-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SULWHASOO Essential Comfort Firming Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Mars 14 dhe Mars 15.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
SULWHASOO Essential Comfort Firming Cream është riformulimi i shumëpritur, dhe formula e përmirësuar e Essential Comfort Cream. Ky krem përmban një formulim me përzierjen speciale të pesë përbërësve si: Yam, ekstraktin e kokrra të kuqe të murrizit, ekstraktin e pemës të xinxifes, ekstraktin e luleve të shigjetës, ekstraktin e gjetheve të manit, të cilët ndihmojnë në qetësimin dhe hidratimin e lëkurës. Qendra e Trashëgimisë dhe Shkencës Sulwhasoo analizoi qindra mijëra pika të dhënash duke përdorur teknikën e sofistikuar JAUM™ për të identifikuar pesë përbërës që ofrojnë efikasitete të shkëlqyera qetësuese dhe hidratuese. Kjo teknologji është e fuqishme sepse lehtëson shqetësimin e lëkurës të shkaktuar nga thatësia dhe stimujt e ndryshëm si edhe lehtëson presionin mbi lëkurën për ta mbajtur atë të hidratuar dhe të rehatshme. E veçanta e këtij formulimi është përmbajtja e dyfishtë e JISUN Firming Complex™, e cila është një substancë kyçe forcuese që përmban soje të zezë dhe ekstrakt të rrënjës Pueraria Lobata të shtuar në ekstraktin e frutave kineze Lycium, të cilët kujdesen për "rrjetën forcuese" të lëkurës pasi ajo lirohet duke ngritur atë dhe duke shtuar elasticitetin.
*E vërtetuar klinikisht se përmirëson elasticitetin dhe lëkurën dukshëm pas 3 javësh përdorimi:
Premtim rritje të elasticitetit dhe lëmimi i rrudhave:
1. Në zonën e ballit: +6.53%
2. Në zonën e mjekrës: +8.91%
3. Në zonën mimike të gojës: +4.21%
Përmirësime të dukshme pas 6 javësh përdorimi:
Premtim rritje të elasticitetit dhe lëmimi i rrudhave:
1. Në zonën e ballit: +20.4%
2. Në zonën e mjekrës: +15.15%
3. Në zonën mimike të gojës: +11.31%
*Shënim: Për blerje të produkteve të markës SULWHASOO, nuk përfitohen pikë në Programin e Besnikërisë, por mund të aplikohen në të kuponat e uljes.
*75ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
Yam, kokrra të kuqe së murrizit, ekstrakt të pemës së xinxifes, ekstrakt të luleve së shigjetës, ekstrakt të gjetheve së manit.
Lista e plotë e përbërësve
MALATE, 1,2-HEXANEDIOL, GLYCERYL STEARATE, POLYGLYCERYL-3 METHYLGLUCOSE DISTEARATE, CYCLOHEXASILOXANE, PEG-100 STEARATE, CETEARYL ALCOHOL, HYDROXYETHYL ACRYLATE/SODIUM ACRYLOYLDIMETHYL TAURATE COPOLYMER, POLYACRYLATE-13, POLYMETHYLSILSESQUIOXANE, POLYISOBUTENE, FRAGRANCE / PARFUM, HONEY / MEL / MIEL, ZIZIPHUS JUJUBA FRUIT EXTRACT, GLYCERYL CAPRYLATE, LIMONENE, LYCIUM CHINENSE FRUIT EXTRACT, SORBITAN ISOSTEARATE, PROPANEDIOL, ETHYLHEXYLGLYCERIN, DISODIUM EDTA, ADENOSINE, POLYSORBATE 20, PUERARIA LOBATA ROOT EXTRACT, POLYSORBATE 60, DIOSCOREA JAPONICA ROOT EXTRACT, CRATAEGUS PINNATIFIDA FRUIT EXTRACT, LINALOOL, NARCISSUS TAZETTA BULB EXTRACT, PUERARIA THUNBERGIANA FLOWER/LEAF/STEM EXTRACT, CITRONELLOL, DEXTRIN, THEOBROMA CACAO (COCOA) EXTRACT, MORUS ALBA LEAF EXTRACT, CITRAL, GERANIOL, REHMANNIA GLUTINOSA ROOT EXTRACT, GLYCYRRHIZA URALENSIS (LICORICE) ROOT EXTRACT, PAEONIA LACTIFLORA ROOT EXTRACT, LILIUM CANDIDUM BULB EXTRACT, POLYGONATUM ODORATUM RHIZOME EXTRACT, BENZYL BENZOATE, NELUMBO NUCIFERA FLOWER EXTRACT, HYDROLYZED SOYBEAN EXTRACT, TOCOPHEROL
Marka prestigjoze SULWHASOO u krijua në vitin 1966 nga z.Suh Sung-whan. Themeluesi u njoh me rëndësinë e bimëve medicinale koreane gjatë fëmijërisë, teksa ndihmonte nënën e tij në biznesin e vajit esencial të bimës Camellia, e më pas gjatë viteve që kaloi në Universitetin e Mjekësisë Orientale Kyunghee, duke zhvilluar kërkime shkencore mbi krijimin e formulimeve sa më inovative. Pikërisht në filozofinë e markës së tij, shprehet dashuria dhe përkushtimi ndaj këtyre bimëve mrekullibërëse. Për SULWHASOO-n, bukuria ideale qëndron në mjekësinë bimore koreane e frymëzuar nga urtësia aziatike. Fokusi i produkteve të saj luksoze nuk është vetëm në trajtimin e shenjave të dukshme, por edhe në gjetjen dhe adresimin e shkaqeve të problematikave të shfaqura në lëkurë. Ndryshe nga kompanitë e tjera koreane të bukurisë, SULWHASOO i mbetet besnik produkteve të tij tradicionale dhe sjell gjatë gjithë kohës versione të përmirësuara të formulimeve. Shembujt më të mirë që përcjellin këtë qasje janë "First Care Activating Serum" që zhvillohet për më shumë se 20 vjet dhe linja "Concentrated Ginseng EX" që përmirësohet prej më shumë se gjysmë shekulli.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Information
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE