BENTON Snail Bee High Content Skin, është i formuluar me sekrecion të filtruar të kërmillit dhe helmit të bletës. Kjo linjë është krijuar për të përmirësuar funksionin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, si edhe për ta mbrojtur atë nga agresorët e jashtëm. Ky toner është multifunksional falë përbërjes së veçantë që përmban, për të shëruar plagët, dhe për të balancuar lagështinë e nevojshme që lëkura ka nevojë. Përveç sekrecioni të kërmillit dhe helmit të bletës, ai përmban niacinamide dhe adenosine, që ndihmojnë në zbehjen e njollave të krijuar nga aknet apo dielli. Nëse shqetësoheni për humbjen e elasticitetit të lekurës, vuani nga aknet dhe shenjat post-akne, keni lëkurë sensitive dhe të thatë apo vuani nga dehidratimi (mos balancimit së duhur të prodhimit të yndyrës dhe lagështisë së nevojshme në lëkurë), atëherë ky toner do të bëhet shpëtimi juaj! Niveli i tij i pH është 5-6.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe PEG.

*150ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni 1-2 sprucime të tonerit në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit "magjik"

sekrecion të filtruar të kërmillit, ujë nga gjetja e bimës Camellia Sinensis, niacinamide, helm blete 

Lista e plotë e përërësve

Aqua (Water), Snail Secretion Filtrate, Camellia Sinensis Leaf Water, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, sh-Oligopeptide-1, Bee Venom, Diospyros Kaki Leaf Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Plantago Asiatica Extract, Laminaria Digitata Extract, Ulmus Campestris (Elm) Bark Extract, Pentylene Glycol, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Betaine, Panthenol, Beta-Glucan, Allantoin, Adenosine, Polysorbate 20, Lecithin

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

BENTON Snail Bee High Content Skin Toner

1,550 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI