
MARY & MAY Tranexamic Acid + Glutathione Eye Cream
MARY & MAY Tranexamic Acid + Glutathione Eye Cream
MARY & MAY Tranexamic Acid + Glutathione Eye Cream falë përbërjes së veçantë që ka do të kthehet në kremin e syve të preferuar në rutinën tuaj! Ndoshta nuk e keni dëgjuar më parë, por ky krem përmban një përbërës shumë të veçantë që quhet acid tranexamic. Vitet e fundit ky përbërës është kthyer në një trend në industrinë e përkujdesjes së lëkurës, ku shumë kompani kanë prodhuar me të, produkte që i adresohen më së shumti hiperpigmentimit, rrathëve të zinj, shenjave të moshës dhe forcimin e barrierës mbrojtëse natyrale të lëkurës. Ky krem përmban 1000ppm acid tranexamic, ku do t'i adresohet rrathëve të zinj dhe rrudhave në zonën rreth syve dhe jo vetëm, por në të gjitha vijat e mimikës së fytyrës. Gjithashtu përmban edhe glutathione, i cili është një përbërës me veti të fuqishme antioksiduese, dhe luan një rol shume të rëndësishëm në mbajtjen e lëkurës të shëndetshme dhe të re. Ai tashmë nuk njihet vetëm për efektin e tij zbardhues në lëkurë, por edhe pse redukton ndjeshëm rrudhat e krijuara. Përbërja e këtij kremi nuk përfundon këtu, pasi përmban edhe vitaminë C, e cila gjendet me shumë vështirësi në produktet e kujdesit të zonës rreth syve. Kjo e fundit nxit prodhimin e kolagjenit dhe zbeh rrathët e zinj. Në vetëm 2 javë përdorim do të vëreni përmirësim të dukshëm të problematikave të sipërpërmendura.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për zonën rreth syve, si: alkool, paraben, sulfate.
*30gr/12g
Përdorimi
Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acid Tranexamic, glutathione, vitaminë C
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Ethylhexyl Palmitate, Glycereth-26, Glycerin, Cetearyl Alcohol, Niacinamide, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Beeswax, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyglyceryl-2 Stearate, Dipropylene Glycol, Isododecane, Glyceryl Stearate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Stearyl Alcohol, Glycol Stearate SE, Sodium Polyacrylate, Hydroxyacetophenone, Stearic Acid, Dimethiconol, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Hydrogenated Polydecene, Hydrogenated Lecithin, Tranexamic Acid (1,000ppm), Betaine, Glutathione (1,000ppm), Panthenol, Fragrance, Hippophae Rhamnoides Fruit Oil, Butylene Glycol, Adenosine, Sorbitan Isostearate, Caprylyl Glycol, Trideceth-6, 1,2-Hexanediol, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Ascorbic Acid
Marka
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.


SOME BY MI Retinol Intense Advanced Triple Action Eye Cream
SOME BY MI Retinol Intense Advanced Triple Action Eye Cream
Përbërësi trend, pra më i kërkuar i kohëve të fundit dihet që është retinoli, si pasojë e efektit të tij në eleminimin e vijave të holla apo rrudhave, por vitamina A dihet që është një përbërës shumë i fuqishëm, disi dhe agresiv, që krijon ndjeshmëri në lëkurë. Kremi i sapo dalë në treg SOME BY MI Retinol Intense Advanced Triple Action Eye Cream është zgjidhja ideale sepse ka një formulë specifikisht të zhvilluar për lëkurë shumë të hollë dhe delikate siç është ajo e zonës rreth syve. Ky krem përmban Retinol (0.1%), kolagjen dhe peptide që duke bashkëvepruar me njëra tjetrën në një përbërje krijojnë një strukturë shumë të qëndrueshme dhe pothuajse aspak irrituese për lëkurën. Gjithashtu ky krem përmban panthenol dhe cica (ekstrakt nga centella asiatica), ujë akullnajor dhe ujë zambaku për t'i ofruar një efekt shumë qetësues lëkurës, si edhe niacinamide dhe trehalose që ndihmojnë në zbehjen e vijave të holla dhe rrudhave, si edhe të rrathëve të zinj poshtë syve. Ky krem përveçse për zonën rreth syve mund të përdoret edhe në të gjitha zonat e tjera ku mund të shfaqen rrudhat duke arritur t'i përmirësoje dukshëm ato, si: te balli, anash buzëve, te qafa etj. Studimet kanë treguar në vetëm 4 javë përdorim do të arrini rezultate të dukshme! Këshillohet të përdoret vetëm në mbrëmje, dhe në mëngjes të shoqërohet gjithmonë me krem me faktorë mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.
Produkti është i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm për lëkurën.
*30ml
Përdorimi
Kremi të përdoret në rutinën e mbrëmjes në hapin e fundit të saj, duke e sugjeruar pas tonerit, serumit dhe kremit hidratues të natës. në zonën rreth syve niseni aplikimin nga cepi i syrit duke e masazhuar lehtësisht. Nëse është hera e parë që e përdorni retinol, sugjerohet të niset dalëngadalë, duke e filluar 1 herë në javë derisa lëkura të mësohet dhe më pas me një frekuencë të përditshme. Mos e përdorni në të njëjtën rutinë me acide eksfoliuese (AHA, BHA, PHA, LHA etj,.). Gjithmonë në mëngjes të shoqërohet me krem me faktorë mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.
Sugjerim: Për të shangur çdo efekt anësor, si: tharja e lëkurës, përpara se të aplikoni kremin me retinol vendosni një krem hidratues dhe me konsistencë të plotë për zonën rreth syve, si psh.: BENTON Fermentation Eye Cream. Më pas aplikoni kremi SOME BY MI Retinol Intense Advanced Triple Action Eye Cream.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Retinol (0.1%), kolagjen, peptide, niacinamide, acid hialuronik, panthenol, trehalose
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Dimethicone, Polysorbate 60, Niacinamide, Methylpropanediol, Cetyl Alcohol, Polymethylsilsesquioxane, Centella Asiatica Extract, Dioscorea Japonica Root Extract, Piper Methysticum Leaf/Root/Stem Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Panax Ginseng Berry Extract, Artemisia Capillaris Extract, Ganoderma Lucidum (Mushroom) Stem Extract, Chlorella Vulgaris Extract, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Nymphaea Alba Flower Extract, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, 1,2-Hexanediol, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Panthenol, BHT, Cyclopentasiloxane, Steareth-21, PEG-10 Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Polyacrylamide, Steareth-2, Isohexadecane, Carbomer, Hydroxyacetophenone, C13-14 Isoparaffin, Tromethamine, Palmitic Acid, Polyquaternium-51, Stearic Acid, Polysorbate 20, Retinol(0.1%), Ethylhexylglycerin, Glyceryl Caprylate, Tocopheryl Acetate, Polyglyceryl-10 Myristate, PEG-30 Dipolyhydroxystearate, Hydroxyethylcellulose, Glycosyl Trehalose, Beta-Glucan, Glyceryl Polymethacrylate, Laureth-7, Butylene Glycol, Disodium EDTA, Hydrogenated Starch Hydrolysate, Adenosine, Raffinose, Dipotassium Glycyrrhizate, Lecithin, Tocopherol, Pentylene Glycol, BHA, Myristic Acid, Tranexamic Acid, Propanediol, Dipropylene Glycol, Disodium Phosphate, Caprylyl Glycol, Collagen, Madecassic Acid, Biosaccharide Gum-1, Asiaticoside, Sodium Palmitoyl Proline, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Asiatic Acid, Glutathione, Retinal, Madecassoside, Sodium Phosphate, Ferulic Acid, Acetyl Hexapeptide-8, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Tetrahydropiperine, Phloretin, Arginine, Fragrance
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

NEOGEN DERMALOGY V.Biome Advanced Eye Cream
NEOGEN DERMALOGY V.Biome Advanced Eye Cream
NEOGEN DERMALOGY V.Biome Advanced Eye Cream është një krem për zonën rreth syve i cili premton rritje intensive të elasticitet të lëkurës falë formulimit me 10% V.Biome Liposome™️, (përbërës i patentuar nga NEOGEN), 10 lloje të ndryshme peptidesh dhe 5 përbërësve të tjerë të patentuar të cilët rrisin qëndrueshmërinë dhe efektshmërinë e tij! Duke qenë se kolagjeni me kalimin e viteve fillon dhe reduktohet, shenjat e para të moshës fatkeqësisht fillojnë dhe vërehen lehtësisht në zonën rreth syve. Pikërisht peptidet arrijnë të plotësojnë proteinën e munguar në lëkurë, duke mbushur në këtë mënyrë të gjitha boshëllëqet që krijon kolagjeni. Nga ana tjetër formulimi me 10,000 ppm Argireline, përbërës ky i patentave Amerikane, Spanjolle dhe Europiane (ES2160485B1, US7473679B2, EP1180524B1), ndalon komunikimin e nervave dhe muskujve gjatë lëvizjes së mimikës. Nëse ende nuk ju bind ky krem, në formulimin e tij janë edhe 4 përbërës të tjerë të patentuar, si: Syn-Coll, Effipulp, Aquaxyl dhe Collageneer, që kontribuojnë gjithashtu në rritje të elasticitetit dhe minimizimin e vijave të holla dhe rrudhave jo vetëm në zonën rreth syve, por edhe te ato të mimikës. Konsistenca e kremit vjen në trajtë xheli, duke bërë të mundur që zonën rreth syve t'a ndjeni gjithmonë të hidratuar dhe shumë të butë! I përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurave madje edhe për atë sensitive. Ky produkt është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është e hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*35ml
Përdorimi
Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve. Për efekt maksimal sugjerojmë të përdoret për çdo vijë të hollë në fytyrë, pikat nazolabiale apo ato në qafë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
V.Biome Liposome™, 10 lloje të ndryshme të peptideve, vitaminë C, 10,000 ppm Argireline, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Dicaprylyl Carbonate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Propanediol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol,Cetearyl Alcohol, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Malva Sylvestris (Mallow) Flower Extract, Glyceryl Stearate, Cetyl Alcohol, Stearyl Alcohol, SorbitanStearate, Panthenol, Cetearyl Glucoside, Hydrogenated Lecithin, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Carbomer, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, XanthanGum, Anthemis Nobilis Flower Oil, Hydrogenated Polydecene, Allantoin, Thuja Occidentalis Leaf Oil, Adenosine, Lactococcus Ferment Lysate, Ascorbic Acid,Citrus Aurantium Amara (Bitter Orange) Flower Extract, Trideceth-10, Glucose, Collagen Extract, Caprylyl Glycol, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Oil,Ceramide NP(Ceramide 3), Linum Usitatissimum (Linseed) Seed Oil, Salvia Hispanica Seed Oil, Squalane, Cyanocobalamin, Acetyl Hexapeptide-8, Riboflavin,Thiamine HCl, Biotin, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Maltodextrin, Persea Gratissima (Avocado) Fruit Extract,Xylitylglucoside, Cetyl Ethylhexanoate, Anhydroxylitol, Sodium Starch Octenylsuccinate, Calcium Pantothenate, Xylitol, Lactobacillus Ferment Lysate, SodiumAscorbyl Phosphate, Butylene Glycol, Polyglyceryl-10 Diisostearate, Lupinus Albus Seed Extract, Tocopheryl Acetate, Pyridoxine HCl, HydroxydecylUbiquinone, Lecithin, Sodium Hyaluronate, Polysorbate 20, Menadione, Palmitoyl Tripeptide-5, Silica, Tocopherol, Pentylene Glycol,Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Disodium EDTA, Copper Tripeptide-1, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, SodiumHyaluronate Crosspolymer, Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-1, Tripeptide-2, Hexapeptide-11, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Pentapeptide-4,Hexapeptide-9, Nonapeptide-1
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.