SULWHASOO Essential Comfort Daily Routine

17,500.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.

Përshkrimi

Ky set konsiderohet shumë i veçantë sepse përmban produktet bestseller të markës SULWHASOO. SULWHASOO Essential  Comfort Daily Routine

SULWHASOO Essential Comfort Balancing Water: Toner i renditur nr.1 për 5 vite radhazi. Qëndron mbi lëkurë butësisht dhe përthithet menjëherë. Ndihmon në balancimin e ph të lëkurës dhe e përgatit atë për përthithjen sa më të mirë të produkteve të tjera të rutinës tuaj, për një lëkurë të shëndetshme dhe të re në dukje!

*125ml/ 15ml

SULWHASOO Essential Comfort Balancing Emulsion: Ky locion gjithashtu së bashku me tonerin e linjës është renditur nr.1 për 5 vite radhazi. Balancon yndyrën dhe lagështinë e nevojshme që i nevojitet lëkurës gjatë gjithë ditës. Për lëkurën e yndyrshme mund të përdoret në vendin e kremit hidratues, ndërsa për lëkurën me tendencë tharjeje mund të përdoret pas serumit për një ekstra doze hidratimi!

*125ml/ 15ml

SULWHASOO First Care Activating Serum VI: Është produkti “bestseller” (më i shitur)! Mbi 400.000 konsumatorë e kanë ri-blerë minimalisht 10 herë, e renditur si esenca nr.1 per efektin anti-moshë për 9 vite rradhazi! Ky serum do t’ju rikthejë shkëlqimin e humbur me kalimin e viteve. Do të habiteni nga efektet e tij mbresëlënëse, pasi ndihmon në zbehjen e rrudhave, rikthen lagështinë dhe hidratimin e munguar dhe e bën lëkurën të shndritshme dhe plot freski.

*8ml

SULWHASOO Essential Comfort Firming Cream: Krem hidratues, i cili ndihmon në rritjen e elasticitetit të lëkurës, duke forcuar barrierën mbrojtëse të saj dhe njëkohësisht ofron lëmim të vijave të holla dhe rrudhave, duke parandaluar shenjat e moshës.

*5ml

Të gjitha produktet e setit "Bestseller", kanë konsistencë të lehtë në trajtë xheli, për të depërtuar thellësisht në të gjitha shtresat e lëkurës. Seti përmban 2 produkte në sasi të madhe dhe 4 produkte sample në sasi "mini" për t'ju krijuar mundësinë që të provoni të gjitha produktet Essential Skincare.

*Shënim: Për blerje të produkteve të markës SULWHASOO, nuk përfitohen pikë në Programin e Besnikërisë, por mund të aplikohen në të kuponat e uljes.

Shpërndani