SUNGBOON EDITOR Muscat Grape Vita C Brightening Ampoule

2,600.00 ALL 2,100.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shtator 24 dhe Shtator 25.

Përshkrimi

SUNGBOON EDITOR Muscat Grape Vita C Brightening Ampoule është një ampulë e krijuar për lëkurën me njolla, ton të pabarabartë dhe mungesë shkëlqimi. Formula kombinon ujin e rrushit Muscat, derivatin e vitaminës C (3-O-Ethyl Ascorbic Acid), niacinamide dhe acid traneksamik, duke ndihmuar në përmirësimin e pamjes së njollave dhe tonit jo uniform të lëkurës. Uji i rrushit Muscat ofron veti antioksiduese, ndërsa Madecassoside, Asiaticoside, Allantoin dhe acidi hialuronik ndihmojnë në hidratimin dhe qetësimin e lëkurës. Ka teksturë të lehtë, përhapet lehtësisht dhe përthithet pa e rënduar lëkurën. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën me njolla, ton të pabarabartë, mungesë shkëlqimi dhe shenja të dukshme pas akneve.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*40ml

Përdorimi

Përdoreni pas tonerit. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Evitoni zonën rreth syve. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të fresket dhe të errët. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mbrëmje. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF50+.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

uji rrushi Musca, derivat i vitaminës C, niacinamide, acid traneksamik,

Lista e plotë e përbërësve

Vitis Vinifera (Grape) Fruit Water, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Water, Niacinamide, CaprylicCapric Triglyceride, Tranexamic Acid, Butylene Glycol, AcrylatesC10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Melia Azadirachta Flower Extract, Xanthan Gum, Coccinia Indica Fruit Extract, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Hydrogenated C6-20 Polyolefin, Adenosine, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Disodium EDTA, Allantoin, HDITrimethylol Hexyllactone Crosspolymer, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Collagen, LeuconostocRadish Root Ferment Filtrate, Fragaria Chiloensis (Strawberry) Fruit Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Sodium Hyaluronate, Arctostaphylos Uva-Ursi Leaf Extract, Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract, Citric Acid, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Resveratrol, Borago Officinalis Extract, Centaurea Cyanus Flower Extract, Salvia Sclarea (Clary) Extract, Hyacinthus Orientalis (Hyacinth) Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Cynanchum Atratum Extract, Madecassoside, Asiaticoside, Ethylhexylglycerin, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Pentylene Glycol, Madecassic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Asiatic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate
Marka

SUNGBOON EDITOR është një markë koreane e skincare e njohur për formulat e saj inovative që kombinojnë teknologjinë moderne dermokozmetike me përbërës aktivë me origjinë natyrale. Marka fokusohet në krijimin e produkteve që adresojnë probleme specifike të lëkurës si poret e zgjeruara, humbja e elasticitetit, dehidratimi dhe balancimi i sebumit, duke ofruar rezultate të dukshme pa kompromentuar butësinë ndaj lëkurës. Produktet e SUNGBOON EDITOR karakterizohen nga tekstura moderne, formulime të pasura me ingredientë funksionalë si Vitaminat, Acidi Hyaluronik dhe ekstraktet botanike, si dhe nga qasja minimalistike “skin-first”, e cila synon të përmirësojë shëndetin dhe pamjen natyrale të lëkurës në mënyrë efektive dhe të sigurt edhe për lëkurat sensitive.

Shpërndani

2,600.00 ALL 2,100.00 ALL