-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SOME BY MI Super Matcha Pore Tightening Toner
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 10 dhe Maj 11.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Nëse shqetësimi juaj lidhet me zmadhimin e dukjeve të poreve, krijimin e pikave të zeza dhe të bardha, dhe bllokimin e sebumit dhe papastërtive në poret tuaja, toneri SOME BY MI Super Matcha Pore Tightening Toner, do të jetë shumë efikas në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare! Nuk do e keni dëgjuar më përpara, por ky toner përmban Matcha e cilësisë më të lartë, e rritur në zonën e virgjër të Bosung (pluhur i imët i gjetheve të çajit jeshil, i konsumuar tradicionalisht në Azinë Lindore). Ky toner pastron, tkurr dhe hidraton poret, falë përmbajtjes me 83% (830.000pmm) ujë Super Matcha. Gjithashtu, falë përmbajtjes me 5% përbërës BHA, shpërbën qelizat e vdekura, pa shkaktuar as më të voglin irritim! Nga ana tjetër përbërësi i patentuar Sebum Control Powder™ përthith sebumin e tepërt, si edhe papastërtitë e grumbulluara në poret e lëkurës. Gjithashtu për t'u theksuar është përmbajtja e këtij toneri me ujë akullnajor (uji më i pastër në botë), dhe ujë të gazuar, për t'i ofruar lëkurës një kompleks më të shndërritshëm!
Formula e tij nuk përmban 20 përbërës kimikat që shkaktojnë probleme në lëkurë, si: benzyl alcohol, sodium benzoate, benzoic acid, izopropyl paraben, methyl paraben, ethyl paraben, etj,.
*150ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, tundeni mirë produktin që pluhuri të bashkohet me tretësirën ujore. Hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar, dhe aplikojeni në fytyrë e qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbësit "magjik"
super matcha, Sebum Control Powder™, BHA, ujë akullnajor (uji më i pastër në botë), ujë i gazuar.
Lista e plotë e përbërësve
Camellia Sinensis Leaf Extract (83%), Propanediol, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Lithium Magnesium Sodium Silicate, Calcium Chloride, Silica, Sodium Cirtrate, Polyglycerin-10 Laurate, Polyglycerin-10 Myristate, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Glycerin, Citric Acid, Disodium EDTA, Fragrance, Centella Asiatica Extract, Water,Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Houttuynia Cordata Extract, Butylene Glycol, Madecassoside, Asiaticaside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Glyceryl Caprylate, Hexyl Cinnamal
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
Shpërndani

SOME BY MI Super Matcha Pore Tightening Toner
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE