SUNGBOON EDITOR Dead Sea Salt LHA Blackhead Melting Out Pad

2,800.00 ALL 2,200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shtator 24 dhe Shtator 25.

Përshkrimi

SUNGBOON EDITOR Dead Sea Salt LHA Blackhead Melting Out Pad është një trajtim në formë pad-i i krijuar për të ndihmuar në largimin e sebumit dhe papastërtive të grumbulluara në pore, veçanërisht në zonën e hundës dhe mjekrës. Formula me Sebum Melting Complex ndihmon në zbutjen e përmbajtjes së poreve, duke e bërë më të lehtë largimin e pikave të zeza pa shtrydhje agresive. Witch Hazel dhe ekstrakti i sherebelës ndihmojnë në kontrollin e yndyrës, ndërsa allantoin dhe sodium hyaluronate ofrojnë hidratim dhe kujdes qetësues për lëkurën. Pas përdorimit, lëkura ndihet më e pastër, më e lëmuar dhe poret duken më të pastra. I përshtatshëm veçanërisht për lëkurë mikse dhe të yndyrshme, pika të zeza dhe pore të bllokuara

*30 copë

Përdorimi

Pas pastrimit të fytyrës, vendosni pad-in mbi zonën me pika të zeza, veçanërisht në hundë dhe zonat me pore të bllokuara. Lëreni të veprojë për 10–15 minuta, më pas hiqeni dhe masazhoni butësisht mbetjet e produktit derisa të përthithen. Vazhdoni me rutinën tuaj të zakonshme të kujdesit të lëkurës.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Witch Hazel, ekstrakt i sherebelës, allantoin, Sodium hyaluronate

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Water, Butylene Glycol, Salvia Officinalis (Sage) Leaf Extract, 1,2-Hexanediol, Methylpropanediol, Arctium Majus Root Extract, Juniperus Communis Fruit Extract, Melissa Officinalis Leaf Extract, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Pentylene Glycol, Hypericum Perforatum Flower/Leaf/Stem Extract, Saponaria Officinalis Leaf Extract, Chlorella Vulgaris Extract, Sodium Hyaluronate, Vincetoxicum Atratum Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Hydroxyacetophenone, Glucose, Allantoin, Fructooligosaccharide, Fructose, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Glycerin, Acetyl Glucosamine, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Disodium EDTA

Marka

SUNGBOON EDITOR është një markë koreane e skincare e njohur për formulat e saj inovative që kombinojnë teknologjinë moderne dermokozmetike me përbërës aktivë me origjinë natyrale. Marka fokusohet në krijimin e produkteve që adresojnë probleme specifike të lëkurës si poret e zgjeruara, humbja e elasticitetit, dehidratimi dhe balancimi i sebumit, duke ofruar rezultate të dukshme pa kompromentuar butësinë ndaj lëkurës. Produktet e SUNGBOON EDITOR karakterizohen nga tekstura moderne, formulime të pasura me ingredientë funksionalë si Vitaminat, Acidi Hyaluronik dhe ekstraktet botanike, si dhe nga qasja minimalistike “skin-first”, e cila synon të përmirësojë shëndetin dhe pamjen natyrale të lëkurës në mënyrë efektive dhe të sigurt edhe për lëkurat sensitive.

 

Shpërndani

2,800.00 ALL 2,200.00 ALL