SUNGBOON EDITOR Deep Collagen Cica Teatree Soothing Mask

550.00 ALL 400.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shtator 24 dhe Shtator 25.

Përshkrimi

SUNGBOON EDITOR Deep Collagen Cica Teatree Soothing Mask është një maskë hidrogel e pasur me esencë, e krijuar për të hidratuar, qetësuar dhe përmirësuar elasticitetin e lëkurës. Formula kombinon kolagjen me peshë të ulët molekulare, që ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe një pamje më të lëmuar të lëkurës, me Centella Asiatica (CICA), e cila ndihmon në qetësimin e skuqjes dhe irritimit dhe në mbështetjen e barrierës së lëkurës. Tea Tree plotëson formulën duke ndihmuar në balancimin e sebumit të tepërt. Formula përmban gjithashtu niacinamide dhe acid hialuronik të hidrolizuar, për hidratim dhe një pamje më të freskët e të njëtrajtshme. I përshtatshëm për: të gjitha tipologjitë e lëkurës, veçanërisht lëkurën e ndjeshme, të irrituar, të dehidratuar ose me skuqje.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.

*37gr

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Centella Asiatica (CICA), Tea Tree, acid hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Methylpropanediol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Centella Asiatica Leaf Water, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Chondrus Crispus Powder, Chondrus Crispus, PEG-100 Stearate, Glyceryl Stearate, Cellulose Gum, Collagen, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Potassium Chloride, Sodium Polyacrylate, Polysorbate 60, Hydrogenated Polydecene, Sucrose, Hydroxyacetophenone, Adenosine, Caprylyl Glycol, Trideceth-6, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Glyceryl Glucoside, C11-13 Isoalkane, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Butylene Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Hydrogenated Phosphatidylcholine, Sucrose Stearate, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Asiaticoside, Madecassic Acid, Cholesterol, Asiatic Acid, Centella Asiatica Extract, Madecassoside, Disodium EDTA

Marka

SUNGBOON EDITOR është një markë koreane e skincare e njohur për formulat e saj inovative që kombinojnë teknologjinë moderne dermokozmetike me përbërës aktivë me origjinë natyrale. Marka fokusohet në krijimin e produkteve që adresojnë probleme specifike të lëkurës si poret e zgjeruara, humbja e elasticitetit, dehidratimi dhe balancimi i sebumit, duke ofruar rezultate të dukshme pa kompromentuar butësinë ndaj lëkurës. Produktet e SUNGBOON EDITOR karakterizohen nga tekstura moderne, formulime të pasura me ingredientë funksionalë si Vitaminat, Acidi Hyaluronik dhe ekstraktet botanike, si dhe nga qasja minimalistike “skin-first”, e cila synon të përmirësojë shëndetin dhe pamjen natyrale të lëkurës në mënyrë efektive dhe të sigurt edhe për lëkurat sensitive.

Shpërndani

550.00 ALL 400.00 ALL