Linja më unike nga ABIB Heartleaf Calming vjen me tonerin me përbërës "magjik", ekstraktin e bimës Heartleaf! ABIB Heartleaf Calming Toner Skin Booster përmban 50% ekstrakt të gjetheve të bimës heartleaf, e kultivuar në malin Jiri në Korenë e Jugut. Ky toner ofron qetësim të menjëhershëm lëkurës së irrituar dhe asaj shumë sensitive. Nga ana tjetër kjo bimë mban në kontroll sebumin e tepërt, largon butësisht qelizat e vdekura të lëkurës dhe kujdeset për tkurrjen e poreve. Gjithashtu përdorimi i këtij toneri mundëson minimizimin e skuqjes së lëkurës, duke e bërë shumë të përshtatshëm për lëkurën me gjendje rosacea. Dhe në tërësi duke i ofruar lëkurës hidratim të thellë, falë përmbajtjes me acid hialuronik me madhësi shumë të ulët molekulare, në mënyrë që të depërtojë lehtësisht në të gjitha shtresat e saj. Me vetëm një aplikim vërehet rritja e elasticitetit të lëkurës, gjë të cilën e mundëson ekstrakti i arit dhe i luleve Lonicer. Ndërsa ekstrakti i bimës centella asiatica, falë vetive të fuqishme qetësuese që ka ndihmon në shërimin e shpejtë dhe minimizimin e inflamacionit në lëkurë. Ky toner është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, dhe është i sigurtë për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.

*210ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i gjetheve të bimës Heartleaf, acid hialuronik, ekstrakt i bimës centella asiatica

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Xylitol, Bifida Ferment Lysate, Houttuynia Cordata Extract, Sodium Hyaluronate, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Centella Asiatica Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Gaultheria Procumbens (Wintergreen) Leaf Extract, Lonicera Japonica (Honeysuckle) Flower Extract, Betaine, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Ethylhexylglycerin, Octanediol, Tocopherol, Biosaccharide Gum-4, Disodium EDTA, Xanthan Gum

ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.

Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.

Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.

ABIB Heartleaf Calming Toner Skin Booster

1,800 ALL 2,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI