigurt EWG Green.

*300ml

Shpërndani