SUNGBOON EDITOR Deep Collagen Niacin Vita C Brightening Mask

550.00 ALL 400.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shtator 24 dhe Shtator 25.

Përshkrimi

SUNGBOON EDITOR Deep Collagen Niacin Vita C Brightening Mask është një maskë hidrogel e pasur me esencë, e krijuar për t’i dhënë lëkurës hidratim, shkëlqim dhe një pamje më të njëtrajtshme. Formula përmban niacinamide e cila ndihmon në përmirësimin e pamjes së njollave, tonit jo të njëtrajtshëm dhe shkëlqimit të lëkurës. Kolagjeni me peshë të ulët molekulare ndihmon në ruajtjen e hidratimit dhe në përmirësimin e pamjes së elasticitetit dhe vijave të holla, ndërsa vitamina C (Ascorbic Acid) ofron veprim antioksidues dhe ndihmon në përmirësimin dhe njëtrajtësimin e njollave kafe. Formula plotësohet nga panthenol, betaine dhe vitaminë E (tocopherol) për hidratim dhe kujdes qetësues. E përshtatshëm për: të gjitha tipologjitë e lëkurës, veçanërisht për lëkurën me ton jo të njëtrajtshëm, njolla të errëta, shenja të dukshme të moshës ose mungesë elasticiteti. 

*37g

Përdorimi

Pas pastrimit të lëkurës dhe aplikimit të tonerit, vendoseni maskën në fytyrë dhe lëreni për 3-4 orë ose gjatë gjithë natës derisa të bëhet transparente. Pas heqjes së maskës, masazhoni lehtë esencën e mbetur derisa të përthithet plotësisht.

Përbërësit

Përbërësit “magjik”

kolagjen, niacinamide, vitaminë C

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Methylpropanediol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Chondrus Crispus Powder, Chondrus Crispus, Betaine, Cellulose Gum, PEG-100 Stearate, Glyceryl Stearate, Panthenol, Collagen, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Potassium Chloride, Sodium Polyacrylate, Polysorbate 60, Hydrogenated Polydecene, Sucrose, Hydroxyacetophenone, Adenosine, Caprylyl Glycol, Ascorbic Acid, Trideceth-6, C11-13 Isoalkane, Pantolactone, Dipotassium Glycyrrhizate, Tocopherol, Disodium EDTA.

Marka

SUNGBOON EDITOR është një markë koreane e skincare e njohur për formulat e saj inovative që kombinojnë teknologjinë moderne dermokozmetike me përbërës aktivë me origjinë natyrale. Marka fokusohet në krijimin e produkteve që adresojnë probleme specifike të lëkurës si poret e zgjeruara, humbja e elasticitetit, dehidratimi dhe balancimi i sebumit, duke ofruar rezultate të dukshme pa kompromentuar butësinë ndaj lëkurës. Produktet e SUNGBOON EDITOR karakterizohen nga tekstura moderne, formulime të pasura me ingredientë funksionalë si Vitaminat, Acidi Hyaluronik dhe ekstraktet botanike, si dhe nga qasja minimalistike “skin-first”, e cila synon të përmirësojë shëndetin dhe pamjen natyrale të lëkurës në mënyrë efektive dhe të sigurt edhe për lëkurat sensitive.

 

Shpërndani